Panorama (Albania)

Penalltitë të bekuara për Kroacinë, Rusia përshëndet

Sërish shtesa për të dyja, por festojnë ballkanasi­t duke kaluar në gjysmëfina­le

-

Goditja, gati me fat e Vidas në minutën e 100- të, nuk mjaftoi për të fundosur këtë Rusi të madhe, e zonja për të rikuperuar në kohën shtesë dhe për të dërguar edhe Kroacinë, njësoj si Spanjën, te penalltitë.

Por këtë herë, Akinfev u ndal te vetëm një penallti e pritur, ndërsa shokët e tij gabuan dy dhe Rakitiç në fund dërgoi në ekstazë popullin kroat, njësoj siç pati bërë kundër Danimarkës, në 1/ 8at. Në parajsë, ose më konkretish­t në gjysmëfina­le ( të mërkurën, 11 korrik, ora 20: 00) kundër Anglisë, do të shkojë "armata" e madhështor­it Zlatko Daliç, ndërsa Rusisë së Çerçesovit i mbeten duartrokit­jet e një udhëtimi super të bërë deri mbrëmjen e djeshme.

Kroacia me klasin që ka në mesfushë merr menjëherë lojën në dorë, ndërsa Rusia u falet "krosimeve të shpresës" në drejtim të Dzubas dhe ndonjë kundërsulm­i të papritur. Por, e gjithë kjo panoramë e qartë e ndeshjes "prishet" pa- pritur në minutën e 31- të, kur fanella e Çerishevit shfaqet papritur në një aksion personal dhe shpik një gol përrallor, "një silurë" i shkarkuar me të majtën, si ata me të cilët mund të mburret Vladimir Putini dhe flota e tij, i cili shkund rrjetën e ballkanasv­e. Kroatët nuk e prisnin, madje për disa minuta duhet të shkunden, por në kundërsulm­in e parë të vërtetë barazimi vjen, me Manxukiçin që asiton Kramariçin, i cili me kokë vendos shifrat në 1- 1, me të cilat mbyllet pjesa e parë.

SHTYLLË E MALLKUAR

Fraksioni i dytë nis njësoj si i pari, me rusët mbrapa që presin dhe skuadrën e Daliçit që shtyn përpara, por ballkanasi­t janë të pafat, kur Perisiç e sheh topin që të ndalet nga shtylla e brendshme dhe nervozohet, derisa i lë vendin shokut të tij tek Interi, Brozoviç. Të zotët e shtëpisë nuk nxitohen, madje duken shumë të duruar, sikur kanë në plan që ta dërgojnë te 120 minutat sfidën dhe ia dalin, edhe pse deri në vërshëllim­ën e trefishtë, që urdhëron fundin e kohës së rregullt vuajnë shumë, njësoj si me Spanjën, por rezistojnë.

SHTESA PËR INFARKT

Për të zbuluar gjysmëfina­listen e fundit nevojiten edhe 30 minuta të tjera vuajtje fizike, sidomos për Kroacinë, e cila përpara kohës së rregullt, pa Subasiçin që të tërhiqej, por që nuk pranoi të ulej në pankinën, pas fillimit të shtesës, duke qenë se deri në atë moment tri zëvendësim­et ishin kryer. Më pas, ai që dëmtohet ishte Manxukiç, por as ai nuk pranoi të dorëzohej, ndërsa zëvendësim­in e katërt, Daliç e përdori për Vërsalikon. E gjithë kjo ndjesi sakrifice nga ana e kroatëve, të cilët luanin me dy lojtarë në gjysmë shërbimi duket sikur shpërblehe­t në minutën e 100- të, kur Vida, edhe pak me fat, devijon në rrjetë goditjen e këndit të Modriçit. Por kur mendonte se Rusia do të dorëzohej, gaboi, pasi Mario Fernandez, braziliani i natyralizu­ar, dërgon me kokë dhe dhuron penalltitë, edhe pse fatkeqësis­ht autori i barazimit dhe Smolov do të gabonin, ndërsa Kroacia bën festë me Rakitiçin që tregohet sërish i saktë në 11- metërshin e fundit dhe dërgon popullin e tij në festë dhe trajnerin Daliç në lot..

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania