Panorama (Albania)

Skolari e sulmon, Nejmar: Nuk e di a do gjej forcë

-

Nejmar nuk ka më forcë për të vazhduar të luajë futboll, por Felipe Skolari e "shtyn" drejt greminës. Ish- trajneri i Brazilit thotë se ai nuk është në nivelin e Ronaldos dhe Mesit.

Nejmar- "Mund të them se ky është momenti më i trishtuar dhe më i vështirë i karrierës sime. Dhimbja është shumë e madhe sepse e dinim që mund të arrinim atje, sa më larg. Ne kishim kualitetin dhe gjithçka duhej për të shkuar më tej dhe për të bërë histori. Por nuk ishte këtë herë kjo kohë. E kam shumë të vështirë për të gjetur forcën të luaj sërish futboll, por jam i sigurt se Perëndia do të më japë forcë të mjaftueshm­e për t'u përballur me gjithçka. Unë nuk do të ndalem kurrë së falënderua­ri Perëndinë, edhe në humbje. Sepse e di që rruga e saj është më e mirë sesa ajo imja. Jam shumë i lumtur që isha pjesë e këtij ekipi dhe krenar për të gjithë tifozët që na mbështetën. Ne e ndërpremë ëndrrën për të vazhduar, por tifozët nuk do të largohen kurrë as nga mendja dhe as nga zemra", ka shkruar "O'Ney".

Skolari- Jo. Nejmar, ti nuk do të jesh kurrë Pele. Mendime dhe fjalë nga Felipe Skolari, një trajner i cili nga Botërorët dhe nga kampionët merr vesh... Është i fundit që e ka ngjitur Brazilin në majën e botës dhe që ka drejtuar kampionë si Ronaldo, Ronaldinjo dhe Rivaldo. "Nejmar nuk ka nevojë për këshillat e mia. Ai e di shumë mirë se ku duhet të përmirësoh­et për të arritur nivelet e larta. Sigurisht që Nejmar është një lojtar i mirë, por nuk është kurrë në nivelin e Pelesë. Por as në atë të Mesit dhe Ronaldos", thotë fillimisht Skolari.

E ardhmja- Fjalë shumë të rënda, por që kanë një shpjegim teknik. "Nejmar në vitet e fundit është përmirësua­r shumë nga ana e lojës me dhe për shokët. Qëndron mirë në fushë, por është ende shumë larg Ronaldos dhe Mesit. Por ka akoma kohë për t'i arritur ata. Mendoj se për një ose 2 vite mund të jetë lojtari më i mirë në botë, por mos e krahasoni me Pelenë. Ai ishte i pakapshëm dhe i papërsërit­shëm për atë që bënte në fushë. Pele nuk i vjen më futbollit brazilian", sqaron ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania