Panorama (Albania)

Anija u arratis nga porti i Durrësit, bllokohet nga autoritete­t kroate

-

DURRES- Anija tregtare me flamur të Sierra Leones, që u largua pak ditë më parë nga porti i Durrësit, është bllokuar nga autoritete­t kroate për llogari të Kapitaneri­së Shqiptare. Aktualisht, anija “Sea Scanner” mbahet rreth pesë milje larg portit të Riekës. Aty do të kryhet kontroll i dokumentev­e dhe një hetim për shkelje të kodit detar ndërkombët­ar, pasi nuk është plotësuar dhe zbatuar dokumentac­ioni nga porti i fundit ku ka dalë, çka do të thotë se ka lundruar në mënyrë të paligjshme. Autoritete­t portuale në Durrës konfirmuan ndalimin në Kroaci të anijes që u largua pa njoftim nga porti i Durrësit. Anija me flamur të Sierra Leones kishte sjellë rreth 6 mijë tonë kripë, por u largua pas një debati me pritësin e mallit për një sasi të dëmtuar prej 500 tonësh. Anija “Seascaner” me flamur të Sierra Leones kishte sjellë më 26 qershor 6 mijë tonë kripë në Durrës.

Drejtues të portit Durrës kanë sqaruar se pas shkarkimit të sasisë së kripës, drejtuesit e anijes hynë në konflikt me pritësin e mallit, i cili nuk pranoi të merrte pjesën e mbetur prej 500 tonë kripë, pasi ajo ka qenë përzier me qymyr. Palët nuk ranë dakord për sasinë e mbetur dhe dëmshpërbl­imin e saj. Por subjekti dërgues dhe transportu­es, që është kompania “Sea Scanner Logistics”, rezulton se ka probleme me siguracion­in e mjetit dhe rrjedhi- misht probleme në mbulimin e dëmshpërbl­imit. Ndaj, pa u zgjidhur ky konflikt tregtar dhe me ngarkesën e zhdoganuar në Durrës, anija me kapiten sirian u largua në orët e para të së shtunës, pa lajmëruar autoritete­t shqiptare nga rada portuale e Durrësit. Pronari i subjektit shqiptar, për llogari të të cilit ishte ngarkesa me kripë, ka denoncuar në Polici vjedhjen flagrante të ngarkesës së mbetur në anije dhe mungesën e reagimit të strukturav­e shtetërore, që mbrojnë sigurinë portuale dhe kufitare në Durrës. Madje, këto të fundit kanë nisur edhe polemikat mes njëra- tjetrës për sa u përket përgjegjës­ive për largimin e anijes tregtare pa leje. Policia Kufitare, që së bashku me rojën bregdetare janë përgjegjës­e për ruajtjen e vijës bregdetare, akuzojnë Kapitan- erinë se i ka informuar me shumë vonesë për largimin e anijes. Policia Kufitare tha për gazetën “Panorama” se, Kapitaneri­a e ka informuar shumë vonë për largimin e anijes, ndërkohë që ajo ishte larguar 20 milje nga bregdeti i Durrësit. “E kishim të pamundur për ta ndaluar, pasi Kapitaneri­a na vuri në dijeni shumë vonë, ndërkohë anija ishte larguar 20 milje. Me anë të një shkrese të dërguar në Kapitaneri, kemi kërkuar arsyen pse nuk jemi njoftuar në kohë për këtë ngjarje”, sqaroi shefja e Policisë Kufitare, Lindita Nushi. Nga ana tjetër, kapiteni i portit të Durrësit, Taulant Allkja, deklaron se nuk është faji i Kapitaneri­së, por i Qendrës Ndërinstit­ucionale Operaciona­le Detare, e cila monitoron hapësirat detare.

 ??  ?? Porti i Durrësit
Porti i Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania