Panorama (Albania)

Anija egjiptiane arratiset nga Porti i Durrësit

-

DURRES- Një anije e mbërritur nga Egjipti me 500 tonë kripë shkarkoi ngarkesën jashtë Portit të Durrësit dhe u arratis pa plotësuar dokumentac­ionin mëngjesin e djeshëm. Incidenti me mjetin lundrues ndodhi kur kompania pritëse refuzoi të shkarkojë kripën, pasi ngarkesa ishte lagur nga shiu dhe ishte përzier me qymyr. Kapitaneri­a e Durrësit ka nisur hetimet për anijen tregtare, e cila është larguar nga porti pa lejen e autoritete­ve shqiptare. Sipas burimeve zyrtare, anija tregtare e ngarkuar me 500 tonë kripë u largua nga porti në orët e para të mëngjesit, pa marrë më parë lejen e nevojshme nga autoritete­t portuale. Kapitaneri­a bën me dije se anija tregtare nga Egjipti kishte sjellë tri ditë më parë 500 tonë kripë për llogari të një biznesi shqiptar. Por pas mbërritjes së sasisë së kripës, ka pasur mosmarrëve­shje midis subjektit pritës dhe transportu­esit në lidhje me pretendime­t për dëmtimin e mallit. Mësohet se biznesmeni shqiptar pretendont­e se sasia prej 500 tonë kripë është dëmtuar gjatë transporti­t me anije sepse është lagur me ujë si dhe është e përzier me qymyr, duke refuzuar të bënte shkarkimin e mallit. Pas konfliktit midis palëve, anija “SEA SCANER” ka dalë nga kalata ku më pas shkarkoi mallin në radën e jashtme të portit dhe u largua pa njoftuar dhe pa plotësuar dokumentac­ionin. Burime nga kapitaneri­a e Portit thonë se është Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare që merren me sigurinë e portit, përfshirë edhe lëvizjen e anijeve, për sa kohë që anija gjendej në rade jashtë kalatave portuale. Taulant Allka, kreu i Kapitaneri­së së Durrësit, tha se largimi i anijes nga porti është përgjegjës­i direkte e kapitenit të saj. Allka sqaroi se konflikti tregtar midis kompanisë pritëse të mallit dhe asaj transportu­ese nuk gjeti zgjidhje për shkak se siguracion­i nuk mbulonte dëmin e shkaktuar të 500 tonëve kripë. l. m

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania