Panorama (Albania)

Refuzimi i KPA, Gina e Gashi ankohen në Strasburg

Gjykata pranon të shqyrtojë ankimimin e dy prokurorëv­e të pezulluar

- Dritan Gina Rovena Gashi

Dy prokurorët e pezulluar, Dritan Gina dhe Rovena Gashi, i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgu­t me një ankimim për çështjen e tyre, pasi u rrëzuan edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga po ata vetë, Gjykata e Strasburgu­t ka pranuar të marrë në shqyrtim, nëpërmjet procedurës së njoftimit urgjent të autoritete­ve shqiptare dhe kalimit në seancë gjyqësore me prioritet, ankimin e prokurorëv­e Rovena Gashi dhe Dritan Gina, duke e regjistrua­r çështjen e tyre me nr. Nr. 29943/ 18 “Gashi dhe Gina kundër Shqipërisë”, dt. 27.06.2018. Dy prokurorët kanë ankimuar një seri proceduras­h ligjore, të ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, përfshirë edhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe Operacioni­n Ndërkombët­ar të Monitorim- it, si edhe të Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm. Duke qenë se çështja e procedurav­e të ndjekura nga Komi- sioni i Pavarur i Kualifikim­it janë objekt shqyrtimi i Gjykatës së Strasburgu­t, prokurorja Rovena Gashi i ka kërkuar zyrtarisht KPK- së që të pezullojë procedurat e mëtejshme të verifikimi­t, deri në vendimin përfundimt­ar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Prokurorët Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në aplikimin e tyre, i kanë argumentua­r Gjykatës së Strasburgu­t se institucio­net kanë dështuar që t’i sigurojnë një proces të rregullt ligjor, si gjatë procesit të rivlerësim­it, ashtu edhe në procesin penal. “Gjatë procesit të rivlerësim­it ( vetingut), subjektit Rovena Gashi nuk i është garantuar prej Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme, pasi në përbërje të trupës gjykuese të këtij subjekti, madje në pozicionin e Relatores, për 4 muaj ka qenë komisioner­ja S. Zh., e cila është në kushtet e konfliktit të hapur të interesit me prokuroren”, shkruhet në ankimim. Kujtojmë se Gashi dhe Gina janë shkarkuar nga Arta Marku, pasi janë nën hetim për deklarim të rremë dhe fshehje të të ardhurave. Mirëpo, ata vazhdojnë ende betejën kundër urdhrit të Markut.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania