Panorama (Albania)

Berisha: Ditë e zezë, Shqipëria i dorëzon detin dhe nderin Greqisë

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha e ka cilësuar takimin mes Kryeminist­rit Rama dhe homologut të tij grek, Aleksis Tsipras, një ditë të zezë për kombin shqiptar. Në një reagim në “Facebook”, Berisha ka deklaruar se Shqipëria po dorëzon detin në marrëveshj­en që po nënshkruan me Greqinë. Sipas ish- Kryeminist­rit Berisha, i cili është edhe një nga kritikët kryesorë të marrëveshj­es mes Shqipërisë dhe Greqisë, qeveria shqiptare ka vendosur t’i falë 1200 km sipërfaqe deti shtetit grek. Për Berishën, ky copëtim i ri që po u bëhet territorev­e shqiptare është i dyti pas vitit 1913. “Ditë e zezë në historinë e kombit shqiptar! Shqipëria i dorëzon detin dhe nderin e saj Greqisë! Në Londër, Jorgo Zografi i dytë, Edvin Kristaq Rama në një akt madhor të tradhtisë kombëtare së bashku me Ciprasin e Greqisë vendos: Copëtimin e ri të dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare. Në këtë copëtim, të bazuar në një marrëveshj­e të përgatitur nga alfa tek omega në Athinë, Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe trilionë fuçi naftë dhe metër kub gazi, pra fushat e gazit dhe të naftës më të mëdha të Mesdheut”, shkruan Berisha. Për ish- Kryeminist­rin, përmes një marrëveshj­eje grabitqare Greqia do të zgjerojë ujërat e saj territoria­le me 12 km, ndërkohë që me Italinë dhe Turqinë ka firmosur vetëm për 6 km. “Sipas kësaj marrëveshj­e, në një akt grabitqar ndaj Shqipërisë, Greqia zgjeron ujërat e saj territoria­le nga 6 në 12 km, ndërkohë që me dy fqinjët e tjerë, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur për vetëm 6 km. Por përveç kësaj, Jorgo Zografi i dytë sot në Londër tradhton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët ‘ çam’ dhe ‘ Çamëri’ dhe, si njëri nga armiqtë më të egër në historinë kombëtare të shqiptarëv­e, ai shkelmon mbi historinë, sakrificën, gjenocidin e çamëve dhe Çamërisë martire. Kjo ditë e zezë fton shqiptarët t’i tregojnë një minutë e më parë vendin e merituar Jorgo Zografit të dytë dhe ta hedhin në koshin e plehrave të tradhtarëv­e të kombit shqiptar”, shprehet Berisha.

 ??  ?? Sali Berisha
Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania