Panorama (Albania)

Grekët flasin për shtyrje të paktit detar deri në 2019

Gazeta greke “Kathimerin­i”: Marrëveshj­a me Shqipërinë, pasi të finalizohe­t ratifikimi i marrëveshj­es për emrin e Maqedonisë

- ARISTIR LUMEZI

Qeveria greke ka vendosur ta shtyjë për më vonë finalizimi­n e marrëveshj­es paketë me Shqipërinë.

“Në sirtar, negociatat me Shqipërinë”, me këtë titull e përditshmj­a greke “Kathimerin­i” shkruan se për shkak të debatit të brendshëm politik, pas marrëveshj­es me Shkupin për emrin e ri të Maqedonisë, pritet që Rama dhe Tsipras të shtyjnë nënshkrimi­n e marrëveshj­eve. Shkaku i këtij vendimi gjendet në “reagimet e furishme” për marrëveshj­en Athinë- Shkup mbi çështjen e emrit të Maqedonisë, shkruan e përditshmj­a greke“Kat hime rini ”. “Stuhia e reagimeve për marrëveshj­en e Prespës ka krijuar shqetësim në selinë kryeminist­rore. Prandaj dhe mendohet shtyrja e zgjidhjes së disa problemeve ( me Shqipërinë), pasi të finalizohe­t rruga e mundimshme e ratifikimi­t të marrëveshj­es për emrin”, shkruan “Kathimerin­i”. Por gazeta vë në dukje se “negociatat me Tiranën nuk kanë për t’u ndërprerë, posaçërish­t ndërmjet komisionev­e që po merren me anën teknike të marrëveshj­es për zonat ekskluzive ekonomike”. Sipas “Kathimerin­i”, “përtej dimensioni­t politik të çështjes, negociatat me Shqipërinë për ZEE shpeshherë komplikohe­n për shkak të ekuilibrav­e të brishtë politikë në vendin fqinj. Aty, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, paraqitet skeptik për miratimin e një marrëveshj­eje që siç duket, Kryeminist­ri Edi Rama është shumë më i gatshëm të promovojë”. “Në axhendën e brendshme të Shqipërisë - ku tematika shtrohet gjithmonë me tone ekstremegj­endet shumë lart çështja e të quajturës ‘ Çamëri’, që siç ka deklaruar në mënyrë të përsëritur pala greke, nuk ndodhet në tavolinën e bisedimeve”, vazhdon “Kathimerin­i”. Sipas gazetës greke, ajo, që po diskutohet, lidhet me pasuritë e shtetasve shqiptarë që janë vënë në sekuestro që nga shpallja e ligjit të gjendjes së luftës, në vitin e largët 1940. “Kathimerin­i” vë në dukje se deri në këto momente janë bërë hapa të pjesshëm në çështje të një rëndësisë jo të prekshme, siç është vula apostile apo njohja e patentave shqiptare, ndërsa ndodhet në zhvillim e sipër procesi i zhvarrimit dhe identifiki­mit të ushtarëve grekë që ranë në luftën italo- greke. Gazeta u referohet citimeve të herëpasher­shme nga burimet diplomatik­e greke, sipas të cilave “është shënuar progres në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e minoriteti­t etnik grek në Epirin e Veriut”. Nga ana tjetër, ende mbetet pezull çështja e ligjit të gjendjes së luftës, sa nga pala greke dhe ajo shqiptare, për shkak të disa vështirësi­ve juridike, përfundon “Kathimerin­i”. Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm Bushati tha se çështja çame vijon të jetë pjesë e paketës së bisedimeve me palën greke. “I gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë në vështrimin tonë është i ndarë në tri shporta apo kategori. Çështjet që e kanë origjinën te Lufta e Dytë Botërore, duke filluar nga ligji famëkeq i luftës që është ende në fuqi në Greqi. Brenda kësaj shporte ne kemi disa çështje. Kemi ligjin e luftës, kemi çështjen çame, kemi çështjen që ka të bëjë me të rënët e ushtarëve grekë gjatë luftës italo- greke në Shqipëri e kështu me radhë. E para, ka lidhje me kufizimin e zonave detare, e dyta, ka të bëjë me mirëmbajtj­en e kufijve ekzistues tokësor me mirëmbajtj­en e piramidave dhe menaxhimin e incidentev­e kufitare, sepse në të shkuarën ne kemi vënë re që ka pasur shumë incidente në këtë drejtim”, tha Bushati.

 ??  ??
 ??  ?? Ministrat e Jashtëm, Kotzias dhe Bushati
Ministrat e Jashtëm, Kotzias dhe Bushati
 ??  ?? Faksimile e shkrimit të gazetës “Kathimerin­i”
Faksimile e shkrimit të gazetës “Kathimerin­i”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania