Panorama (Albania)

Samiti i Singaporit, Tirana vlerësohet për menaxhimin e ujit

-

Një tjetër vlerësim ndërkombët­ar për transformi­min e kryeqyteti­t shqiptar. Këtë herë, në Samitin Botëror të Qyteteve 2018 që u mbajt në Singapor, Tirana është përzgjedhu­r si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres në menaxhimin e qytetit dhe ujit të pijshëm. Kreu i bashkisë, Erion Veliaj, ishte atje ku mbajti një fjalë mbi ndryshimet madhore që ka pësuar kryeqyteti në tre vitet e drejtimit të tij, veçanërish­t në menaxhimin e ujësjellës­it. “Jam shumë i lumtur që Tirana është vlerësuar jashtë mase në Samitin Vjetor të Qyteteve këtu në Singapor dhe njëkohësis­ht edhe në Samitin Vjetor të Ujit. Pra, për dy procese: në menaxhimin e qytetit dhe menaxhimin e ujësjellës­it, ku Tirana mori vlerësimin si një nga qytetet që ka bërë më shumë progres. Jam shumë i lumtur për gjithçka kemi arritur”. Por, lajmi më i mirë sipas Veliajt, është vlerësimi i Tiranës si një nga qytetet më inovatore, teksa shpreh indinjatën për ata që kundërshto­jnë idetë e tij. “Ndihem i keqardhur kur shikoj liderë të së kaluarës në Shqipëri, të cilët betohen se do prishin punët publike që janë bërë në Tiranë, si sheshi “Skënderbej”, apo se nuk do të lejojnë të bëhen punë të tjera publike si Teatri i ri Kombëtar. Sot Tirana ka këtë reputacion falë guximit që pati në vitet 20002011 dhe falë guximit të 3 viteve të fundit”, vuri në dukje kryetari, duke detajuar punën që do të bëjë vitin e fundit të mandatit e madje edhe për 4- vjeçarin e ardhshëm. “Mezi pres që këtë reputacion që Tirana ka ngritur këto 3 vite, ta vazhdojmë edhe këtë vit të fundit të mandatit, që pastaj në mandatin e ri, përveçse të ruajmë investimet që janë bërë, të vijojmë me investime të tjera, kryesisht në zonat rurale, atje ku ka më shumë nevojë”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania