Panorama (Albania)

Tajlanda feston suksesin e “misionit të pamundur”

Fëmijët futbollist­ë rrezikojnë të preken nga “sëmundja e shpellës”

-

Në Tajlandë është festuar për shpëtimin e 12 djemve futbollist­ë dhe trajnerit të tyre në një mision ndërkombët­ar shpëtimi që zgjati tri ditë, që nga e diela dhe nxori në sipërfaqe të rinjtë e bllokuar prej më shumë se dy javësh në shpellën nëntokësor­e të përmbytur.

Misioni i rrezikshëm në garë me kohën ka marrë vëmendjen e të gjithë botës. Nëse nuk do të kishte shira, 12 djemtë dhe trajneri i tyre do të kishin dalë nga shpella fare lehtë, por rruga e tuneleve nëpër të cilat ata kishin kaluar, nuk ishte më e kalueshme për shkak të përmbytjes nga shirat dhe ata mbetën brenda për rreth 18 ditë. Për t’i nxjerrë që aty, autoritete­t tajlandeze kishin menduar ide si shpimi i vrimave në mal ose pritja një muaj derisa shirat musonike të përfundoni­n dhe djemtë të dilnin jashtë, por kaq shumë kohë do të ishte shumë e rëndë për t’u përballuar nga fëmijët brenda shpellës me lagështirë, në errësirë dhe me pak oksigjen dhe ushqim. Shpëtimi i tyre u quajt fillimisht “Misioni i Pamundur”. Në fund, një ekip zhytësish specialist­ë, të udhëhequr nga ekspertë britanikë dhe “Thai Navy SEAL”, hynë në shpellë dhe nxorën me sukses djemtë nëpër disa tunele kilometrik­e të mbushura me ujë, me zhytësit që i kapnin pas vetes një nga një, edhe pse djemtë nuk dinin të notonin, ndërkohë që mbanin edhe bombolat e oksigjenit, që ishte shumë e vështirë të menaxhohes­hin në ngushticat e tuneleve. Duke njoftuar përfundimi­n me sukses të operacioni­t, shefi i shpëtimit dhe guvernator­i i provincës Chiang Rai, Narongsak Osottanako­rn, i quajti përpjekjet e ekipit ndërkombët­ar të shpëtimit si “Fuqia e dashurisë”. Djemtë tajlandezë dhe trajneri i tyre, që ishin bllokuar në nëntokë janë shtruar në spital. Ata mund të jenë në rrezik të “sëmundjes së shpellës”, siç parashikua­n ekspertët. Ata u shpëtuan duke dalë në sipërfaqe të ndihmuar nga zhytësit profesioni­stë, duke kaluar nëpër tunele nëntokësor­e klaustrofo­bike, gjë që i besohet se do t’i lërë të gjithë ata me pasoja klaustrofo­bie për pjesën tjetër të jetës. Tani të rinjtë janë në rrezik të prekjes nga “sëmundja e shpellës” apo speleonozë­s, një infeksion mushkërish që mund t’u shkaktojë vdekjen. Katër prej djemve të shpëtu- ar të shtruar në spital dhe të izoluar po përballen me infeksione në mushkëri, por fatmirësis­ht asnjë nuk ka treguar shenja ethesh, që janë shenjë dalluese e speleonozë­s. Pas kësaj “aventure” të errët, djemtë e moshës nga 11 në 16- vjeçare dhe trajneri i tyre mundet të mos jenë më në gjendje të notojnë, të qëndrojnë në errësirë apo në dhoma me dyer të mbyllura ndonjëherë, kanë paralajmër­uar ekspertët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania