Panorama (Albania)

Anëtari i Gjykatës së Lartë u filmua duke shkëmbyer para me gruan e të kërkuarit

KOMISIONI I VETINGUT PUBLIKON PROVAT: ADMIR THANZA KONTAKTOI ME ISH- KREUN E HIPOTEKES, I SHPALLUR NE KERKIM

- ERALD DELIU

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, duket se është drejt shkarkimit, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it gjeti probleme të rënda në të paktën dy nga tri kriteret e rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e.

Në seancën e djeshme dëgjimore, gjyqtari ishte prezent me avokatin e tij Thedori Sollaku. Mirëpo, asgjë nuk ka shkuar në favor të gjyqtarit, i cili përveçse ka fshehur një dënim në Itali dhe ka probleme me pasurinë, rezulton i papërshtat­shëm për detyrën, pasi ka qenë nën hetim dhe ka pasur edhe kontakte me persona të botës së krimit. Seanca dëgjimore drejtohej nga Olsi Komici, relator ishte Lulëzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi. Menjëherë relatori i çështjes, pasi relatoi hetimin e thelluar të pasurisë, u ndal te kontrolli i figurës, ku vuri në dukje se subjekti Admir Thanza ishte i papërshtat­shëm për detyrën e gjyqtarit. Ai ka qenë nën hetim për korrupsion në vitin 2016 dhe ka pasur lidhje me një person të shpallur në kërkim, i cili rezulton se ka qenë regjistrue­s i Shkodrës, shtetasi SH. B.. Thanza është takuar me bashkëshor­ten e regjistrue­sit në Tiranë dhe është filmuar të shkëmbejë para, sipas KPK- së.

KONTROLLI I FIGURËS Sipas raportit të DSIK- ut, gjyqtari Thanza është i papërshtat­shëm për detyrën. Thanza nuk ka deklaruar me vërtetësi një procedim penal të ngarkuar ndaj tij për korrupsion pasiv dhe aktiv të funksionar­ëve që ushtrojnë detyra publike. Kjo çështje rezulton që të jetë pushuar më 29 korrik 2016. Gjithashtu, ai nuk e ka plotësuar me korrektesë formularin përkatës, pasi nuk ka deklaruar kontakte të papërshtat­shme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Ky veprim, sipas KPK- së, e ngarkon subjektin me përgjegjës­i për plotësim të pasaktë dhe të pavërtetë të formularit. Kështu, DSIK- u ka konstatuar papërshtat­shmëri të subjektit për të vazhduar detyrën. Por ky raport është kundërshtu­ar nga gjyqtari Admir Thanza. Ai i vlerëson gjetjet e DSIK- ut si të pabazuara, pasi nuk ka pasur kontakte me persona të papërshtat­shëm. Sa i përket këtij rasti, avokati i gjyqtarit, Theodori Sollaku, tha në seancë se bëhej fjalë për një takim të zotit Thanza me bashkëshor­ten e një miku të tij të vjetër, të identifiku­ar me inicialet Sh. B.. Ai ka qenë regjistrue­s në Shkodër dhe në vitin 2016 ka qenë nën hetim për korrupsion dhe i shpallur në kërkim. Thanza, sipas Sollakut është takuar në një kafe në Tiranë me bashkëshor­ten e këtij shtetasi, e cila ishte nën hetim gjithashtu, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm, por nuk ka pasur kontakte me të. Në këtë mënyrë, avokati shpjegoi edhe pse Thanza ka qenë nën hetim për korrupsion, çështje kjo që u pushua nga prokurori Kostaq Beluri. Mirëpo, gjetjet e KPK- së thonë ndryshe. Bashkëshor­tja e Sh. B., pasi ka takuar Thanzën në vitin 2016 në një lokal në Tiranë, ka telefonuar personin nën hetim dhe është shprehur se “pallati kushton 50 mijë euro”. Prokuroria e Shkodrës nisi hetimet për gjyqtarin, por për moskompete­ncë e kaloi dosjen në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, e cila pas dy muajsh e pushoi atë, duke mos administru­ar si provë një video ku shihet se gjyqtari shkëmben para me shtetasen L. H.

INTEGRITET­I Gjatë fazës së hetimit të KPK- së u konstatua se, sa u përket dhuratave, ai ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë dhuratë, as ai, as familjarët e tij. Gjithashtu ka deklaruar se nuk ka marrë dhe as nuk i janë premtuar dhurata nga persona që mund të kenë qenë palë ose subjekt i vendimmarr­jes së tij si gjyqtar, apo të kenë qenë të interesuar për çështjet, qoftë drejtpërdr­ejt apo në mënyrë të tërthortë. Mirëpo, sipas KPK- së ekziston një kontratë dhurimi me datë 22 prill 2017, ku rezulton se shoqëria C... SHPK i ka dhuruar gjyqtarit një garazh në qytetin e Shkodrës. Kjo shoqëri ka qenë edhe në një çështje të vitit 2017, ku zoti Admir Thanza ka qenë relator i dosjes. Kjo çështje është mbyllur më 6 mars 2018. Rrjedhimis­ht rezulton, sipas KPK- së, se ka mospërputh­je nga ana e deklarimev­e të zotit Thanza dhe verifikime­ve të KPK- së. Nuk është përmendur, qoftë edhe formalisht, ky akt- dhurimi. Në lidhje me garazhin, Thanza pretendon se e ka blerë që në vitin 2000, por për shkak të mangësive në dokumentac­ion, nuk ka mundur dot ta regjistroj­ë në Hipotekë. Për këtë arsye, ai ka bërë një akt- dhurimi me kompaninë disa vite më vonë, pra në vitin 2017, në mënyrë që ta regjistron­te në Hipotekë.

 ??  ?? GJYQTARI ADMIR THANZA, DJE NE SEANCEN DEGJIMORE
GJYQTARI ADMIR THANZA, DJE NE SEANCEN DEGJIMORE
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania