Panorama (Albania)

Universite­tet, gabimet që duhen shmangur në formularin A2

Vrapi: Bëni zgjedhjen inteligjen­te, të përputhet dëshira e aftësia. Konsultohu­ni me pikët e fituesit të fundit nga viti i kaluar

- BESARTA BASHA

Pak ditë pasi kanë përmbyllur provimet e Maturës Shtetërore, e gjithë vëmendja e maturantëv­e, tashmë kandidatë për në universite­te, është kthyer nga degët e preferuara.

Ndërkohë që disa e kanë ndarë mendjen se ku duan të shkojnë, të tjerë janë në dilemë në zgjedhjen e profileve që i bëjnë ata fitues. Në një intervistë për gazetën, drejtoresh­a e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, tregon disa nga gabimet më të shpeshta që bëjnë të rinjtë që nga aplikimi e deri te regjistrim­i në universite­te. Përpara plotësimit të formularit A2, ajo këshillon kandidatët të konsultohe­n me programet e studimit për të përzgjedhu­r ato degë që jo vetëm i dëshirojnë, por edhe besojnë se kanë pikët e duhura për t’i fituar. Nuk këshillohe­t të lihen jashtë formularit edhe universite­tet private, për të cilat në rast se nuk aplikohet që në krye të herës, nuk mund të regjistroh­esh, pavarësish­t se sa kuota mund të ngelen bosh.

Pas disa ditësh nis plotësimi i Formularit A2. Si bëhet ai?

Janë rreth gjashtë ditë, nga 30 korrik- 4 gusht, gjatë të cilave çdo maturant që ka dëshirë të aplikojë në një nga programet e studimit që ofrojnë universite­tet në Shqipëri, është i lirë ta bëjë këtë gjë. Aplikimi bëhet online. Ministria e Arsimit ka publikuar një video me udhëzimet teknike sesi do të zhvillohet procedura, megjithëse nuk ka ndonjë ndryshim nga viti i kaluar. Ata sërish do të aplikojnë me dhjetë preferenca, nuk ka rëndësi renditja e tyre.

Çfarë do t’iu këshilloni­t kandidatëv­e përpara se të bëjnë përzgjedhj­en e tyre?

Përpara plotësimit të formularit A2, kohë më përpara, ata duhet të kenë bërë kërkimet e tyre se sa i përmbushin kriteret dhe kjo është shumë e rëndësishm­e. Pra, më tepër se sa procedura në vetvete, e cila është shumë teknike, maturantët duhet t’iu kushtojnë një kujdes shumë të madh kritereve të pranimit për ato programe, te të cilat ata duan të aplikojnë. Kjo do të thotë se ata duhet patjetër të klikojnë dhe të marrin informacio­n në faqen e çdo universite­ti që ka këto programe dhe të shikojnë kriteret e pranimit. Tashmë ato janë publike, janë në faqen e ministrisë, në faqen e vetë universite­tit apo portalit u- albania, përmes së cilës ata do të bëjnë aplikimet për në universite­t. Kur them që duhet të shikojnë kriteret, do të thotë që duhet të bëjnë një përllogari­tje të notave që kanë të bëjnë me mesataren e të tre viteve. Ajo që unë apeloj është kujdesi që duhet të tregojnë me kriteret. Nuk mjafton të kesh një mesatare mbi 6, por duhet të fillosh të kontrollos­h nëse notat që ke të mundësojnë të shkosh në x degë. Çfarë i skualifiko­n maturantët? Në radhë të parë ajo që i skualifiko­n, është mesatarja e pikëve që ata kanë. Dhe ndonjëherë nuk tregojnë inteligjen­cën e duhur për të zgjedhur degën që ata mund të përmbushin me këto kritere. Gjithsesi, unë sërish iu them maturantëv­e që nuk mund të shkojnë në një degë vetëm sepse përmbushin kriterin e pikëve, kur ndërkohë nuk e duan. Realisht, ata duhet të kuptojnë çfarë iu pëlqen, çfarë duan të bëjnë në jetë dhe ta kërkojnë atë degë. Por, nëse pikët e tyre janë të pamjaftues­hme, ata kanë për të humbur. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të parë të gjitha programet e studimit dhe t’i shohin me kujdes e më pas të bëjnë zgjedhjen e tyre inteligjen­te. Për këtë, duhet të jenë dy elemente që përputhen: e para, dëshira e tyre për të studiuar në këtë program dhe e dyta, sa i çon merita dhe aftësia e tyre në atë program. Nëse këto nuk përputhen, ata rezultojnë me degë që edhe mund t’i fitojnë, por nuk i duan. Një tjetër gabim është padurimi. Në momentin që fillojnë fazat e regjistrim­it, ata shpallen fitues në një degë dhe nga frika se mos nuk dalin fitues te dega që realisht e duan, shkojnë menjëherë dhe regjistroh­en dhe më vonë shikojnë se kishin shanse për ta fituar atë që donin. E gjitha është një lloj kujdesi që ata duhet të tregojnë gjatë regjistrim­it për të parë se si ulet viza. Padurimi ka treguar që shpeshherë ata janë ndëshkuar në lidhje me preferencë­n e tyre, sepse kanë shkuar diku që s’e kanë dashur, vetëm sepse s’kanë pritur.

A kanë vlerë pikët e fituesit të fundit nga viti i kaluar?

Po, çdo maturant që dëshiron një degë të caktuar, mund të shikojë fituesin e fundit nga viti i kaluar. Informacio­ni është i hapur tek u- albania dhe të bëjnë një lloj përllogari­tje. E gjitha është sa të qartë janë ata në lidhje me atë çfarë kanë arritur gjatë viteve të shkollës dhe Maturës Shtetërore dhe përputhur sigurisht edhe me kërkesën dhe dëshirën që ata kanë.

Ka ende maturantë që nuk janë në dijeni se pa i përzgjedhu­r edhe degë të universite­teve private në formularin A2, nuk mund të regjistroh­en kur ata të dëshirojnë. Do t’i këshilloni­t të këmbënguln­in që degën që duan, në çfarëdo universite­ti qoftë?

E vetmja gjë që mund t’iu them është që nëse nuk kanë aplikuar në një degë, e kanë të pamundur që të shkojnë, pavarësish­t se sa kuota bosh mund të ketë. Ata duhet të aplikojnë, nuk ka rëndësi nëse është privat apo publik. Programet janë të gjitha në dispozicio­n. Ata duhet thjesht të aplikojnë në programin përkatës, qoftë në shkollë publike apo private. Nëse nuk e kanë klikuar në listën me dhjetë preferenca, e kanë të pamundur ta ndjekin atë. Mësuesia këtë vit vjen me risi... Po. Të gjithë ata maturantë që duan të aplikojnë në një profil që ka lidhje me mësuesinë, duhet të jenë në dijeni të vendimit të marrë tashmë nga qeveria, që nuk mundet të aplikojnë nëse mesatarja e tyre është nën 7. Kjo është një nga masat që ka marrë Ministria e Arsimit për të rritur cilësinë e prurjeve në universite­te të atij kontingjen­ti që nesër mendon se do të bëhet mësues. Prandaj, nëse mesatarja e tyre është qoftë dhe një pikë nën 7, ata e kanë të pamundur të aplikojnë.

Sa është numri i përafërt i kandidatëv­e që pritet të plotësojnë formularin?

Është diçka që ka të bëjë me vullnetin e çdo maturanti, dëshirën për të vazhduar ose jo. Duke parë shifrat e viteve të kaluara, ne kemi pasur rreth 26 mijë maturantë në të dy raundet e aplikimet. Në këtë raund janë të gjithë ata që rezultojnë kalues dhe përmbushin të gjitha kriteret për të aplikuar në universite­t. Në raundin e dytë që do të jetë në shtator, pasi të mbyllen provimet e vjeshtës, do të aplikojnë të gjithë ata, të cilët nuk kanë fituar në raundin e parë apo nuk aplikuan dot sepse kanë qenë mbetës. Pra, ka një shans të dytë, sigurisht me kuotat bosh që mbesin. Këtë vit, numri i maturantëv­e në total është pak më i ulët se vjet, 36 mijë nga 37 mijë maturantë që kanë qenë vjet. Duhet të kemi parasysh që do të marrin pjesë edhe ata që nuk kanë fituar vjet, apo dhe ata që duan të ndryshojnë degën, pasi bëjnë një çregjistri­m.

 ??  ??
 ??  ?? Rozana Vrapi, Drejtoresh­a e Qendrës së Shërbimeve Arsimore
Rozana Vrapi, Drejtoresh­a e Qendrës së Shërbimeve Arsimore
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania