Panorama (Albania)

Prokurori Beluri pushoi hetimet për Thanzën

“Nuk administro­i provat filmike dhe nuk autorizoi përgjimet”

-

Edhe pse nuk kishte probleme me pasurinë, prokurori i Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Kostaq Beluri, duket se nuk do ta ketë aspak të thjeshtë të kalojë në sitën e vetingut. Problem për të janë bërë aftësitë profesiona­le, ku Beluri rezulton se ka pushuar në mënyrë të dyshimtë një hetim për korrupsion, nisur ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Beluri ishte dje në seancë dëgjimore përballë trupës së KPK- së, të përbërë nga kryesuesi Olsi Komici, relatore Brunilda Bekteshi dhe anëtar Lulëzim Hamitaj. Prokurorit iu përmend nga relatorja rasti i hetimit të gjyqtarit Thanza, nisur fillimisht nga Prokuroria e Shkodrës. Sipas relatores, prokurori Beluri nuk ka ndërmarrë hapa të mëtejshme hetimore për t’i shkuar deri në fund dosjes në fjalë. Më konkretish­t, bëhet fjalë për një procedim penal për korrupsion të nisur ndaj ishregjist­ruesit të Shkodrës Sh. B. në vitin 2016. Ky person gjendej jashtë shtetit, ndërsa bashkëshor­tja e tij L. H. u vu nën hetim nga Prokuroria për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që kryejnë funksione publike. Sipas KPK- së, kishte dyshime se L. H. po takohej në atë kohë me prokurorë e policë për të penguar arrestimin e të shoqit. Në një nga këto takime, L. H. e cila ishte nën vëzhgim dhe përgjim, takohet me gjyqtarin Thanza në Tiranë. Duke iu referuar materialev­e të dosjes, Bekteshi shpjegoi se L. H ishte mbajtur nën vëzhgim dhe filmuar nga Forca Operaciona­le e Policisë së Shtetit, teksa takohej me gjyqtarin Admir Thanza. Ajo është parë të shkëmbejë para në atë takim, ndërsa pas tij, ka telefonuar një person, që rezulton se është SH. B., ku i thotë se “Pallati kushton 50 mijë euro”. Në kushtet ku kishte pamje filmike dhe dyshime të arsyeshme se gjyqtari i Gjykatës së Lartë mund të ishte i përfshirë në korrupsion, Prokuroria e Shkodrës e dërgoi në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dosjen, duke shpallur moskompete­ncë. Dosja i kaloi prokurorit Beluri, i cili vendosi të pushonte hetimet.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka konstatuar se në rastin e mësipërm nuk ka pasur hetime të thelluara, nuk ka pasur asnjë ballafaqim mes deklarimev­e të shtetases L. H. me personat e tjerë. Në këto kushte, biseda telefonike se vlera e pallatit ishte 50 mijë euro del e pakuptuesh­me,” shtoi ajo. Prokurori Beluri u përpoq të mbrohej në seancë, duke thënë se ai nuk kishte dorë në hetimet proaktive.

“Elementi kryesor për sigurimin e provës në rastet e korrupsion­it është hetimi proaktiv. Prokuroria e Shkodrës është përpjekur të bëjë hetim proaktiv, por në fund ajo dhe Policia kanë vendosur të mos ndërhyjnë në kushtet e flagrancës”, tha Beluri. “Në kushtet kur nuk mund të bëhej më hetim proaktiv pasi kishin kaluar dy muaj, unë kam bërë vlerësimin e atyre provave që kisha në dosje dhe gjykoj se kam bërë një vlerësim objektiv,” shtoi ai. Këto shpjegime nuk e bindën shumë trupën gjykuese të KPK- së, por as edhe vëzhguesin ndërkombët­ar. Vendimi për Belurin u la më 12 korrik.

 ??  ?? Prokurori Kostaq Beluri
Prokurori Kostaq Beluri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania