Panorama (Albania)

BASHA PARALAJMËR­OI “TOYOTAT” ME EURO

- ERALD DELIU

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ditën e djeshme që të shpallë moskompete­ncë për padinë e deputetit Taulant Balla ndaj kreut të PD- së Lulzim Basha.

Deputeti i PS- së ka kallëzuar Bashën për “shpifje”, pasi ky i fundit, në një seancë parlamenta­re e ka lidhur deputetin me 3.4 milionë eurot e gjetura në dy automjetet “Toyota Yaris”. Në seancën e ditës së djeshme, deputeti Balla u paraqit me avokatin e tij, Eridjan Salianji, ndërsa Basha përfaqësoh­ej nga Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi. Vetë kreu i PD- së ndodhet jashtë vendit dhe nuk u paraqit në seancë. Mirëpo, kjo mungesë e Bashës bëri që deputeti Balla të fliste për mediat përpara se të niste seanca. Ai tha se ka dyshime që Basha i njeh dhe dy personat e shpallur në kërkim, si porositës të eurove. “Sikur i kisha premtuar publikut shpifjet e turpshme, por me dijeni dhe vetëpërfsh­irje të Bashës kundrejt meje lidhur me një aksion të suksesshëm, sot jemi te Krimet e Rënda, ku është faza e parë e apelimit gjyqësor, kujtoj që kam bërë edhe një kallëzim në Prokurori, nesër do i depozitojm­ë edhe shtesa të tjera, pasi ka elementë të rinj, që tregojnë që Basha ka pasur dijeni dhe i njeh personat në kërkim, por Basha ky qenka, bën shejtan budallain, heq një akuzë dhe shpifje dhe sot nuk është paraqitur për t’u përballur me mua për shpifjen. Nëse do të kishte burrëri, do të kishte qenë ai që do t’i drejtohej Prokuroris­ë, pasi në rast të dijenisë për një krim, është detyrim ligjor të shkojë në Prokurori. Thonë që ka ikur në SHBA, ku i sugjeroj nëse është atje për t’u fshehur, si në rastin e rrugës Durrës- Kukës nuk u paraqit asnjëherë dhe luajti me raportet mjekësore dhe vizitat jashtë vendit. Nëse është në Amerikë, të japë shpjegime në SHBA për aferën 500 mijë dollarëshe, me paratë ruse të sponsorizu­ar”, tha ai. Por ditën e djeshme në mbrëmje, Lulzim Basha u është përgjigjur me një deklaratë për mediat pretendime­ve të Ballës. Kryetari i PD- së beson se ankimimi i Ballës në gjykatën e gabuar është bërë në mënyrë të qëllimshme. Në një reagim bashkëngji­tur kërkesës për moskompete­ncë të padisë së depozituar nga Balla, kreu i PD- së ka hedhur dyshime edhe mbi veprimet e gjykatës. “Ankimimi në gjykatën e gabuar nga Taulant Balla të mos jetë bërë me disa qëllime. Zvarritjen e çështjes, krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar Kreu i PD- së, Lulzim Basha, paralajmër­oi mjetin tip “Toyota Yaris” me më shumë se 1 mln euro që do të mbërrinte në Shqipëri. Deklaratat e tij u bënë në sallën e Parlamenti­t, përpara se të zbuloheshi­n eurot e dyshimta. Ai madje implikoi drejtpërdr­ejt deputetin e PS- së, Taulant Balla, se ishte i lidhur me këtë sasi parash që vinte nga Gjermania. Disa ditë më pas, Policia e Durrësit njoftoi gjetjen e një sasie prej 3.4 mln eurosh në dy automjete “Toyota” të inbarkuara në një kamion. Katër persona u arrestuan, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. hetimin penal ndaj çështjes, ku akuzohet si i përfshirë dhe mashtrimin e opinionit publik. Duke vënë në dukje shpejtësin­ë me të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda trajtoi brenda 24 orëve kërkesën e Ballës, që nga procedura e regjistrim­it, marrja e saj në dorëzim nga kryetari i Gjykatës, hedhja e shortit dhe caktimi i gjyqtarit, marrja në dorëzim e dosjes nga gjyqtari i caktuar, shqyrtimi fillestar i saj, caktimi i seancës gjyqësore dhe përpilimi i aktit për procedurat e thirrjes së palëve në gjykim, Basha shprehet se “dëshiron të besojë që me këtë standard dhe shpejtësi maksimale, gjykata zbaton për çdo çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsion­in”, thuhet në njoftim. Pas shpalljes së moskompete­ncës, tashmë çështja kalon në Gjykatën e Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania