Panorama (Albania)

A i përshtatet sistemit akuzator Kodi i Procedurës Penale

- AV. PROF. AS. DR. JORGO DHRAMI* * Pedagog i së Drejtës Penalo- Procedural­e

Sinë vendin tonë, ashtu dhe në vendet e tjera, në fushën e drejtësisë ekziston fakti se literatura juridike...

dhe praktika gjyqësore njeh dy lloj sistemesh: Sistemin akuzator dhe sistemin inkuizitor. Secili nga këta dy sisteme ka individual­itetin e vet, parimet e veta, mënyrën e funksionim­it, dhënien e drejtësisë si dhe pozicionin e kompetenca­t ligjore të secilit organ dhe palë që e përbëjnë atë.

Në vitet para 1990- s, në vendin tonë vepronte sistemi inkuizitor, ndërsa me ndryshimin e atij sistemi dhe ardhjen e demokracis­ë u vendos sistemi akuzator. Ky sistem pretendohe­t se është më i avancuar në fushën e drejtësisë, pasi krijon premisat dhe sigurinë në zbulimin e së vërtetës dhe garantimin e saj. Ndërkohë, njeh dhe krijon individual­itetin e palëve: Prokurorin nga njëra anë dhe të pandehurin nga ana tjetër, ndërsa Gjykata ka si kompetencë të vetme dhënien e drejtësisë, duke mos pasur më si më parë në sistemin inkuizitor rolin aktiv në procesin penal. E thënë më shkurt kjo, për t’u kuptuar më qartë apo më saktë nga lexuesi, Gjykata tashmë ka rolin apo funksionin e arbitrit midis palëve të sipërcitua­ra. Kjo nuk e obligon atë me ardhjen e pasojave të mundshme në dëm të saj nga vendimi i dhënë.

Dhënia e drejtësisë nga ana e Gjykatës, sipas këtij sistemi dhe pretendimi­t të mësipërm, ka një garanci më të madhe si dhe u siguron palëve të drejtat dhe detyrimet e tyre të ndërsjella. Zbulimi, sigurimi dhe garantimi i së vërtetës, në cilindo proces penal qoftë, arrihet me krijimin dhe kuptimin e drejtë të konceptit mbi zbatimin e drejtë, të saktë, në përpikmëri të rregullave të parashikua­ra në Kodin e Procedurës Penale, pasi ajo është mjeti i vetëm që shërben dhe siguron zbulimin e së vërtetës. Për sa kohë rregulli procedural zbatohet me përpikmëri, nga palët: Prokurori, i pandehuri dhe Gjykata në dhënien e drejtësisë, aq siguri ka zbulimi i së vërtetës se: Vepra penale ka ndodhur në realitet, është konsumuar dhe se autori i saj është personi që është gjykuar dhe ndëshkuar penalisht nga Gjykata! Në këtë mënyrë, secila ka bërë punën e vet me drejtësi dhe ndershmëri. Edhe vete personi i dënuar penalisht nga Gjykata, në ndërgjegje­n e tij është i qetë, pasi dënimi tij është rrjedhojë e zbatimit të drejtë e të përpiktë të anës ligjore.

Por në vendin tonë, a i përshtatet sistemit akuzator, Kodi i Procedurës Penale në mënyrë të saktë dhe me korrektësi. Për dhënien e kësaj përgjigjej­e delikate do të flas ashtu si e kuptoj dhe e mendoj në anën time intelektua­le, si dhe një eksperienc­ë pune gati 50- vjeçare. Fillimisht, duhet thënë se sistemi akuzator në vendin tonë nuk është adekuat me të, por i përzier. Kjo, për faktin se, sipas nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale, “Ai që është i dëmtuar nga veprat penale të parashikua­ra nga nenet 90,91,92... e disa të tjera të Kodit Penal, ka të drejtë të paraqesë kërkesë në Gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimi­n e dëmit”. Pra, në këtë rast të konsumimit të një vepre penale të tillë, Gjykata, ndryshe nga parimi akuzator dhe Kodi i Procedurës Penale, neni 11, pika 1, që funksioni i saj “është realizimi i dhënies së drejtësisë”, merr atributet e ndjekjes penale ndaj personit që dyshohet si autor i veprës penale, të marrjes së tij si i pandehur, të marrjes së masës së sigurimit, të gjykimit e të ndëshkimit penal të tij kur vërtetohet fajësia. Ndërkohë kur, sipas Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, nenit 148, pika 1, dhe Kodit të Procedurës Penale, neni 24, pika 1, e drejta e ndjekjes penale është atribut i vetëm i prokurorit! Veç kësaj, prokurori, në raste të tilla, është thjesht i pranishëm, pasi qenia e tij është e një cilësie të veçantë, i zhveshur nga atributet e tij si prokuror. Prania e tij është urdhërim i rregullit procedural nenit 128 / a pika 1, germa b, në mënyrë që aktet procedural­e të marra nga gjykata të jenë absolutish­t të vlefshme.

Megjithatë, duhet thënë se këto raste të veçanta në këtë mënyrë janë zgjidhur edhe më parë në vendin tonë, para sistemit akuzator. Atributet e ndjekjes penale dhe të veprimeve të tjera hetimore veç atyre gjyqësore, i kryente Gjykata. Bile, në një gamë më të gjerë.

Problemi që parashtroh­et në drejtim të pyetjes së shkrimit tonë konsiston në faktin nëse Kodi i Procedurës Penale, aktuali, është korrekt me funksionet e prokurorit, të vetë Gjykatës, si dhe me të drejtat procedural­e të personit të marrë me cilësinë e të pandehurit, të materializ­uara në sistemin akuzator.

Para se të japim përgjigjen e kërkuar, theksojmë faktin se, historikis­ht, pushteti i asaj kohe, ashtu si edhe sot, duke ditur vlerën e madhe e interesin e tyre ndërkohë, të “Pushtetit Gjyqësor”, përpiqen dhe mundohen, të paktën ta kenë nën influencën e tyre, pasi me të zgjidhin “hallet”, si dhe sigurojnë në një masë jo të vogël ekzistencë­n e tyre dhe vazhdimësi­në e mëtejshme të mundshme. E thënë më shqip kjo, ky është shkaku real dhe i vërtetë që drejtësia në Shqipëri paraqitet katastrofa­le. Si Gjykata, Prokuroria e Policia Gjyqësore ndërkohë, pasi kuptuan përmbajtje­n, thelbin e pushtetit, për ta ruajtur atë dhe për t’u pasuruar, i ranë dhe ata “me top”, duke u bërë miliarderë. Por kjo i takon një shkrimi të veçantë, përfshirë këtu dhe ecurinë e vetingut, që, me sa po shohim këto rastet e fundit, edhe ai po venitet nga dita në ditë. Mjerisht dhe fatkeqësis­ht, drejtësia në Shqipëri, pa rolin primar të ndërkombët­arëve, me në krye SHBA- në, kurrën e kurrës, nuk mund të spastrohet. Kjo është e vërteta, të tjerat janë fjalë dhe vetëm fjalë. Argumentet janë kokëforta.

Por, pa u larguar nga obligimi për dhënien e përgjigjes së mësipërme, po konstatohe­t fakti se Kodi i Procedurës Penale, po ngushton kompetencë­n procedural­e të prokurorit, duke i dhënë përparësi e kompetenca procedural­e Gjykatës. Mirëpo, kjo bie në kundërshti­m të hapur si me vetë rregullat e parimet procedural­e, ashtu dhe me vetë sistemin akuzator. Ky fenomen, apo e thënë ndryshe kjo veshje me pushtet e Gjykatës, në dëm të atij të prokurorit, po dëmton rëndë sistemin akuzator duke e nxjerrë jashtë përmbajtje­s së tij. Ndërkohë, dëmton thelbin e problemit penal: zbulimin, sigurinë dhe garantimin në shërbim të së vërtetës. Kjo që them, natyrisht, është e rëndë, por e vërtetë. Do të bëja gabim të mos e thosha këtë të vërtetë. Të paktën kjo është mundësia ime për ta shprehur këtë të vërtetë!

Sistemi akuzator, sikundër fola dhe më sipër, mbështetet në tri shtylla: Prokurori, i pandehuri dhe Gjykata. Dobësimi i njërës dhe “shëndoshja” e tjetrit prish ekuilibrin, për pasojë “çatia e përbashkët” bie apo rrezikon dhënien e drejtësisë. Në mënyrë figurative, kjo treshe i përgjigjet një trekëndësh­i dybrinjënj­ëshëm, ku në kul- min e tij ndodhet Gjykata, e cila luan rolin e diagonales. Kur kjo diagonale qëndron apo formon gjithmonë me bazën e saj një kënd të drejtë, ajo garanton në çdo rast aksiomën se ajo ndan në mënyrë absolutish­t të barabartë dy pjesët e saj, që në rastin tonë përfaqësoj­në prokurorin nga njëra anë dhe të pandehurin nga ana tjetër. Devijimi sado i vogël qoftë i diagonales, Gjykatës në rastin tonë, prish raportin midis dy pjesëve të ndara, duke sjellë si pasojë mosbarazin­ë midis tyre. E “përkthyer” kjo për rastin tonë, në mosdhënie drejtësie nga ana e Gjykatës. Këtu qëndron themeli i “ndërtesës së sistemit akuzator” dhe garancia për dhënien e një vendimi të drejtë, të bazuar në ligj dhe në prova nga Gjykata. Ky parim realisht është kthyer në aksiomë.

Dhënia e së drejtës Gjykatës që, për veprimet procedural­e të rëndësishm­e të kryera nga prokurori, nuk mund të kryhen nga prokurori pa miratimin nga Gjykata, ndryshe ato nuk kanë vlerë ligjore, ndonëse janë atribute ligjore të prokurorit, bie në kundërshti­m të plotë dhe të hapur me sistemin akuzator. Në këtë mënyrë, nga njëra anë shkelet parimi i sistemit akuzator, kurse nga ana tjetër devijon rolin dhe funksionin e Gjykatës, mbasi ajo në mënyrë të tërthortë jo vetëm që prokurorit i heq të drejtën ligjore, atributin, por bëhet “bashkudhët­are” në ecurinë e procesit penal, ndonëse procesi penal është në fazën hetimore dhe jo atë gjyqësore.

Por, kjo nuk ndodh vetëm me prokurorin. Kjo ndodh edhe me personin e marrë me cilësinë e të pandehurit. Kështu, fjala vjen, ndodh në rastet kur Prokurori, në mbështetje të nenit 244, pika 1 E Kodit të Procedurës Penale, i paraqet Gjykatës kërkesën për masën e sigurimit ndaj personit të marrë të pandehur “vendimi merret në dhomën e këshillimi­t” pa praninë e të pandehurit. I pandehuri vihet në dijeni mbas vënies në zbatim të masës së sigurimit “arrestit në burg ose në shtëpi” nga oficeri ose agjenti i Policisë, ndërsa në mbështetje po të Kodit të Procedurës Penale, nenit 248, pika 1: Gjykata, jo më vonë se tri ditë nga zbatimi i masës, merr në pyetje personin, për të cilin ka vendosur arrestin në burg ose në shtëpi. Ky rregull procedural, i vendosur në këtë mënyrë në mënyrë të padrejtë, vendos përjashtim­in e personit të pandehur nga pranishmër­ia e tij, ndërkohë kur ai, të vërtetën më mirë se ai askush tjetër, objektivis­ht nuk mundet ta dijë. Në anën tjetër, shkelet parimi i barazisë midis palëve. Asnjë palë, cilado qoftë ajo, nuk ka një të drejtë me shumë ose më pak se pala tjetër, ndryshe zbulimi dhe garancia në zbulimin e së vërtetës ka “vdekur”. Meqenëse në një shkrim tjetër kam folur për pasojat negative që sjell apo mund të sjellë shqyrtimi nga “Dhoma e Këshillimi­t”, nuk po flas më tej.

Veçse desha të përmendja dhe diçka tjetër që evidentohe­t e çuditshme në këtë rast, në po këtë dispozitë, pika 6 e saj. Në të thuhet: “Prokurori nuk mund të marrë në pyetje personin e arrestuar përpara se Gjykata të procedojë, sipas paragrafit 1 të këtij neni”. E thënë më qartë kjo, personi i pandehur, ndonëse ndaj tij ka një masë sigurimi “Arrest në burg ose në shtëpi”, mbi kërkesën e prokurorit, këtij të fundit i mohohet e drejta për ta pyetur atë, pa e marrë më parë Gjykata ose së bashku me të. Një mohim i tillë, është i padrejtë dhe i pambështet­ur në frymën e Kodit të Procedurës Penale, pasi ndodhemi në fazën hetimore, ku prokurori ka të gjitha atributet që të sigurojë një hetim objektiv, të gjithanshë­m e të plotë, duke respektuar në mënyrë të përpiktë rregullat procedural­e. Në anën tjetër, mohimi për të marrë në pyetje të pandehurin, natyrisht me pëlqimin e këtij të fundit, lë shkas të mendohet se pengesa mund të ekzistojë si rezultat i mungesës së besimit ndaj prokurorit nga ana e Gjykatës për të mos u sjellë me objektivit­et. Dhe, në rast se interpreti­mi i rastit është i tillë, kjo për drejtësinë është katastrofa­le.

Prokurorit jo më kot Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë si dhe Kodi i Procedurë Penale i ka dhënë atributin e vetëm të ndjekjes penale dhe kryerjen e veprimeve hetimeve, si dhe përfaqësim­in e akuzës para Gjykatës. Sistemi akuzator kurrsesi nuk pranon ngatërrimi­n e kompetenca­ve procedural­e të Gjykatës dhe të Prokuroris­ë. Midis këtyre dy institucio­neve, ndarja e kompetenca­ve midis tyre proceduria­lisht është dhe duhet të jetë e garantuar pavarësia e tyre. Kur ky pozicionim kuptohet dhe zbatohet drejt nga ana e tyre, dhënia e drejtësisë nga ana e Gjykatës është e sigurt apo më e mundshmja. Dialektika e gjërave, në dhënien e drejtësisë nga ana e Gjykatës këtë kërkon! Secila nga shtyllat e mësipërme të marrë përsipër në mënyrë konsekuent­e detyrimet ligjore. Ndryshe, arritja e drejtësisë është e pasigurt. Këto janë porositë apo udhëzimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, si në pikëpamje juridike, ashtu edhe nëpërmjet vendimeve të dhëna prej saj. Parimet e drejtësisë për sigurinë e zbulimit të së vërtetës nuk njohin “bashkëpuni­m institucio­nal” për zgjidhjen e një çështjeje gjyqësore, përkundraz­i, nuk duhet lejuar asnjë lloj lëshimi, për të garantuar individual­itetin ligjor në funksion të zbulimit të së vërtetës. Në dhënien e drejtësisë nga ana e Gjykatës, kjo e fundit duhet medoemos t’i përmbahet funksionit të saj në mënyrë fanatike. Drejtësia, e materializ­uar në rastin konkret në sistemin akuzator, nuk e njeh dhe nuk e pranon bashkëpuni­min mbasi ai është i dëmshëm. Ai është i dëmshëm jo vetëm se nuk është element i sistemit të drejtësisë e të sistemit akuzator, por ai, sidomos sot, dhe, në vetvete për shkaqe të “motivuara”, paraqet rrezikun e një kompromisi të paligjshëm. Vetëm kështu mund të shpresohet dhe sigurohet në dhënien e drejtësisë nga ana e Gjykatës.

Veç sa sipër, Gjykata është organi i vetëm shtetëror që gëzon të drejtën të japë një vendim gjyqësor penal fajësie ndaj një individi që ka konsumuar një vepër penale të parashikua­r të tillë nga Kodi Penal apo ligji penal. Ajo, duke pasur një atribut të tillë, në mënyrë të vetme, ka dhe një detyrim të madh: Të realizojë vetëm dhe vetëm dhënien e drejtësisë. Ky nuk është vetëm një detyrim ligjor dhe mision historik, por edhe moral e profesiona­l i saj. Realizimi i dhënies së drejtësisë kërkon përsosjen e sistemit akuzator dhe jo interpreti­min e gabuar apo “krasitjen” e tij, duke e deformuar atë.

Këto ishin disa nga problemet më kryesore që menduam t’i trajtojmë në këtë shkrim, brenda kornizave të këtij artikulli, ndërkohë kur ezaurimi i këtyre problemeve kardinale kërkon një hapësirë shumë herë më të madhe. Megjithatë, mendoj se evidentimi i problemeve dhe mënyra e zgjidhjes së tyre e plotëson kuadrin e nevojshëm për të siguruar zbulimin dhe garantimin e së vërtetës, e cila, fatkeqësis­ht, sot është marrë nëpër këmbë.

Gjykata është organi i vetëm shtetëror që gëzon të drejtën të japë një vendim gjyqësor penal fajësie ndaj një individi që ka konsumuar një vepër penale të parashikua­r të tillë nga Kodi Penal apo ligji penal. Ajo, duke pasur një atribut të tillë, në mënyrë të vetme, ka dhe një detyrim të madh: Të realizojë vetëm dhe vetëm dhënien e drejtësisë. Ky nuk është vetëm një detyrim ligjor dhe mision historik, por edhe moral e profesiona­l i saj. Realizimi i dhënies së drejtësisë kërkon përsosjen e sistemit akuzator dhe jo interpreti­min e gabuar apo “krasitjen” e tij, duke e deformuar atë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania