Panorama (Albania)

Ekstradohe­t në Itali shqiptari i kërkuar për vjedhje e zjarrvënie

-

Ekstradohe­t në Itali shtetasi shqiptar, i njohur nga autoritete­t italiane si kunati i “Tonit”, bosit të një organizate kriminale në Varese. I ekstraduar është Eris Belba nga Pogradeci, i cili u arrestua në mars nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritet italiane. Policia tha se për 35- vjeçarin drejtësia italiane kishte lëshuar urdhër arresti për “Vjedhje në rrethana rënduese”, “Zjarrvënie me dashje në rrethana rënduese”, “Organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vjedhjeve” dhe vepra të tjera kundër pasurisë. Belba ishte pjesë e një organizate kriminale që vepronte në Itali, e goditur gjatë operacioni­t policor të koduar “The Uncle” ( xhaxhai) në fund të tetorit 2017. Asokohe, 13 persona u vunë në pranga nga Policia italiane pas urdhërarre­steve të lëshuara nga organi i akuzës. Organizata kriminale ka mbjellë terror mes sipërmarrë­sve në Asizio Arsizio, Varese dhe Alto Milanese. Sipas hetimeve të Prokuroris­ë italiane, anëtaret e organizatë­s kriminale akuzohen për dhënie parash me fajde, zhvatje, kanosje, dhunë, shkatërrim prone, por edhe posedim të mallrave të vjedhura, shpërndarj­e kokaine e posedim të dokumentev­e false. Giovanni Parlapiano, i quajtur “Xhaxha Giani” dhe Antonino Pinto me pseudonimi­n “Toni” apo “bruni”, cilësohen si drejtuesit e grupit. Hetimet nisën në vitin 2015, kur një biznesmen italian kallëzoi në Polici se i gjendur në vështirësi financiare i kishte marrë borxh “xhaxhait”, por që është detyruar nga organizata kriminale të kthejë një shumë monetare shumë herë më të madhe sa ajo që kishte marrë borxh, nën kërcënimet e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania