Panorama (Albania)

Të çonte në SHBA për 25 mijë USD, i sekuestroh­en pasuritë

“Forca e ligjit”, bllokohen apartament­e e llogari bankare

-

Trafikonte drejt SHBAve shqiptarë kundrejt vlerave 20- 25 mijë dollarë, “Forca e Ligjit” i sekuestroi tri vite pas arrestimit pasuritë. Policia e Fierit njoftoi dje se shtetasit Fatos Fasko i janë sekuestrua­r pasuri të paluajtshm­e, llogari bankare dhe automjete.

“Fatos Fasko, 49 vjeç, banues në Radostin, Fier, është i dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg për veprat penale ‘ Organizata kriminale’ dhe ‘ Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’”, bëri të ditur Policia. Ai u arrestua në vitin 2015, pasi u zbulua se ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e klandestin­ëve për në Amerikë kundrejt shumave të mëdha. Prangosja e tij u krye pasi ishte mbajtur prej kohësh në përgjim dhe u arrit të dokumentoh­ej dyshimi për këtë veprimtari të paligjshme. Sipas të dhënave, 12 llogari bankare me gjendje cash 1.3 milionë lekë të rinj, tri automjete, dy apartament­e, truall dhe pronë në proces legalizimi në pronësi të Fatos Faskos, 49 vjeç, dhe familjarëv­e të tij janë sekuestrua­r nga Policia e Fierit.

“Në kuadër të operacioni­t ‘ Forca e Ligjit’, janë bërë sekuestro e një apartament­i në Tiranë me sipërfaqe 127 m2, apartament­i në Fier me sipërfaqe 50 m2, truall dhe ndërtim me sipërfaqe 430 m2 dhe pronë në proces legalizimi me sipërfaqe 548m2. Këto sekuestro janë bërë pas hetimeve nga sektori i krimit ekonomik në Policinë e Fierit, pasi dyshohet se kanë burim krijimi pastrimin e parave”, thuhej në njoftimin e dhënë dje. Sekuestro e këtyre parave dhe aseteve në pronësi të 49- vjeçarit dhe familjarëv­e të tij janë bërë me vendim Gjykate të dhënë më datë 3 korrik 2018. Policia bëri të ditur se aktualisht, pas sekuestros, ka nisur edhe verifikime­t në terren për të parë nëse ky shtetas ka asenëte të tjera, të cilat mund të jenë në emër të tij apo të

Policia bëri të ditur se aktualisht, pas sekuestros, ka nisur edhe verifikime­t në terren për të parë nëse ky shtetas ka asete të tjera, të cilat mund të jenë në emër të tij apo të fshehura te persona të lidhur me të. “Fatos Fasko, dikur i papunë, është arrestuar në 2015 në kuadër të goditjes së një grupi kriminal që trafikonte ilegalisht drejt SHBA- ve...

fshehura te persona të lidhur me të. “Fatos Fasko, dikur i papunë, është arrestuar në 2015 në kuadër të goditjes së një grupi kriminal që trafikonte ilegalisht drejt SHBA- ve shqiptarë kundrejt pagesave që varjonin nga 2025 mijë dollarë”, bënë të ditur burime nga policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania