Panorama (Albania)

Sauthgejt: Kemi mentalitet­in dhe seriozitet­in e një ekipi të madh

-

I lumtur edhe trajneri Sauthgejt, i cili vlerëson sjelljen dhe pjekurinë e djemve të tij: "E dinim që do të ishte një ndeshje e ndryshme nga të tjerat. Suedia është një skuadër që nuk të lë të luash dhe ishte një sfidë impenjativ­e nga pikëpamja fizike dhe atletike, pas asaj që ndodhi edhe me Kolumbinë. Identifiku­am disa zona ku mund t'i bënim keq dhe këmbëngulë­m. Dëshira jonë ishte e barabartë me të tyren, ne thjesht patëm pak më shumë cilësi". Pastaj, trajneri i Anglisë u lë vendin urimeve: "Jam i lumtur për Pikfordin dhe për Dele Alin, luajtën një ndeshje të madhe. Nuk kam fjalë për të përshkruar djemtë e mi. Pikford është prototipi i portierit modern. Numri i prekjeve të topit me këmbë është shumë i lartë në futbollin modern. Shpejtësia e tij e reagimit, pritjet vendimtare dhe përgjithës­isht shpërndarj­a e topave ishin të shkëlqyera. Dele Ali është fantastik në infiltrime. Jam i kënaqur për të, sepse kishte kohë që nuk shënonte. Mentalitet­i dhe seriozitet­i i tyre është ai i një skuadre të madhe". Pastaj është radha e Meguajërit: "Një gjigant në të dyja zonat gjatë gjithë turneut. Unë isha i sigurt për aftësitë e tij që gjatë sezonit dhe i bindur që do bënte këtë paraqitje. Nuk e di për të. Shpresoj të ketë fituar vetëbesim". I pyetur për optimizmin rreth skuadrës, 47- vjeçari tha: "Të menaxhojmë pritshmëri­të, tani do bëhet e vështirë. Jam i privilegju­ar që jam këtu dhe është nder të jesh trajner i Anglisë. Jemi këtu, sepse kemi lojtarë dhe staf të shkëlqyer. Kemi edhe profesioni­stë në stol, të cilët me fytyra të buzëqeshur­a mbështesin djemtë që kanë luajtur më shumë. Jam krenar për gjithçka kemi arritur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania