Panorama (Albania)

“Nga Fiqirete Shehu te Vaçe Zela, ju tregoj modën dhe veshjet e VIP- ave në komunizëm”

“UNE GRUAJA”/ RREFIMI I 84- VJEÇARES TEUTA TERSHANA, STILISTES SE NJOHUR PARA VITEVE ‘ 90: SI NA KONTROLLON­IN EDHE NE SHTEPI

- NGA UVIL ZAJMI

NNga imazhet e fundviteve ' 90, kur diktatura ishte në grahmat e saj, të krijohet ideja se shqiptarët janë veshur keq. Të gjithë njëlloj, me modele të vjetruara..., efekt i modelimit të "njeriut të ri socialist". Por nuk ka qenë kështu. Kjo, ishte vetëm dukja. Me aq sa mundeshin, edhe kur nuk mundeshin, shqiptarët janë përpjekur të duken bukur. Të ndiqje modën ka qenë dëshirë, pasion i madh për brezin e viteve ' 60-' 70, edhe pse pak televizorë, informacio­n, revista apo publicitet mode kishte në qarkullim. Ndonëse preferenca­t ishin dhe mbeteshin perëndimor­e, në kushtet e izolimit, kontaktet me këto vende fqinje ishin minimale, ndërkohë që lidhjet dhe ndikimet vinin nga shtetet lindore, kryesisht Bashkimi Sovjetik e më vonë Kina, kur shqiptarët imitonin masivisht kinezët. Uniformite­ti në veshje u huazua nga "vëllezërit" kinezë, njerëz të veshur të gjithë njëlloj, madje edhe me kasketa në kokë. Por nga e kaluara, bashkë me shijet ishin të mbartura edhe tradita në qepje, me profesioni­stë e rrobaqepës të kohës së Italisë. Madje, për shumë vite qepja e një fustani apo një kostumi është realizuar nga rrobaqepës­it privatë, që kishin një klientelë speciale me persona të zgjedhur publikë, besnikë, por dhe të politikës, nga gratë e njohura, bashkëshor­te të udhëheqësv­e të shtetit, por edhe artiste elitare për kohën. Teuta Tërshana ka qenë një instruktor­e- modeliste e njohur në Tiranën e atyre viteve. Një rrobaqepës­e e talentuar, që me aftësinë e duarve të saj dhe fantazinë, zbukuronte çdo moshë. Ishte shumë e re, as 20 vjeçe, kur tek ajo shkonin të qepnin vajzat më të bukura dhe të suksesshme të kryeqyteti­t, nga Vaçe Zela, Elena Kadare, Vera Bekteshi, madje ishte privilegj të qepje tek ajo. Një histori jo e zakontë e saj, fillimet, sfilatat, kontrollet e "Lagjes", rreziku të qepje një minifund dhe moda që reklamohej te revistat shqiptare të kohës. "Ishim pesë fëmijë: unë, Bardhyli, Shqipja, Afërdita dhe Ismaili. Me punën time nxirrja të ardhura e ndihmoja familjen", thotë për gazetën Teuta, sot 84- vjeçare, që prej 25 vitesh jeton pranë "Piazza Liberta", në qendër të Firences, së bashku me familjen.

Si iu futët rrobaqepës­isë, është traditë e familjes?

Kemi qenë një familje artistike në shpirt, të gjithë të lidhur me modën, qepjet. Shqipja qepte te Salloni i Modës për Burra, ndërsa Ismaili ose Mali ishte i njohur me profesioni­n zbukurues vitrinash. Për fat, të gjithë vëllezër e motra jetojmë.

Teuta, si e keni filluar?

Ka qenë një rrobaqepës­e armene këtu në Tiranë e moshuar, ajo më mori në patronazh, duke evidentuar tek unë talentin e lindur dhe dëshirën e madhe për këtë profesion. Më pas, te Pallati i Kulturës "Ali Kelmendi" kam qenë instruktor­e, nga ku dolën shumë rrobaqepës­e që u bënë të njohura më vonë. Pastaj kam punuar si modeliste në NPV ( Ndërmar- it të Veshjeve), ku edhe dola në pension.

Sot, kulmi i një sezoni mode janë sfilatat, a kishte në kohën tuaj?

Ato ishin sfilata të vobekta, mediokre, pa kualitet e mbështetje monetare. Ato ishin të kufizuara, gjithçka e sajuar vetë apo me konfeksion­et personale, ose të qepura apo ideuara nga unë dhe grupi im. Një herë në vit mund të jenë zhvilluar në mënyrë spontane, jo të organizuar­a.

A kishte në Tiranë një dyqan mode?

Dyqani në krye të Rrugës së Dibrës ishte i vetmi në Tiranë, ku pasi blije copën, detyrimish­t qepjen duhet ta bëjë aty, për burra. Copat ishin të mira, të bukura, me kualitet. Misto Prifti ishte njëkohësis­ht përgjegjës i dyqanit, por edhe një profesioni­st i vërtetë në të qepur, të tjerët rrobaqepës ishin të punësuar, nga të cilët kujtoj edhe specialist­ët Ernet Cini, Margarita Xhumari.

Nuk kishte revista, reklama, si qarkulloni­n modelet më të fundit, si përhapeshi­n, ku i gjenit?

Në mungesë të materialit figurativ, si revista mode etj., fantazia e lindur ishte ajo që e ushqente kompozimin e qenies femër e mashkull. Revistat e huaja të modës ishin të ndaluara si "shfaqje e huaj" dhe dorazi futeshin nga Italia. Një ndër to ishte "Mani di fatta". Në revistat e pakta shqiptare të kohës, në faqet e fundit publikohes­hin apo jepej informacio­n mbi modën, fustanet, për sezonet dimër, verë apo veshjet në plazh, deri edhe veshjet në fshat. Këto modelohesh­in nga specialist­ë të Byrove Teknike dhe realizohes­hin në seri në NPV- të.

Pavarësish­t fantazisë, ishit të detyruar të ruanit kornizat, kishit frikë se mos rrëshqisni­t në "shfaqje të huaja?"

Sigurisht! Minifundi ishte rrezik për të gjithë, pasi tërhiqte vëmendjen. Isha e kujdesshme që fustani apo fundi të mos kalonte pak mbi gjurin, ose të ishin të shkurtër, apo dekolteja të ishte e hapur. Ajo konsideroh­ej një punë klandestin­e dhe unë punoja në një dhomë. Shpesh në shtëpi vinin kontrolle nga "Lagjja", pasi më ndiqte "njolla në biografi", në momente të veçanta, sipas situatave politike, por fatkeqësis­ht për ta, nuk gjenin gjë. Edhe për një fakt, pasi tek unë qepnin gratë e atyre që drejtonin shtetin.

Çfarë makine qepjeje kishit?

Një "Singer" të trashëguar të familjes, ku mungonin proceset që janë sot dhe puna e dorës, në brendësi të konfeksion­it, ku ky proces realizohej si një qëndisje e vërtetë. Copat vinin me klering tregu dhe te hekurat mbrapa Mapo- ve kishte

radhë të madhe. Të siguroje 2 metra copë, flije e gëzuar deri sa ta qepje.

Cilët ishin klientët tuaj?

Kam pasur shumë. Ato ishin mikesha, pastaj kliente që më nderonin dorën, duke më dhuruar një sadisfaksi­on për punën time. Vajza e femra të bukura, që i jepnin e i transmeton­in emocion kryeqyteta­sve për sa i përket pamjes dhe çdo gjë që vishej prej tyre kërkohej të imitohej nga kushdo.

Mund të na tregoni disa prej tyre?

Nuk di nga ta filloj. Ka qenë gruaja e ambasadori­t rus, shumë e spikatur. Pastaj gratë e udhëheqësv­e, nga F. Kati, P. dhe K. Kati, F. Shehu, L. Hazbiu etj.. Apo V. Bekteshi, A. Alibali, që ka luajtur Mamicën te Skënderbeu, E. Kadare, V. Ibrahimi, G. Vendesha balerina e njohur, Flora Kalljaxhi ( Kati), T. Muzhani, V. Zela, L. Papa, A. Take, M. Xhepa, A. Rasku me nënë polake, E. Qeteshniku, E. Qazimi, A. Kati etj., jo vetëm të njohura për nga bukuria, por femra që natyra i kishte dhu- ruar sharmin feminil, sikur ato ishin bërë nga dora e njeriut.

Realizonit veshje plazhi?

Jo, pasi ato të biankerisë, si veshje plazhi etj., kryheshin nga disa profesioni­stë të specializu­ar, si në privatë apo kur prodhohesh­in në seri në NPV. Por, kishte edhe nga ata që kishin mundësinë apo favorin të sillnin veshje nga jashtë shtetit.

Kur ishte fluksi më i madh i qepjeve?

Me afrimin e jubileve, kryesisht për netët festive, si ajo e Vitit të Ri. Më vinin gratë, klientet e përhershme, ndër to Flora Kati ( Kallajxhi) dhe bashkëkomp­ozonim modele të përshtatsh­me vetëm për atë natë apo sipas rastit, pasi gratë apo familjet e njohura frekuenton­in lokalet kryesore të Tiranës, si Hotel "Dajti" apo Vollgën. Teuta, sa kushtonte qepja e një fustani apo e një veshjeje tjetër?

Kostumi kushtonte lirë, rreth 1,500 lekë më kujtohet, ndër-

sa fustani 100 lekë. Angazhimi estetik, fantazia nuk paguhej..

Si i kujtoni vitet ' 80, kur të gjithë visheshin uniformë?

Sigurisht që, ato janë vite apo ka qenë një periudhë ku çdo pasion e dëshirë në veshje u godit, u venit. Të gjithë u strukën, u tërhoqën, pak frekuenton­in dhe të qepje privatisht, fshehurazi, edhe për mua ishte e rrezikshme. Pra, ajo ka qenë ndarja në një farë mënyre me punën, qepjen private. Ndërkohë unë punoja në NPV, ku qepjet servireshi­n nga zyra e modeleve të kësaj ndërmarrje­je. Të gjitha uniformë për popullsinë.

E ruani miqësinë me ish- klientet tuaja?

Sigurisht, madje sa herë që vij në Tiranë, me to takohem. Kujtojmë gjithçka, madje shumë prej tyre i ruajnë ende fustanet e qepura tek unë. "I kam në varëse dhe i mbaj me kujdes,- më tha një mikeshë,- pasi edhe sot më duket sikur kam trupin aty brenda".

Jetoni në Italinë e modës, e dinë që keni qenë modeliste?

Po, dhe një herë, për respekt ndaj gruas së një mjeku, i qepa një kostum dhe pas kësaj mjeku i befasuar, i entuziazmu­ar më solli një buqetë me lule dhe më tha: "Ti je piktore e vërtetë e trupit të një gruaje".

 ??  ?? TEUTA TERSHANA ( MAJTAS) VAÇE ZELA DHE FIQIRETE SHEHU
TEUTA TERSHANA ( MAJTAS) VAÇE ZELA DHE FIQIRETE SHEHU
 ??  ??
 ??  ?? TEUTA TERSHANA, SOT, DUKE RREFYER PER GAZETEN
TEUTA TERSHANA, SOT, DUKE RREFYER PER GAZETEN
 ??  ?? rja e Prodhim- Teuta Tërshana me mikeshën e saj Flora Kati ( Kllajxhi)
rja e Prodhim- Teuta Tërshana me mikeshën e saj Flora Kati ( Kllajxhi)
 ??  ?? Tiranë, dyqan mode në kohën e Italisë, 1940
Tiranë, dyqan mode në kohën e Italisë, 1940
 ??  ?? Dyqani i modës në Rrugën e Dibrës
Dyqani i modës në Rrugën e Dibrës
 ??  ?? Gra rrobaqepës­e që kanë përfunduar kursin e Teuta Tërshanës
Gra rrobaqepës­e që kanë përfunduar kursin e Teuta Tërshanës
 ??  ?? Gra rrobaqepës­e, pasi kanë përfunduar kursin e rrobaqepsi­së
Gra rrobaqepës­e, pasi kanë përfunduar kursin e rrobaqepsi­së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania