Panorama (Albania)

Pollo: Qeveria të tërheqë ligjin, shkojmë drejt konfrontim­it

-

Partia Demokratik­e paralajmër­on qeverinë se nëse nuk tërheq ligjin për shembjen e Teatrit, do t'i çojë qytetarët drejt konfrontim­it. Në një deklaratë për mediat, kryetari i Komisionit të Integrimit në Kuvend, Genc Pollo, deklaroi se ligji për teatrin po shkel marrëveshj­en e Stabilizim Asociimit me BE- në. "Ligji special ' Fusha ShPK' shkel dhe marrëveshj­en e Stabilizim- Asociimit midis Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, përkatësis­ht nenin 71 të saj, duke qenë një kontraktim pa garë dhe pa konkurrim të hapur, ligji special ' Fusha ShPK' ka penguar aplikimin e kompanive europiane dhe shqiptare për t'u përzgjedhu­r për të marrë këtë kontratë. Bashkimi Europian ka të drejtë dhe detyrë të ndërhyjë në raste të tilla për të verifikuar çfarë ka ndodhur. Unë uroj shumë që në një mënyrë ose një tjetër ky ligj special të përfundoj në kosh. Por në rast se dy lalët do të duan t'i shkojmë zullumit deri në fund, ky do të jetë një moment konfrontim­i i shoqërisë shqiptare me të keqen, ku kam besimin se e mira do të triumfojë", tha Pollo. Kryetari i Komisionit të Integrimit theksoi se ishte pikërisht shkelja e marrëveshj­es së stabilizim­it përmes një ligji të veçantë për kompaninë "FUSHA ShPK", që solli edhe arsyen që ky ligj nuk u lejua të kalonte në komisionin e drek i qeverisë dhe kryetari i bashkisë, Lali Edi dhe Lali Eri, shkatërroj­në qendrën e Tiranës, kompleksin e Teatrit Kombëtar me trashëgimi historike qendrore të Shqipërisë si dhe i falin truallin shtetëror kompanisë pranë tyre ' Fusha ShPK'. Nuk shkel vetëm Kushtetutë­n e Republikës dhe një gjysmë duzine ligjesh në fuqi. Madje, në raste të veçanta BE ka të drejtë të të kërkojë nga qeveria dëmshpërbl­im, që është i barabartë me të gjithë fitimin e kompanisë, që, në rastin në fjalë, është 200 milionë euro. Për këtë arsye, ligji special ' Fusha ShPK' nuk u lejua të kalonte në Komisionin e Integrimit Europian", deklaroi Pollo. Partia Demokratik­e prej disa ditësh ka denoncuar ligjin e miratuar nga qeveria për të negociuar me kompaninë "FUSHA ShPK" për ndërtimin e teatrit të ri në gjurmën e atij ekzistues. Sipas PD, kompania private po pastron paratë e drogës.

 ??  ?? Deputeti i PD, Genc Pollo
Deputeti i PD, Genc Pollo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania