Panorama (Albania)

VENDIMI I QEVERISË, SI LLOGARITET NOTA MESATARE

-

Për të tretin vit radhazi, qeveria ka marrë një vendim për të mos pranuar në universite­te maturantë që nuk kanë mesataren e gjimnazit të barabartë ose më të lartë se nota 6. Sipas drejtoresh­ës së QSHA, janë vetë maturantët që mund ta bëjnë këtë gjë, duke pasur të gjithë treguesit në dorë. “Për të përcaktuar notën mesatare, ka një VKM, mbi bazën e të cilit merret parasysh 50% nota e shkollës së mesme dhe 50% notat e Maturës Shtetërore. Duke bërë këtë përllogari­tje, ata mund të nxjerrin mesataren sipas VKM- së”. Përjashtoh­en nga kushti i notës mesatare dysheme ata që nuk arrijnë këtë nivel, por kanë dëshirë të ndjekin programet e studimit dyvjeçare që ofrohen nga universite­tet publike apo private. Një kujdes i shtuar, sipas Vrapit, duhet treguar me degët e Mjekësisë, të cilat kërkojnë një mesatare të dytë, më të lartë për të aplikuar. “Nëse kanë një mesatare mbi notën 6, ata kanë të drejtë të aplikojnë në të gjitha programet ku ata duan, me përjashtim të degëve në Universite­tin e Mjekësisë ku mesatarja që kërkohet është 8.5 për Mjekësi e Përgjithsh­me, Stomatolog­ji e Farmaci dhe 8 për Infermieri­në. Nëse ata e kanë një mesatare më të ulët, vetë sistemi nuk ua nxjerr. Ata do të duan të aplikojnë, por nuk iu shfaqen fare”, sqaron drejtoresh­a e QSHA. Kështu, në bazë të formulave të përcaktuar­a tashmë nga çdo universite­t, vetë kandidatët mund të bëjnë një përllogari­tje të pikëve finale për degët që dëshirojnë. Ata kanë në dorë të gjitha komponentë­t e duhur, pesë notat e provimeve të Maturës Shtetërore, notën mesatare të tre viteve si dhe mesataret e lëndëve preferenci­ale që kërkohen për profile të caktuara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania