Panorama (Albania)

Meguajër- Dele Ali, Anglia marshon me... kokë

Pikford monumental, ndal ëndrrën e Suedisë së trembur

-

Kejn mund të pushojë, kjo Angli mund të fitojë edhe pa numrat e tij. Lisat suedezë u prenë.

Dhe të mendosh që ndodh me goditjet me kokë. Meguajër dhe Dele Ali shuajnë ëndrrat e skuadrës që ka shuar më parë ato të Holandës, Italisë, Gjermanisë dhe Zvicrës. Fantastik Eshli Jang, madhështor Pikford. Kejn shërbeu vetëm si ndihmës. Është një fitore skuadre. Kështu Anglia shkon për herë të tretë në historinë e saj në gjysmëfina­le. Në të parën, atë të vitit 1966 në shtëpi, shkuan deri në fund. "Football is coming home" oshtiu sërish në Samara. Por, a do të këndohet deri në fund? Të shohim...

- Ndërkohë, deri tani "Luanët" kanë treguar forcë dhe klas. Në këtë çerekfinal­e bënë edhe një shfaqje pjekurie, duke fituar pa u munduar shumë kundër një skuadre sinqerisht modeste. Në pjesën e parë, ndeshja ishte duke fituar Oskarin për mërzinë. Ritëm i ngadaltë është pak ta thuash, sepse skuadrat më shumë sesa të përqendrua­ra, ishin statike. Tentativa e parë e goditjes erdhi nga Klaeson, rastësisht një prej më aktivëve: jashtë! Kur provoi edhe Kejn ( godet lart), Anglia nisi ngadalë që të marrë zotërimin e topit dhe të ndeshjes. Dhe në minutën e 30- të, pas goditjes së këndit të ekzekutuar nga Jang, gjiganti Herri Meguajër gjeti një shteg në pyllin e verdhë, goditja me kokë e të cilit u ndal në rrjetë. Dhe në fund, pas një reagimi të vakët të vikingëve, "Luanët" rrezikuan të shënonin edhe golin e dytë me të pafatin Sterling, i cili shpërdoroi një rast të artë në zonë, duke u ngatërruar pas një krosimi të Hendersoni­t.

Nga mërzia te Meguajër Nga drithërima­t në triumf

- Pjesa e dytë, për fat ishte më e gjallë. Suedia kërkoi të befasonte menjëherë Anglinë, por fantastiku Pikford i mohoi fes- tën Bergut. Por në minutën e 59- të, Dele Ali, pas një aksioni të zgjatur anglez nisur nga Jang, sërish me kokë mposhti Olsenin. Në këtë pikë, nordikët provuan me të vërtetë të sulmonin, edhe duke rrezikuar, por gjetën përballë murin e ngritur nga Pikford, i cili i preu rrugën fillimisht një goli të sigurt të Klaesonit ( më i mirë për të tijtë) dhe më pas një gjysmërove­shate të Bergut. Në fund, pak më shumë nervozizëm, por që nuk rezervon asnjë surprizë dhe në vërshëllim­ën e trefishtë të Kapiersit, nis festa angleze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania