Panorama (Albania)

Pensionet me KEMP, lista e re e përfituesv­e

ISSH publikon listën e re me aplikuesit për të marrë pensionet me KEMP. Emrat dhe datat, të ndara sipas rretheve. Procedura që duhet ndjekur

- TIRANE

Gazeta boton emrat e aplikuesve, të ndarë sipas qyteteve dhe sëmundjes që janë prekur. Qytetarët aplikojnë për të marrë pagesës e paaftësisë së punë, në disa qytete të vendit. Në rast se zyrat e KEMP lokal refuzojnë të japin pagesën, atëherë është KEMP epror, ai që konfirmon apo hedh poshtë vendimin. KEMP epror, konfirmon përfundimi­sht nëse e meritojnë apo jo “pensionin” si të paaftë për punë. Listat e publikuara nga ISSH, të cilat i boton sot gazeta, bëjnë fjalë pikërisht për këtë kategori. Në KMCAP aplikojnë personat me aftësi të kufizuar, që nuk kanë përfituar Kempin Rajonal dhe duan të ankimojnë këtë vendim. Aplikimi bëhet me shkrim pranë Drejtorisë Rajonale përkatëse të Shërbimit Social Shtetëror. Sipas ligjit, i interesuar­i ankimon me shkrim vendimin e KMCAP Rajonal pranë Drejtorisë Rajonale. Mjeku Rajonal i Shërbimit Social ia përcjell dosjen e plotë zyrtarisht mjekut të KMCAP Epror të Shërbimit Social Shtetëror. Aplikimi shqyrtohet nga specialist­ët përgjegjës, të cilët verifikojn­ë saktësinë e dokumentac­ionit dhe e vendosin në listë pritjeje të mbledhjes së Komisionit të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve, i cili përbëhet nga 5 anëtarë. Komisioni, i cili mblidhet 3 herë në tre muaj, shqyrton të gjitha aplikimet dhe vendos me vota nëse secili prej aplikimeve plotëson kriteret mjekësore për përfitimin nga skema e PAK. Mjeku i KMCAP Epror bën zbardhjen e vendimit të ko- misionit dhe përpilon shkresat përcjellës­e për secilin nga personat e komisionua­r, përpilon shkresën përcjellës­e me argumentet përkatëse ligjore dhe ia përcjell zyrtarisht Drejtorisë Rajonale përkatëse. Sipas ligjit, vendimi i KMCAP epror nuk mund të ankimohet më. Pas një viti ka të drejtë të aplikojë sërish në KEMP- in Rajonal. Sipas ligjit, Komisioni i KEMP- it Epror, shqyrton kërkesat apo rekurset e të sëmurëve dhe invalidëve për të vlerësuar shkallën e humbjes së aftësisë për punë.

Nga data 10 korrik, 349 qytetarë në të gjithë vendin do të aplikojnë për të përfituar pensione me KEMP.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania