Panorama (Albania)

I ndërpresin dritat, shkon me armë në zyrat e OSHEE

Qytetari ishte debitor, kërcënon e dhunon punonjësit

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Ndërprerja e energjisë elektrike, për pak ka shkaktuar një tragjedi dje në zyrat e OSHEE- së së Fierit.

Një qytetar i irrituar nga ndërprerja e dritave për shkak se ishte debitor, ka shkuar i armatosur dhe ka kanosur punonjësit e saj. Ngjarja ndodhi në orët e paradites së djeshme, teksa sipas të dhënave, aksioni për ndërprerje­n e dritave ndaj debitorëve ka nisur po dje që në orët e para të mëngjesit. Ky aksion ka nisur në disa lagje periferike të qytetit, si dhe në zonat Afrim i Ri, Dërmenas, Portëz etj. Sipas burimeve të Policisë, dje në komisariat është kryer denoncimi nga punonjës të OSHEE- së, të cilët kanë deklaruar se një qytetar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, kishte ushtruar dhunë ndaj tyre. Ata kanë deklaruar se qytetari i irrituar ishte futur brenda institucio­nit të tyre dhe me zë të lartë dhe kërcënues kishte kërkuar që të takonte drejtorin e OSHEE- së. Por punonjësit i kanë thënë se drejtori nuk ishte në punë në atë moment. Pas kësaj, qytetari i irrituar ka nisur të dhunojë punonjësit e më pas ka nxjerrë edhe një armë, duke i kërcënuar ata. Më tej ai është larguar me shpejtësi dhe askush nga të pranishmit nuk ka qenë në gjendje që ta ndalojë dhe ta neutralizo­jë atë. Menjëherë pas kësaj, është kryer denoncimi në Polici. Për të ndihmuar këtë të fundit në identifiki­min e personit, i janë dorëzuar edhe kamerat e sigurisë së institucio­nit, të cilat kanë fiksuar të gjithë ngjarjen.

Ndërkohë, drejtori i OSHEE- së në Fier, Armando Zhuka, pohoi se një per- son ka ardhur dhe është futur në ambientet e institucio­nit dhe ka kërkuar takim me drejtorin rajonal. Pasi është vënë në dijeni se drejtori nuk ndodhej për momentin, personi në fjalë i ka kërcënuar dhe ka treguar pistoletën. “Personi në fjalë ka dhunuar rojën dhe kur kanë ndërhyrë të tjerët për ta ndalur sherrin, ai i ka kërcënuar të mos afrohen se do të qëllonte”, ka deponuar për Policinë ai. Në të njëjtën kohë, Zhuka ka theksuar se ka edhe pamje filmike, të cilat i janë vënë në dispozicio­n Policisë dhe më pas është kryer kallëzimi përkatës. Sipas drejtorit të OSHEE- së, këto kërcënime kanë ardhur si pasojë e operacione­ve të kryera në terren për ndërprerje­n e lidhjeve elektrike debitorëve dhe lidhjeve të paligjshme në zonat ne periferi, lagjet Afrim i Ri, Dërmenas, Portëz dhe lagje të qytetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania