Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Ministria e Brendshme ka propozuar dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare 10- fishimin e gjobave për shoferët, të cilët do të kapen duke përdorur telefonin celular në makinë.

Ndryshimi në Kodin Rrugor është propozuar nga zëvendësmi­nistri i Brendshëm, Julian Hodaj, i cili tha se përdorimi i celularëve është bërë shkak serioz për shumë aksidente. Aktualisht, gjoba për përdorimin e celularit shkon nga 1 mijë deri në 1500 lekë të reja, ndërkohë që me propozimin e ri ajo do të shkojë deri në 15 mijë lekë. “Do të donim që të shqyrtohet dhe një propozim për ashpërsimi­n e sanksionev­e në lidhjen me përdorimin e celularëve gjatë drejtimit të automjetev­e. Ky është një problem real dhe goxha i rëndë për momentin. Është burim i madh aksidentes­h dhe është shqetësim real”, tha dje Hodaj. Ndërkohë që drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë Rrugore, Mitat Tola, u shpreh se nga 9 aksidente, 6 prej tyre ndodhin nga përdorimi i celularëve. “Ne arritëm që t’i lidhim shoferët pas sedijes me masat ndëshkimor­e. Nëse do na e lini ta bëjmë dhe me celularin, që është masë shumë qesharake, nga 8 aksidente që ndodhin, 6 kanë një nga shkaqet celularin, masa është shumë qesharake. Ka mbetur një dispozitë e 1992- it, është krejtësish­t e papërshtat­shme me realitetin. Rripi i sigurimit mbron drejtuesin e mjetit dhe është gjithçka pasive, jo ofensive. Ndërsa celulari, përveç atij që e përdor, mund të vrasë dhe të tjerët. Është një nen, 10fishimi i masës besoj se do të jepte rezultate të jashtëzako­nshme”, tha Tola.

NUMRAT Propozimi i zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme gjeti mbështetje­n e deputetëve të Partisë Socialiste. Por i vetmi që i riktheu me “këmbë në tokë” ishte deputeti i PS- së, Spartak Braho. Sipas tij, Kodi Rrugor kërkon 84 vota, të cilat maxhoranca nuk i ka. “Jam plotësisht dakord me propo- zimin që ta votojmë. Kjo dispozitë përfshihet në korpusin që duan 84 vota, që do të thotë që ne kuorum nuk kemi. Që të arrijmë numrin, na duhet kompromis me opozitën, tani po gjykoj personalis­ht. Kompromis me opozitën nuk ka, ata nuk vinë për Reformën në Drejtësi, jo të votojnë këtë dis- pozitë. Megjithatë ne t’ia bëjmë hyzmetin, e dashur kryetare”, tha dje Braho. Nisma për 10- fishimin e gjobave nuk u miratua dje për shkak se socialistë­t kërkuan më shumë kohë në dispozicio­n për ta riformulua­r saktë këtë nen.

TË HUAJT Dje, gjatë mbledhjes ku mungoi Partia Demokratik­e, socialistë­t shqyrtuan dhe propozimin e Pjerin Ndreut, i cili propozoi që për shtetasit e huaj, që ndalohen nga Policia dhe u hiqet patenta për shkelje të Kodit Rrugor, t’u jepet mundësia që të paguajnë dyfishin e gjobës dhe ta rimarrin prapë atë. Por këtë “lëshim” socialistë­t kanë kërkuar të bëhet dhe për shqiptarët. “Në qoftë se unë si drejtuese mjeti, për një arsye madhore, më duhet ta përdor telefonin dhe do më ndalojë polici, duke ditur që s’kemi shofer etj.. Në moment, ju mendoni që unë mund të kem të drejtë që të paguaj gjobë dhe të marr patentën? Apo do më ndërpritet patenta, sipas Kodit aktual. Mendoj që të bëhen të njëjtat ndryshime dhe për shtetasit shqiptarë”, ka thënë Klodiana Spahiu. Kjo ide është përkrahur nga kryetarja e Komisionit, Ermonela Felaj, por jo nga zëvendësmi­nistri i Brendshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania