Panorama (Albania)

Mungojnë rojet, tre të mbytur në Sarandë dhe Durrës

Turistja polake u gjet te “Kanali i Çukës”, dy durrsakë te Currilat dhe në Porto Romano. Pushuesit: Nuk i shpëtuam dot

-

Fundjava shënoi tre viktima në bregdetin shqiptar, dy prej të cilëve në Durrës dhe një turiste polake në Sarandë.

Në të tri ngjarjet, dyshohet se viktimat janë gjendur në vështirësi në det dhe në mungesë të një roje bregdetare, ata nuk kanë mundur të dalin të gjallë në breg. Pushuesit theksuan se kishin parë viktimat teksa ishin në vështirësi dhe madje kërkuan ndihmë, por askush nuk mundi t’i shpëtonte dhe pse disa prej tyre tentuan të ndërhynin.

DURRES Policia raportoi se dy ngjarjet në Durrës kanë ndodhur, njëra në plazhin e Currilave dhe rasti i dytë u regjistrua rreth tri orë më vonë në plazhin e Porto Romanos. Viktima mbetën dy persona të seksit mashkull, përkatësis­ht të moshës 72 dhe 62 vjeç. “Më datë 07.07.2018, rreth orës 08: 20, në lagjen Nr. 1 Currila, në det është gjetur pa shenja jete shtetasi A. K., 72 vjeç, banues në Durrës. Grupi hetimor po punon për përcaktimi­n e shkakut të vdekjes”, njoftoi Policia e Durrësit. Pak orë më pas, blutë njoftuan për një tjetër viktimë të konstatuar në zonën e Porto Romanos. Ngjarja ndodhi rreth orës 11: 45, në lagjen Nr. 15, ku duke u larë në det ka gjetur vdekjen shtetasi me inicialet M. M., 62 vjeç, banues në Durrës. Paraprakis­ht, dyshohet që viktimat kanë ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në det, por nuk përjashtoh­et edhe ndonjë problem shëndetëso­r i tyre, pasi janë futur për t’u larë në det.

SARANDE Një tjetër ngjarje me pasojë mbytjen e një gruaje ndodhi në Sarandë. Policia njoftoi se viktima quhet Noworycka Peter Iwona, 52 vjeçe. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes i thanë Policisë se gruaja po notonte te zona e njohur si “Kanali i Çukës”, kur është mbytur. Pavarësish­t përpjekjev­e të disa pushuesve, ajo nuk është shpëtuar dot nga vdekja. “Viktima është parë teksa po notonte dhe më pas personat që ndodheshin me të kanë nisur të shqetësohe­n, pasi ajo nuk po dilte në breg. Disa të tjerë e kanë parë nga larg dhe tentuan t’i japin ndihmë, por ka qenë shumë vonë, pasi ajo kishte pirë shumë ujë dhe është mbytur. Më pas u bë identifiki­mi i saj nga të afërm të saj, të cilët të shqetësuar nga mungesa e gjatë, vrapuan për të identifiku­ar trupin sapo kanë konstatuar nxjerrjen e saj në breg”, u shpreh një pushues që ndodhej dje afër vendit të ngjarjes. ROJET BREGDETARE Në të trija këto raste, Policia ka nisur hetimet. Por, sidoqoftë, asnjërit prej tre viktimave nuk i është dhënë ndihma e parë, pasi, si në bregdetin e Durrësit ashtu edhe në atë të Sarandës, mungojnë rojet e plazhit, të cilët krahas përgatitje­s për të shpëtuar jetë njerëzish në det janë të specializu­ar edhe për të ndërhyrë në raste urgjence kur plazhistët ndiejnë probleme shëndetëso­re. Vetëm në Durrës, mungesa e kullave të vrojtimit dhe rojeve të plazhit në vijën bregdetare ka sjellë si pasojë vdekjen e të paktën katër personave: Dy rastet e djeshme dhe pak ditë me parë ai i dy të rinjve. Mungesa e sigurisë në bregdet është një fenomen që s’po gjen zgjidhje dhe po rezulton fatale për jetën e pushuesve. Indiferenc­a e autoritete­ve lokale dhe atyre qendrore po shkakton viktima, ndërsa situata është krejtësish­t jashtë kontrollit. Autoritete­t nuk kanë marrë as- një masë, duke shpërfillu­r vendimin e Këshillit të Ministrave mbi masat që duhet të merren në vijën bregdetare. Me vendim të qeverisë, çdo pesë plazhe private ( pesë parcela) duhet të ketë kullë vrojtimi e pajisur me roje dhe më të gjitha mjetet e shpëtimit. Por kjo VKM nuk zbatohet nga operatorët, ndërsa autoritete­t lokale në këtë rast nuk marrin asnjë masë për ndëshkimin e tyre. Nga njëra anë, ligjin e shkelin operatorët turistike, ndërsa, nga ana tjetër, vetë institucio­net nuk ndëshkojnë përgjegjës­it për moszbatimi­n e kësaj VKM- je. l. m

Vetëm në Durrës, mungesa e kullave të vrojtimit dhe rojeve të plazhit në vijën bregdetare ka sjellë si pasojë vdekjen e të paktën katër personave: Dy rastet e djeshme dhe pak ditë me parë ai i dy të rinjve. Mungesa e sigurisë në bregdet është një fenomen që s’po gjen zgjidhje dhe po rezulton fatale për jetën e pushuesve. Indiferenc­a e autoritete­ve lokale dhe atyre qendrore po shkakton viktima, ndërsa situata është krejtësish­t jashtë kontrollit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania