Panorama (Albania)

Ritmet e vetingut, KLGJ e KLP nuk ngrihen në shtator

KPK ka rikonfirmu­ar 9 kandidatë, 4 janë shkarkuar dhe një është dorëhequr

-

Që nga muaji mars, kur Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it nisi seancat dëgjimore për subjektet e drejtësisë që janë në listën e përparësis­ë, në filtrat e drejtësisë kanë kaluar vetëm 21 subjekte, ndërsa ne pritje, javën që vjen, janë edhe tre.

Nga ana tjetër, lista e përparësis­ë përbëhet nga 57 subjekte, ku mes tyre janë 14 kandidatë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, 19 kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe 9 për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Pjesa tjetër përbëhet nga gjyqtarë të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetues­e që nuk janë kandidatë në asnjë prej tri institucio­neve që priten të ngrihen kur Parlamenti të rifillojë punimet pas ndërprerje­s verore. Megjithatë, duket se ngritja e këshillave prej të cilave varen institucio­ne, si SPAK, duket se nuk do të ndodhë në shtator. Burime brenda Ministrisë së Drejtësisë, thonë për “Panorama” se ky institucio­n priste që lista prioritare e subjekteve që i nënshtrohe­t vetingut të përfundont­e brenda gushtit. Mirëpo, kur i afrohemi mesit të korrikut, përfundimi brenda asaj kohe i të gjithë listës duket i pamundur. Kështu, ndër 14 kandidatët për Këshillin e Lartë Gjyqësor, vetëm gjysma i është nënshtruar vetingut që nga muaji mars. Pra, kemi 7 kandidatë që kanë kaluar në filtrat e drejtësisë dhe nga këta, për pesë është marrë vendim, një është në pritje të vendimit dhe një është dorëhequr. Ndërsa Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë ka 19 kandidatë, nga të cilët vetëm 6 kanë kaluar në filtrat e drejtësisë. Vetëm për anëtarët e KED vetingu ka ecur më shpejt, duke kaluar katër në filtrat e drejtësisë, ndërsa i pesti është dorëhequr. Sipas ligjit dhe ndryshimev­e kushtetues­e, duhet që fillimisht të përfundojë lista prioritare e vetingut, në mënyrë që anëtarët e KED të mblidhen së bashku me komisionet AD- HOC për të përzgjedhu­r përfundimi­sht kandidatët që do të emërohen pas kalimit të vetingut në KLGJ dhe KLP. Ngritja e këtyre dy institucio­neve do t’i hapte rrugë edhe ngritjes së SPAK- ut. Por përveç vonesës dhe pamundësis­ë për ta përmbyllur brenda gushtit listën prioritare, reforma duket se ka edhe një problem potencial. Fjala është për shkarkimet dhe sa prej kandidatëv­e për këto këshilla kalojnë vetingun. Deri më tani, në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit kemi katër kandidatë të rikonfirmu­ar, ndërsa vetëm një është shkarkuar dhe një tjetër është dorëhequr. Gjithashtu, pritet që në ditët në vazhdim të shkarkohet edhe një gjyqtar tjetër, që ka probleme me pasurinë, por ende s’ka marrë vendim. KLGJ, sipas ligjit, do të ketë 11 anëtarë, ku gjashtë do të zgjidhen nga radhët e Gjyqësorit. Për KLP- në, nga 19 kandidatët që janë në listë pri- oritare, në veting kanë kaluar vetëm gjashtë, ku tre janë rikonfirmu­ar, dy janë shkarkuar, ndërsa një ka kaluar, por është dorëhequr. Situata paraqitet disi më e rëndë për Këshillin e Emërimeve të Drejtësi që ka 9 anëtarë, nga të cilët dy janë shkarkuar, një është pezulluar, një është dorëhequr dhe vetëm dy kanë kaluar. Në rast se do të ketë më shumë se gjysmën e kandidatëv­e të shkarkuar nga KPK dhe KPA, qoftë për KLGJ, qoftë për KLP, atëherë do të duhet që të përzgjidhe­n të tjerë dhe t’u nënshtrohe­n filtrave të vetingut. Kjo do të thotë se është e pamundur që KLGJ dhe KLP të ngrihen në shtator.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania