Panorama (Albania)

“Firma që do ndërtojë Teatrin, po pastron paratë e drogës”

Vokshi: Rama ka harruar të llogarisë popullin, s’do e lejojmë

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e ka akuzuar kompaninë që është vetofruar për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar si kompani, e cila gjatë viteve të fundit ka shërbyer si guaskë për pastrimin e parave të drogës dhe korrupsion­it.

Në një dalje për mediat nga selia blu, kryetarja e Komisionit të Kulturës në Kuvend, Albana Vokshi, ka deklaruar se prej disa vitesh kompania “FUSHA ShPK”, përmes pazareve të pista me Kryeminist­rin Rama, pastron paratë e pista në punë publike. “Votimi antikushte­tues i Parlamenti­t për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të grabitur tokën publike është një akt mafioz, nëpërmjet të cilit Edi Rama dhe kompania ‘ Fusha’ do të ndërtojnë 6 kulla në Qendrën Historike të Tiranës, 3 prej të cilave në territorin e Teatrit. Pastrimi i parave të pista të drogës dhe korrupsion­it është arsyeja e vetme për nxitimin e Edi Ramës, për të miratuar brenda 5 ditësh me procedurë të përshpejtu­ar, në shkelje të rregullore­s, të 4 ligjeve në fuqi dhe të Kushtetutë­s një ligj të personaliz­uar me emrin e kompanisë ‘ Fusha’. Duke përdorur “Fusha ShPK” si kompani guaskë për pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsion­it, fitimi minimal për Edi Ramën nga ky akt mafioz, i papreceden­të në historinë e Parlamenti­t shqiptar, është jo më pak se 205 mln euro. Pazaret e pista të Ramës me ‘ Fusha ShPK’ nuk filluan sot dhe me këtë projektlig­j”, tha Vokshi. Deputetja demokrate deklaroi se janë 127 tenderë publikë me vlerë rreth 80 milionë euro që i janë dhënë kompanisë “FUSHA ShPK” në katër vitet e fundit nga Kryeminist­ri Rama. “Në më pak se 4 vjet, kompania ‘ Fusha’ ka marrë 127 tenderë publikë nga Edi Rama, me një vlerë rreth 80 milionë euro. 35 prej tyre, me vlerë 25 milionë euro, ‘ Fusha ShPK’ i ka marrë vetëm brenda dy viteve nga Erion Veliaj, sekseri i Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës. Një pjesë e madhe e këtyre tenderëve i janë dhënë ko- mpanisë ‘ Fusha’ pa garë. Nëse do të ishte zbatuar ligji dhe do të kishte fituar kompania me ofertën më të ulët, buxhetit të shtetit do t’i ishin kursyer mbi 6 mln euro. Mjaftueshë­m për rikonstruk­timin e Teatrit Kombëtar. Historiku i tyre është i pasur, por asnjëherë i hetuar nga organet e drejtësisë së kapur. Pa garë, kompanisë ‘ Fusha ShPK’, i është dhënë ndërtimi i Sheshit ‘ Skënderbej’, parkin- gu nëntokësor te sheshi, që përmbyti veten, Bibliotekë­n dhe Bashkinë e Tiranës. Pa garë, kompanisë ‘ Fusha’ i është dhënë Bulevardi i Vlorës dhe rikonstruk­sioni i Ministrisë së Brendshme, e krisur pas tërmetit 5.2 ballësh, të cilit Teatri Kombëtar i mbijetoi. Edi Rama i dha pak muaj më parë me koncesion kompanisë ‘ Fusha’ ndërtimin me 125 milionë euro të hidrocentr­alit të Kalivaçit, duke rikonfirmu­ar lidhjen e ngushtë me kompaninë guaskë ku do të pastrojë paratë me ligjin e posaçëm të Teatrit Kombëtar”, theksoi deputetja e PD- së. Vokshi paralajmër­oi Kryeminist­rin Rama se llogaritë e tij duhet t’i bëjë mirë dhe të mos harrojë reagimin popullor. Deputetja e PD- së deklaroi se në ditët në vijim do të paraqesë të tjera fakte lidhur me këtë aferë korruptive dhe se PD do të reagojë për të mos lejuar triumfin e së keqes. “Edi Rama nxjerr jashtë loje Gjykatën Kushtetues­e. Edi Rama përdor kompaninë ‘ Fusha ShPK’ për të bërë ofertën e pa- kërkuar. Edi Rama miraton ligjin me procedurë të përshpjetu­ar. Por Edi Rama ka harruar të llogarisë popullin! Partia Demokratik­e, opozita, qytetarët, që duan ruajtjen e vlerave kulturore, si pjesë e identiteti­t tonë europian, qytetarët që duan Tiranën, qytetarët që nuk pranojnë grabitjen dhe qeverisjen nga mafia nuk do të lejojnë triumfin e së keqes! Në ditët në vijim, Partia Demokratik­e do të publikojë fakte të tjera të rënda të kësaj afere korruptive dhe kriminale, që lidh Edi Ramën, Erion Veliajn dhe kompaninë ‘ Fusha’ me botën e krimit dhe drogës”, tha Vokshi.

 ??  ?? Deputetja e PD, Albana Vokshi
Deputetja e PD, Albana Vokshi
 ??  ?? Tenderat e fiturara nga kompania “Fusha” e publikuar nga PD
Tenderat e fiturara nga kompania “Fusha” e publikuar nga PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania