Panorama (Albania)

Skrap për mbijetesë, vdes 27- vjeçari në ish- uzinën e Laçit

Ra nga lartësia me bashkëmosh­atarin. I riu tjetër në gjendje të rëndë në spital

- ELVIS HILA

Tentuan t'i mbijetojnë varfërisë e papunësisë, duke mbledhur skrap në uzinën e superfosfa­tit, por dy të rinjtë ranë nga një lartësi e konsiderue­shme.

Fatkeqësis­ht, njëri prej tyre gjeti vdekjen, ndërsa shoku i tij është në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditen e së shtunës në ndërtesën e ish- uzinës së superfosfa­tit në Laç. Sipas të dhënave mësohet se një pjesë e ndërtesës u shemb dhe i zuri poshtë kërkuesit e skrapit. Viktima është Drilon Lamaj, 27 vjeç, kurse i plagosur mbeti Dashamir Hajna, 28 vjeç, që të dy banues në fshatin Shullaz të Kurbinit. 27vjeçari ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të marra, ndërsa i plagosuri mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Në momentin e ngjarjes, dy të rinjtë po shembnin betonin për të marrë hekurin e godinës, kur kanë rënë nga një lartësi e konsiderue­shme dhe më pas janë zënë poshtë nga inertet. Kanë qenë banorë të zonës, të cilët kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar menjëherë autoambula­ncën dhe Policinë. Pavarësish­t ndihmës së parë të dhënë në kohë për 27vjeçarin Lamaj, gjithçka ka qenë e kotë, pasi ai kishte marrë plagë të shumta në kokë dhe pjesë të trupit, çka i shkaktuan edhe vdekjen. Mësohet se kushtet e vështira ekonomike i kishin detyruar dy të rinjtë që të kërkonin skrap tek ish- uzina, veprim që e bënin thuajse çdo ditë, pavarësish­t rrezikut që iu kanosej. Në pamundësi për të gjetur një punë, ata e kishin të përditshme tentativën për nxjerrjen e skrapit, të cilën më pas e shisnin dhe me të ardhurat e saj siguronin bukën e familjes. Por dita e djeshme ka qenë fatale për ta, pasi vendi ku po ndërhynin është shembur papritur duke rënë nga një lartësi e madhe. Inertet që kanë rënë mbi ta iu shkaktuan plagë të rënda çka pak orë më pas i mori jetën 27- vjeçarit. Bluzat e bardha bënë të ditur se edhe gjendja e të riut tjetër është mjaft e rëndë dhe ende nuk dhanë garanci për jetën e tij. Sipas tyre, ai ka pësuar plagë të rënda në trup dhe kokë dhe nga ato i rrezikohet edhe jeta. Veç tyre, pak metra më tej mësohet se kanë qenë edhe banorë të tjerë të ardhur nga fshatrat përreth, po për të mbledhur skrap. Disa prej tyre janë marrë në pyetje, nga ku kanë deklaruar se kishin parë teksa u shemb krejt papritur një masiv dhe dy të rinjtë që kishin rënë bashkë me të. Pavarësish­t ndërhyrjes së tyre të menjëhersh­me, është dashur kohë të largohej masivi i inerteve dhe të nxirreshin prej saj dy të plagosurit rëndë. Ata u transportu­an drejt Tiranës, por 27jeçari Lamaj nuk arriti dot të shpëtonte.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania