Panorama (Albania)

Vlahutin kërkon të dëgjohen qytetarët, PD: Te Teatri do pastrohen para

-

Edhe pse u votua tashmë projektlig­ji që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, jep argumente të reja përse duhet një i ri. Nga Pazari i Ri, i vlerësuar së fundmi me çmim në një aktivitet ndërkombët­ar, kryebashki­aku tha se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me projektin e ri të Teatrit, ndërsa kundërshti­të e shumta i konsideron tejet normale. "E kemi mësuar tashmë, gjërat e reja kanë rezistencë. Në këto dy muajt e fundit jemi përfshirë nga debati për Teatrin edhe sigurisht, po ta kishim bërë në Suedi, në Norvegji a në Danimarkë, do ishte shumë e thjeshtë. Por duam që kjo gjë e bukur të bëhet në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse është shumë mirë të kemi debate, protesta, diskutime, sepse në fund dhe produkti do të dalë më i bukur dhe më cilësor". Veliaj, si një nga mbështetës­it e parë të një shtëpie të re për artistët, nënvizoi se më e mira është përpara, por që kjo të ndodhë duhet transformi­m. "Nëse kemi nevojë për Pazar të Ri, për Bulevard të Ri, për shesh të ri, sigurisht që kemi nevojë edhe për një teatër të ri. Po t'i bëjmë gjërat me dashuri, jo duke penguar njëri- tjetrin, jo duke sharë, jo duke përgojuar, por duke i dhënë fuqi transformi­mit të Tiranës, atëherë ky është vetëm fillimi dhe më e mira është përpara", deklaroi kryetari një ditë më parë nga festivali artizan, një aktivitet falënderim­i për ata që mundësuan që Pazari i Ri të vlerësohej në Londër si "Projekti rinovues më i mirë i vitit" për Europën. Për të parin e qytetit, ky projekt treguesi më i mirë se kur gjërat bëhen duke bashkëpunu­ar dhe me dashuri, shqiptarët bëjnë mrekulli. "Jo vetëm në Shqipëri, por kudo, kur bëhen gjëra të reja gjithmonë ka rezistencë, hezitim, dyshime, ka njerëz që janë skeptikë, cinikë, që thonë: Se ky vend nuk bëhet me këta njerëz. Pyetja është: Nëse nuk bëhet ky vend, cili vend u bëka? Nëse nuk e bëjmë ne këtë vend, s'ka kush e bën tjetër. Ndaj, dua që t'u japim një duartrokit­je atyre që e kanë bërë këtë vend: që nga tregtarët, banorët që kujdesen, pastruesit, policët, artistët dhe artizanët që na janë bashkuar sot", deklaroi Veliaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania