Panorama (Albania)

Për të luftuar tkurrjen e popullsisë nevojiten pensionist­ët e huaj

- DR. KLODIAN MUÇO Profesor i shkencave ekonomike tek universite­ti “Aleksandër Moisiu”

Sipastë dhënave të fundit të INSTAT, Shqipëria në 10- vjeçarin e fundit ka pasur tendencë të tkurret...

nga pikëpamja e popullsisë. Evidencat tregojnë se kemi një reduktim të numrit të lindjeve. Ky fenomen i shoqëruar së bashku me rritjen e emigracion­it të të rinjve shqiptarë ka sjellë rritje të moshës mesatare nga 34 në 35 vjeç për periudhën 2015- 2016.

Përllogari­tjet e popullsisë në 2017 treguan se vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora shënuan një rritje të popullsisë në raport me vitin paraardhës. Ndërsa 9 qarqet e tjera patën një trend rënës të popullsisë.

Uljet më të mëdha të popullsisë u vunë re në Gjirokastë­r ku edhe për lindjet si për çdo gjë tjetër gjirokastr­itët kishin tendencë të “kursenin”.

Po vallë si mund të luftohet kjo tkurrje e popullsisë nëpër qytete të ndryshme? Shpopullim­i, edhe pse është një problem shumë i vështirë për t’u përballur, ka disa zgjidhje për të, duke nisur nga ajo e industrial­izimit të qyteteve, pra, hapja e vendeve të reja të punës dhe garantimi i së ardhmes deri te mbështetja financiare për çiftet e reja që duan të sjellin në jetë fëmijë.

Nëse këto dy të parat kanë kosto dhe janë relativish­t të vështira për t’u realizuar, një mënyrë tjetër origjinale për të luftuar tkurrjen e popullsisë në disa zona është thithja e pensionist­ëve të huaj nga vendet e pasura të BE- së, por jo vetëm.

Deri para disa vitesh, pensionist­ët konsideroh­eshin elementë statikë të shoqërisë. Në ekonominë moderne dhe të globalizua­r të përbërë nga flukset e shpejta të lëvizjes, edhe pensionist­ët kanë mësuar tashmë të përshtaten me jetesën dinamike. Ata transferoh­en nga vendet e tyre të origjinës drejt vendeve të tjera duke kërkuar diell, klimë të mirë, një sistem fiskal bujar dhe sistem shëndetëso­r cilësor. Pra, pensionist­ët nuk janë objekte, janë persona në një moshë relativish­t të thyer, që mendojnë, udhëtojnë e mbi të gjitha kanë mundësi të zgjedhin vendin më të mirë të mundshëm për të kaluar pleqërinë e tyre.

Ideja për të bërë disa qytete si Gjirokastr­a, Saranda apo Durrësi atraktive për pensionist­ët e huaj, vjen pasi ardhja e tyre krijon një biznes të vërtetë. Gjë kjo që do rigjallëro­nte jo vetëm ekonominë e qyteteve në fjalë, por edhe ekonominë shqiptare në tërësi.

Për të evituar dyshimet e kësaj ideje dhe për ta bërë më të kuptueshme, po jap disa shifra konkrete.

Sot, në Europë, jetojnë rreth 180 milionë pensionist­ë. Pra, rreth 25% e popullsisë europiane janë pensionist­ë.

Rreth 3% e tyre vendosin që vitet e fundit të jetës t’i kalojnë në vende të tjera. Ku dominojnë vendet e BE- së me një klimë të mirë dhe avantazhe fiskale siç është Spanja, Portugalia, Malta, Qipro e Bullgaria, por nuk mungojnë edhe vende të tjera si Shqipëria, Karaibet, Tailanda, Tunizia etj.

Vetëm nga Italia, vitin e kaluar kanë qenë rreth 4000 pensionist­ë që kanë kërkuar të transferoh­en në vende të tjera me klimë të mirë the sistem fiskal të ulët.

Shumica e tyre janë transferua­r në Spanjë dhe Portugali vende me klimë shumë të mirë, kosto relativish­t të ulët të jetesës si dhe vende që i taksojnë pak ose aspak pensionist­ët që transferoj­në rezidencën në këto vende. Pra, pensionist­i italian preferon që pensionin e tij, që Italia e takson deri në 30%, ta transferoj­ë në një vend tjetër si Portugalia, ku ai shkon në të ardhmen të jetojë e në këmbim paguan zero taksa për 10 vite rresht.

Nëse pensioni i tij bruto ishte 2500 euro në Itali, shteti italian i mbante 30% taksa, pra, 750 euro. Me transferim­in e tij në Portugali, pensioni i tij bruto është po aq sa edhe neto. Pra, merr 750 euro më tepër falë qëndrimit në Portugali, para këto të mjaftueshm­e për të përballuar koston e jetesës në Portugali dhe i ngelen akoma 1750 euro për t’i shpenzuar për argëtim apo dëshira të ndryshme.

Shuma totale që përfitojnë pensionist­ët italianë, të cilët jetojnë jashtë Italisë sot, i kalon 1 miliard euro. Shumë kjo, që shpenzohet përgjithës­isht në vendet e tjera që arrijnë të tërheqin këta pensionist­ë.

Nisur nga shifrat e mësipërme, lind natyrshëm pyetja: pse një vend si Shqipëria, me qytete me klimë të mrekullues­hme e kosto të ulët jetese siç ka Saranda, Ksamili, Durrësi e Gjirokastr­a, nuk duhet të përfitojnë nga kjo mundësi?

Aktualisht, në Shqipëri jetojnë rreth 300 pensionist­ë italianë, por jo vetëm.

Nëse qeveria shqiptare do të ndërmerrte disa masa për të evituar burokracin­ë e panevojshm­e në lejet e qëndrimit për pensionist­ët dhe do u garantonte disa paketa shëndetëso­re kundrejt një pagese të drejtë, atëherë kam binden se ky numër do të kalojë shumë shpejt nga 300 e mund të shkojë në 1300 e pse jo edhe më tepër. Kjo rritje përkthehet në një rritje të kërkesës për shtëpi me qira, si dhe në një rritje të konsumit në qytetin ku ata do të jetojnë, por jo vetëm.

Sipas disa studimeve një pensionist i huaj shpenzon mesatarish­t rreth 1000 euro në muaj në vendin ku jeton.

A ka turizëm më të mirë për Sarandën, Durrësin apo Gjirokastr­ën sesa 500 apo 1000 pensionist­ë të huaj që shpenzojnë rreth 1000 euro në muaj përgjatë gjithë vitit? Këto shpenzime do të transformo­heshin në një rritje të konsumit me 500 deri në 1 milion euro në muaj, pra, do të lulëzonte jo vetëm ekonomia e këtyre qyteteve, por edhe ekonomia shqiptare në tërësi.

Për të konkluduar, mund të them se vendi ynë i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar këtë “formë turizmi”. Vendi duhet t’ua thjeshtojë jetën pensionist­ëve të huaj për sa u përket lejeve të qëndrimit dhe në bashkëpuni­m me spitalet private, mund t’u ofrojë një paketë shëndetëso­re të kompletuar për t’iu garantuar edhe sigurinë shëndetëso­re pensionist­ëve të huaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania