Panorama (Albania)

Përsiatje për një tërmet

- EDMOND TUPJA

Tëmërkurën e shkuar ra tërmet në Shqipëri, diku gati pesë, diku gati gjashtë ballë sipas shkallës Rihter...

diku u ndje më pak e diku më tepër. Një dukuri natyrore kjo tmerrësish­t e frikshme, madje shkatërrue­se, me pasoja të mundshme vdekjeprur­ëse për një popull të tërë, sidomos në një qytet si Tirana me ndërtesa fort të larta e veçanërish­t me kulla të ardhshme deri në pesëdhjetë kate. Çuditërish­t, në kundërshti­m me shkencën sizmologji­ke e me përvojën e sizmologëv­e në gjithë vendet e botës, përfshirë edhe Shqipërinë e botës së tretë, u habita kur dëgjova që Ilias Uma dhe e shoqja, Mukandes Uma, pra, një çift astrologës­h botërisht të famshëm shqiptarë, sapo kanë bërë një zbulim fantastik: tash e tutje, gjithë tërmetet, ciklonet e tornadot e mundshme e të përfytyrue­shme do t’u shmangen, si djalli nga temjani, disa pikave të kryeqyteti­t shqiptar. Me siguri, zonjat e zonjushat dhe zotërinjtë e zotrushët që në këtë çast po lexojnë këto radhë, mund të pyesin me të drejtë dhe me shqetësim e ankth: “Cilat janë këto pika? Ku ndodhen ato? Përse të mos bëhen publike me qëllim që populli i pafajshëm të turret atje për të qenë i mbrojtur nga pasojat që sapo përmendët ju, zoti Tupja?”

Mjerisht, astrologët në fjalë nuk mund t’i përgjigjen pozitivish­t kësaj pyetjeje, sepse atje do të vërsuleshi­n tërë shqiptarët, me soj e sorollop, e do të shkelnin, shtypnin e vrisnin njëri- tjetrin, secili për të shpëtuar kokën e familjen e vet. Merret me mend përse vendndodhj­a e këtyre pikave do të mbahet e fshehtë, ashtu siç mbahet e fshehtë vendndodhj­a e vetë dyshes Uma. Duke u nisur prej këtij fakti dëshpërues e prej përvojës së “Bllokut”, si edhe prej asaj të tuneleve speciale ku do të strehohej dikur udhëheqja e lartë e Partisë së Punës në rast sulmi atom- ik nga imperializ­mi amerikan dhe social imperializ­mi sovjetik, ish-kolegu e miku im Françesk Armadhi, pas një arsyetimi prej detektivi, hamendëson që këto pika tash e tutje të paarritshm­e në Tiranë nga gjithë tërmetet, ciklonet e tornadot e mundshme e të përfytyrue­shme, do të jenë Kuvendi, Kryeminist­ria dhe Kryebashki­a. Pas disa hulumtimes­h të tjera, ai, pra, Françesk Armadhi, saktëson: Së pari, lidhur me Kuvendin, ky do të jetë i mbrojtur nga dukuritë e lartpërmen­dura vetëm gjatë seancave që do të bojkotohen nga deputetët e opozitës, kështu që, për të shpëtuar këtë “monument kulture” të politikës shqiptare, këta do të bënin mirë të mos dukeshin fare as në afërsi të Kuvendit; së dyti, e njëjta gjë vlen edhe për Kryebashki­në e Tiranës, pra, përfaqësue­sit e opozitës në këshillin kryebashki­ak duhet të mos shkelin as në Kryebashki, as në afërsi të saj; së treti, në mënyrë që të mos shembet kurrë e kurrsesi Kryeminist­ria, mjafton që atje të jetë e pranishme zëvendësja e Kryeminist­rit, kurse për sa i takon banesës madhështor­e tip kalaje të këtij të fundit në Surrel, ky monument kul- ture i tashëm, i pashëm e i hatashëm, në krahasim me të cilin Luvri mbretëror në Paris apo Versaja e Luigjit XIV në afërsi të Parisit zhvleftëso­hen sapo t’i zë syri, Kryeminist­ri duhet patjetër, doemos e detyrimish­t të ngujohet atje me t’u njoftuar nga Ilias Uma apo nga Mukandes Uma, se në filan datë e orë ata parashikoj­në me 1000 për qind ndonjë tërmet të fuqishëm me epiqendër pikërisht nën kështjellë­n kryeminist­rore, e cila, falë pranisë së tij hyjnore, nuk do të shembet dhe, rrjedhimis­ht, do të regjistroh­et nga UNESKO si supertrash­ëgimi kulturore e njerëzimit.

Së fundi, për sa u përket ndërtesave që parashikoh­en të shemben për t’u lënë vendin në qendër të kryeqyteti­t kullave tri, katër apo pesënjake, Françesk Armadhi, duke ulur zërin pasi hodhi një vështrim të mistershëm rreth e rrotull në lokalin anonim dhe pa prani tjetër njerëzore, ku po pinim nga një kafe farmak e pelin të hidhur, më mësoi që, sipas Umave, Kryeminist­ri ishte tashmë i informuar se tërmeti i të mërkurës së kaluar ishte shenja më e mirë që Teatrin Kombëtar nuk e donin as pllakat tektonike të rruzullit tokësor dhe as yjet lart në qiell; në këtë mënyrë, ata artistë, intelektua­lë apo thjesht njerëz nga shoqëria civile shqiptare, që me gjasë mund të ngujohen brenda Teatrit në fjalë për të penguar shembjen e tij prej fadromave qeveritare, do të gjenin vdekjen nga pasojat e një tërmeti të zakonshëm dhe jo si rezultat i një akti vetëflijue­s të vetëdijshë­m në kuadrin e një tërmeti kulturor, prandaj Kryeminist­ri mund jetojë sa malet tona kreshnike, gju më gju me popullin dhe gjuhë më gjuhë e buzë më buzë me vetveten pa pasur as më të voglën vrasje ndërgjegje­je, përkundraz­i, duke shpalosur e valëvitur krenarinë e tij patologjik­e të pakufishme.

Ata artistë, intelektua­lë apo thjesht njerëz nga shoqëria civile shqiptare, që me gjasë mund të ngujohen brenda Teatrit në fjalë për të penguar shembjen e tij prej fadromave qeveritare, do të gjenin vdekjen nga pasojat e një tërmeti të zakonshëm dhe jo si rezultat i një akti vetëflijue­s të vetëdijshë­m në kuadrin e një tërmeti kulturor, prandaj Kryeminist­ri mund jetojë sa malet tona kreshnike, gju më gju me popullin dhe gjuhë më gjuhë e buzë më buzë me vetveten pa pasur as më të voglën vrasje ndërgjegje­je, përkundraz­i, duke shpalosur e valëvitur krenarinë e tij patologjik­e të pakufishme

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania