Panorama (Albania)

Premtonin ndërmjetës­im në gjyqe, pranga policit e avokatit

Kërkonin 2 mijë euro për ndërhyrje te gjyqtari e prokurori

-

Një polic i trupës së shërbimit në sigurinë e Gjykatës së Durrësit dhe një avokat i Dhomës së Avokatisë Tiranë, janë arrestuar dje nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Dy të arrestuari­t dyshohet se premtonin ndërmjetës­im te gjyqtarët e prokurorët për palët në proces hetimi apo gjykimi, duke kërkuar shuma që shkonin deri në 2 mijë euro. Në një njoftim për shtyp, Gjykata e Durrësit tha se ndalimi i tyre është iniciuar nga vetë Gjykata. Pasi administra­ta e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës u vu në dijeni të abuzimit, që kryhej në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të ndryshëm, duke u premtuar zgjidhje të çështjeve gjyqësore në këmbim të përfitimev­e monetare, u denoncua në organet për- katëse inspektori Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës Policie, me detyre trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës. Vetë kryetarja e Gjykatës, Joana Qeleshi, inicioi procedimin penal, duke bërë kallëzim për veprimtari­në e paligjshme që dyshohej se kryente punonjësi i policisë Haki Dyli, në mash- trim të qytetarëve dhe në dëm të drejtësisë. “Nga praktika e ndjekur, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës dënon me forcë këtë veprim të ulët të punonjësit të Policisë dhe çdo rast të ngjashëm me të, duke treguar vendosmëri në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtje të shtetit të së drejtës”, tha dje Gjykata e Durrësit.

ARRESTIMET Burime nga Ministria e Brendshme thanë se SHÇBA bëri ekzekutimi­n e urdhrave të ndalimit të Prokuroris­ë së Durrësit, duke vënë në pranga inspektori­n e Policisë, Haki Dyli, 60 vjeç dhe avokatin Devis Qana, 40 vjeç, për veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Urdhrat e ndalimit u firmosën nga Prokuroria pas një hetimi disamujor në ngarkim të dy personave, të cilët janë mbajtur në vëzhgim me metodat speciale. Ende nuk dihet se në sa raste kanë ndërhyrë me pretendim ndërmjetës­imin në çështje penale dhe sa para mund të kenë përfituar në këtë formë. “Ndalimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi penal nisur disa muaj më parë, për veprën penale ‘ Ushtrim i ndikimit të paligjshëm, ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’. Pas një hetimi me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtari­a e kundërligj­shme. Të dy këta shtetas, dyshohet se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, u premtonin palëve në proces hetimi dhe gjykimi favorizim përmes ndikimit me forma antiligjor­e. Në këmbim të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te gjyqtarë e prokurorë, ata kërkonin shpërblime monetare që varionin deri në 2 mijë euro. Hetimet po vijojnë për të zbardhur të tjera detaje”, tha dje Ministria e Brendshme.

 ??  ?? Gjykata e Durrësit
Gjykata e Durrësit
 ??  ?? Joana Qeleshi, kryetarja e Gjykatës së Durrësit
Joana Qeleshi, kryetarja e Gjykatës së Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania