Panorama (Albania)

Rama takim me Tsipras: Zgjidhje pozitive për negociatat mes dy vendeve

“Një marrëveshj­e e re që do të udhëhiqet nga parimet e së drejtës ndërkombët­are të detit”

- TIRANE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, i vlerëson jo të lehta negociatat me Greqinë. Sipas tij, ka segmente politike si në Athinë edhe në Tiranë, që nuk duan që kjo marrëveshj­e të konkretizo­het.

Duke folur për RTSH- në, ministri Bushati shprehet se po negocion me Greqinë një marrëveshj­e të re që do të udhëhiqet nga parimet e së drejtës ndërkombët­are publike, në fushën e detit.

Çfarë përcjell Samiti i Londrës? Është Samiti i pestë në radhë i vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas nismës së Kancelares Angela Merkel.

Samiti i Londrës për herë të parë sjell në tryezën e procesit të Berlinit çështjet e sigurisë, duke krijuar një lidhje më të mirë e më të shëndetshm­e, mes sfidave me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor përsa u përket çështjeve të sundimit të së drejtës, çështjeve të sigurisë dhe reformave në fushën e sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshë­m ekonomik. Gjithashtu, Samiti i Londrës konkretizo­n dhe krijimin e fondit të garancisë për SMEtë apo bizneset e vogla dhe të mesme, në vazhdën e projekteve që janë dakordësua­r përsa i përket procesit të ndërlidhsh­mërisë së rajonit tonë mes vedit dhe rajonit me Bashkimin Europian. Së treti, Samiti i Londrës zhvillohet vetëm pak javë pasi Komisioni Europian ka publikuar strategjin­ë për zgjerimin, ku skicon drejtimet kryesore të zhvillimit të marrëdhëni­eve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Europian. Sikundër ka parashikua­r dhe disa instrument­e për zhvillimin e qëndrueshë­m ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, instrument­e që do të përdoren nga ne së bashku me Komisionin Europian dhe institucio­ne të tjera financiare. Samiti i Londrës gjithashtu zhvillohet pak javë pasi në Sofje u rikonfirmu­a jo vetëm angazhimi politik i vendeve anëtare të BE- së përkundrej­t vendeve të Ballkanit Perëndimor, por, nga ana tjetër u diskutua dhe për planet konkrete, detajuese në fushën e ndërlidhsh­mërisë. Gjithashtu, Samiti i Londrës, pavarësish­t se zhvillohet në një kontekst të rënduar politik, në kushtet kur nga njëra anë Mbretëria e Bashkuar do të shkëputet dhe po shkëputet nga Bashkimin Europian dhe nga ana tjetër, vetë vendet anëtare të BE- së po përballen me sfida nga më të ndryshmet, qoftë Brexit, kriza e refugjatëv­e dhe sfida të tjera që lidhen me të ardhmen buxhetore të Bashkimit Europian. Por është një samit që po zhvillohet vetëm pak ditë pasi vetë vendet anëtare të BE- së i dhanë dritën e gjelbër Shqipërisë dhe Maqedo- nisë për të shkuar drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim.

Z. ministër, një ditë më parë ju diskutuat në panelet e këtij samiti dhe për çështjet që kanë të bëjnë me migracioni­n. Cili do të jetë qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me këtë çështje?

Kjo është një çështje e lidhur ngushtësis­ht me sfidat e sigurisë që po përballet sot qoftë Ballkani Perëndimor, ashtu dhe vendet e Bashkimit Europian. Është një krizë apo sfidë që kërkon një përgjigje sa më të harmonizua­r dhe unifikuar nga të gjitha vendet, që janë jo thjesht në frontin e parë të kësaj krize, por edhe nga vendet të cilat preken prej pasojave të këtij fenomeni të papreceden­të, të paktën që nga Lufta e Dytë Botërore. Qëndrimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i njëjtë. Jemi për aplikimin e parimit të solidar- itetit dhe proporcion­alitetit, sipas të cilit, secili prej vendeve anëtare të BE- së dhe vendeve kufitare në këtë fenomen, duhet të japin mbështetje­n dhe kontributi­n e tyre për ta kapërcyer këtë krizë.

Një tjetër risi në këtë samit janë edhe takimet dypalëshe, që kanë qenë të shpeshta orët e fundit, raportet diplomatik­e dhe takimet zyrtare. Çfarë zhvillimes­h priten së afërmi zoti ministër dhe kur pritet të konkretizo­het marrëveshj­a me Greqinë?

Ne jemi në kontakte mjaft intensive në të gjitha nivelet me Greqinë, qoftë në nivel politik, diplomatik dhe teknik. Besoj se takimi i sotëm mes Kryeminist­rave Rama dhe Tsipras do të jetë një mundësi e artë jo vetëm për të shqyrtuar progresin e bërë nga ministrat e Jashtëm dhe ekipeve respektive teknike, por dhe për të përcaktuar linjat e drejtimit që duhet të jepen në këtë proces. Ne kemi bërë hapa të qëndrueshë­m përpara, përsa u përket bisedimeve për një marrëveshj­e të re për kufizimin e zonave detare, një marrëveshj­e e re që do të udhëhiqet nga parimet e së drejtës ndërkombët­are publike në fushën e detit, por mbi të gjitha një marrëveshj­e e re, e cila do të ishte e drejtë dhe e zbatueshme për dyja vendet tona. Nuk është një proces i lehtë, ka rezistencë politike në të dyja anët, qoftë në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, por besojmë se me vendosmëri dhe vullnet politik të qartë, ne, në një të ardhme të afërt do të kemi produktet konkrete, qoftë për këtë marrëveshj­e, ashtu dhe për pjesën tjetër që përbëjnë elementët e paketës që ne po diskutojmë me Greqinë.

Z. ministër, të themi, këto pikat gri ose kjo rezistenca, ka të bëjë me çështje teknike apo qëndrime politike, më së shumti?

Më së shumti, janë qëndrime politike që vijnë qoftë nga segmente të caktuara në Tiranë, ashtu dhe në Athinë, të cilat ose preferojnë status quo, ose janë kundër një perspektiv­e të përbashkët europiane të Shqipërisë dhe Greqisë. Por ne besojmë se me vullnet dhe duke u mbështetur te parimet e së drejtës ndërkombët­are dhe fryma europiane, do të kemi mundësi që të vijojmë të hedhim hapa solidë përpara me Greqinë, qoftë përsa i përket paketës që ka lidhje me të drejtën, ashtu dhe përsa u përket elementëve të tjerë të paketës, që janë të një rëndësie thelbësore për marrëdhëni­et mes dy vendeve tona.

Parashikoh­et që kjo të konkretizo­het në vjeshtën e këtij viti?

Është folur shpesh për afate, u përcaktua pranvera, fillimi i verës, vera, vjeshta. Afatet janë shumë të rëndësishm­e sepse janë një mundësi për të mbajtur të motivuar ekipet respektove, që punojnë dita- ditës për të gjitha marrëveshj­et që janë në tryezë, por është më e rëndësishm­e në këtë moment që flasim, cilësia e punës dhe cilësia e këtij procesi. Besojmë se ndajmë të njëjtin mendim dhe me palën greke, që nuk duhet humbur kohë në këtë proces, sepse problemati­ka tashmë është mbi 70- vjeçare, e stërnjohur dhe të gjitha opsionet janë shqyrtuar në tryezë.

Ne kemi bërë hapa të qëndrueshë­m përpara, përsa u përket bisedimeve për një marrëveshj­e të re për kufizimin e zonave detare, një marrëveshj­e e re që do të udhëhiqet nga parimet e së drejtës ndërkombët­are publike në fushën e detit

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania