Panorama (Albania)

Grabisnin banesa në Gjermani e Francë, goditet grupi i shqiptarëv­e

-

Një operacion i përbashkët mes Gjermanisë, Francës e Shqipërisë, i koordinuar edhe nga Europol realizoi goditjen e një grupi kriminal shqiptarës­h, që vidhnin banesa në Gjermani dhe Francë. Mësohet, se pjesë e këtij grupi janë mbi 40 persona dhe dëmi që kanë shkaktuar është rreth 500 mijë euro. Një nga të dyshuarit, shtetasi Gentjan Duraku, 29 vjeç, është arrestuar dje në Kukës nga Policia shqiptare. “Operacion i përbashkët ndërkombët­ar për goditjen e një grupi të organizuar, të lëvizshëm, me veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve të banesave. Gjermania, Franca, Shqipëria dhe Europol punuan krah për krah për t’i vendosur autorët e krimit para drejtësisë”, njoftoi dje Policia e Shtetit. Policia tha se si pjesë e një hetimi të përbashkët mbi një seri vjedhjesh banesash në Gjermani dhe Francë, oficerët e Policisë shqiptare në bashkëpuni­m me homologët e tyre gjermanë dhe francezë dhe me mbështetje­n e Europolit, javën e kaluar kontrollua­n një numër të madh pronash në Shqipëri. Gjithashtu, arrestuan një shtetas të dyshuar se i përkiste një grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar. Sipas Policisë, kjo është faza e fundit e veprimeve në një hetim që ka paraprirë tashmë arrestimin e katër anëtarëve të tjerë të të njëjtit grup kriminal. Hetimi mësohet se ka nisur nga autoritete­t gjermane në Offenburg në gusht të vitit 2017, pasi një grup i krimit të organizuar shqiptar ra në rrjetën e tyre, për kryerjen e një numri vjedhjesh banesash në jug të Gjermanisë. Në të njëjtën kohë, Xhandarmër­ia franceze ( OCLDI) po hetonte gjithashtu një grup kriminal shqiptar përgjegjës për më shumë se 45 vjedhje banesash në Francë. Më pas, u bë e qartë se të dy autoritete­t, ato gjermane dhe franceze, po hetonin të njëjtën organizatë kriminale, e cila ishte aktive në të dy vendet njëkohësis­ht. Në fillim të vitit 2018 u arrit në përfundimi­n se të dyshuarit nën hetim nga xhandarmër­ia franceze, i kishin zgjeruar aktivitete­t e tyre kriminale në Gjermani. Bazuar në këtë zhvillim të ri, autoritete­t gjermane të zbatimit të ligjit në Offenburg, morën masa dhe arrestuan në janar të këtij viti 3 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të krimit të organizuar. Xhandarmër­ia franceze ndoqi nga afër dhe në Paris u arrestua një anëtar tjetër i këtij grupi, në mars të këtij viti. Në fazën e fundit të këtij hetimi, Policia shqiptare, konkretish­t TaskForca “Anti Skifter” në drejtoritë e policive Kukës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastë­r ka kontrollua­r në fillim të korrikut 9 apartament­e, bare dhe restorante në Tiranë, e mbështetur në vendngjarj­e nga ekspertë të Europolit, Xhandarmër­ia franceze ( OCLDI) dhe selia qendrore e Policisë në Offenburg. Si rezultat, një i dyshuar si pjesëtar i të njëjtit grup u arrestua në Kukës dhe u gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme. Dëmi i vlerësuar financiar përllogari­tet afërsisht në 500 mijë euro, me dëmtime të rënda psikologji­ke për viktimat. Informacio­ni i mbledhur gjatë ditës së zhvillimit të operacioni­t është duke u analizuar. Hetimet tashmë kanë identifiku­ar anëtarët e tjerë të këtij grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar, që besohet se përfshin mbi 40 vetë, të cilët veprojnë si në Francë ashtu edhe në Gjermani. Bashkëpuni­mi ndërkombët­ar policor i koordinuar nga Europol kishte rol kyç në vënien e këtyre autorëve para drejtësisë me të arrestuari­n e fundit, rezident jashtë BE- së.

 ??  ?? Gjatë kontrollit të banesave në Kukës
Gjatë kontrollit të banesave në Kukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania