Panorama (Albania)

Atentati ndaj policit, kapet pas 8 muajsh një prej autorëve

Ngjarja ndodhi në nëntor 2017, polici po pinte kafe në lokal

- Ermal Bregu

Policia e Tiranës ka arrestuar, pas rreth 8 muajsh kërkime, një prej autorëve të dyshuar për atentatin ndaj efektivit të Policisë, Ermal Bregu, ndodhur në nëntor të vitit të kaluar në Tiranë.

Bëhet fjalë për shtetasin Daniel Manushi, 24 vjeç, i arrestuar pas muajsh kërkime. Ndërkohë, në kërkim vijon të jetë bashkëpunë­tori i tij. Manushi, i cili rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penalë, qëlloi katër herë me pistoletë mbi efektivin Bregu. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës, pasi mes personave nuk ka pasur konflikt në momentin që është qëlluar me armë. Edhe kur kanë kaluar 8 muaj që nga ngjarja, hetimet ende nuk kanë gjetur një motiv të qartë për atë që ka ndodhur. Vetë efektivi i plagosur, i cili mori një plumb në bark dhe një në këmbë, nuk i ka takuar më parë dy atentatorë­t dhe nuk ka pasur konflikte me askënd. Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, që u sekuestrua­n pas ngjarjes, Policia nuk ka konstatuar që mes policit 30vjeçar Ermal Bregu dhe au- torit të ketë pasur debat apo konflikt fizik. Ndërsa i dyshuari, Daniel Manushi, e ka qëlluar efektivin Bregu pa paralajmër­im. Pasi e ka kërcënuar verbalisht, fillimisht në ambientet e lokalit ku Ermal Bregu po pinte kafe me një shok, autori ka dalë nga lokali, duke e pritur i fshehur në rrugë. Në momentin që 30- vjeçari ka dalë jashtë lokalit, për të parë se kush ishte personi që e shau dhe kërcënoi në lokal, ky i fundit i ka dalë përpara duke e qëlluar menjëherë me pistoletë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket që në drejtim të efektivit është qëlluar 4 herë, por vetëm dy nga plumbat e kanë goditur. FILMIMI NË LOKAL Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, në ambientet e brendshme të lokalit, në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, duket efektivi Ermal Bregu, i ulur në një tavolinë bashkë me një mikun e tij. Në lokal futet një person, i identifiku­ar si 24- vjeçari Daniel Manushi. Ky person drejtohet nga tavolina ku ishte ulur efektivi. Duke i drejtuar gishtin, ai e fyen dhe me njërën dorë ngre bluzën, duke i treguar pistoletën që mbante në brez. Pas këtij veprimi, autori del nga lokali, ndërsa efektivi Ermal Bregu e ndjek nga pas deri jashtë lokalit ku edhe qëllohet

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania