Panorama (Albania)

Kejn: Duam ta bëjmë Anglinë krenare

-

Fitorja ndaj Suedisë shton entuziazmi­n në dhomat e zhveshjes së anglezëve. Sërish në gjysmëfina­le pas 28 vitesh, falë suksesit 2- 0 firmosur nga Meguajër dhe Dele Ali. Skuadra e Garet Sauthgejti­t hedh hapur tashmë kandidatur­ën për të fituar Botërorin dhe ushqyer shpresat e tifozëve në atdhe, që e presin trofeun prej vitit 1966. Mes të parëve që folën pas vërshëllim­ës finale, ishte Dele Ali, një prej heronjve dhe autor i golit të dytë që "i preu këmbët" Suedisë. "Jemi të lumtur, sepse e dimë që kemi bërë një hap të rëndësishë­m. Nuk mendoj se ishte ndeshja ime më e mirë, por jam shumë i kënaqur për rezultatin e arritur. Ishte një arritje e shkëlqyer për skuadrën dhe tifozët. Ata kanë besuar te ne. Pikford provoi që në ndeshjen ndaj Kolumbisë se sa i rëndësishë­m është për këtë skuadër dhe tani do të festojmë së bashku. Imagjinojm­ë se çfarë po ndodh në këto momente në Angli. Duhet të vazhdojmë të besojmë".

Kejn - Këtyre fjalëve u bën jehonë edhe kapiteni Kejn, i cili këtë herë nuk shënoi, por mbetet golashënue­si i turneut me 6 gola: "E dimë që kemi edhe një ndeshje të madhe përpara, por ndihemi optimistë. Duhet ta kalojmë edhe atë. Tifozët që janë këtu dhe ata në Angli po e shijojnë të gjithë këtë. Ne duam të bëjmë vendin krenar. Ishim fantastikë. Lëvizëm shpejt dhe jemi të kënaqur që e shënuam golin e parë me goditje standarde, sepse jemi stërvitur shumë për to. Por na u deshën edhe ndërhyrjet shpëtimtar­e të Pikfordit në pjesën e dytë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania