Panorama (Albania)

Moda në qytet, fshat e plazh nga revista "Ylli"

-

Në revistat "Ylli", apo "Shqiptarja Sot", që kushtonin 20 lekë, si ndër më të rëndësishm­et revista- popullore, ku krahas ngjarjeve politiko- sociale- kulturore, në faqet fundit ka pasur edhe pak modë, me skica, vizatime, deri në detaje, ku jepej mënyra e realizimit të një fustani, nga prerja, qepja dhe ngjyrat e preferuar. Modelet ishin projekte të Byrosë Teknike të NPV nga piktorë e modelistë të saj, që ideonin duke i shoqëruar edhe me kodin përkatës. Madje, deri edhe rroba pune e veshje për fshatin reklamohes­hin, por në këtë rast të modeluara nga specialist­ë të Byrosë Teknike të Bashkimit Qendror të Kooperativ­istëve. Pastaj veshja në plazh, nga fustanet te rrobat e banjës dhe këshillat në qepjen e tyre. Ja, disa modele:

Fustan i thjeshtë: Qepet me katër copa gjysmëvere­f. Rripat dhe pjesa e përparme bëhen me katër copa një ngjyrshe, ndërsa pjesët e tjera me copë me pika, vija apo lule të vogla

Rroba banjë dyngjyrësh­e: rrobave të banjës.

Fustan me kopsa deri në fund: Filetot mund të vihen në ngjyrë tjetër, që kombinon mirë copën e fustanit. P. sh bojë qielli me blu, rozë ose të bardhë me pika të kuqe, etj.

Fustan me tiranda: Në qoftë se fustani qepet me copë lisho, pjesët e tjera bëhen me pikë, katrore, ose me vija të përshtatur­a me ngjyrën e tij. Fund i thjeshtë: Qepet me poliestër, ose basme lisho ose me lule Fund veref: Qepet me copa të hedhura njëra mbi tjetrën, kopsa me dok, poliestër ose basmë. Pjesa lisho të ketë ngjyrën e vijave të pjesës tjetër të

 ??  ??
 ??  ?? Modelet që reklamohes­hin nga revistat “Ylli” e “Shqiptarja e Re”
Modelet që reklamohes­hin nga revistat “Ylli” e “Shqiptarja e Re”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania