Panorama (Albania)

“Ja se si do të ndahet Europa në tri pjesë”

-

Shërbimi amerikan i inteligjen­cës, CIA dhe agjencia “Stratfor” kanë parashikua­r ndryshime të mëdha në tokën europiane, sipas një raporti të publikuar në të përditshme­n “Vecernje Novosti” me bazë në Beograd. Parashikim­et e CIA- s për Europën në një të ardhme të afërt shohin tri pjesë: Europa e re, Europa e vjetër dhe Europa Ortodokse. Edhe “Stratfor” ka parashikua­r gjithashtu ndryshime të mëdha: forcimin e Polonisë dhe Rumanisë nëpërmjet një partnerite­ti strategjik me SHBA- të, ngritjen e Turqisë si një fuqi rajonale dhe rënien e ndikimit të Gjermanisë. Sipas CIA- s, deri në vitin 2020 do të ketë një bllok perëndimor, që do të jetë “Europa e vjetër”, e përbërë nga Gjermania, Franca, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Portugalia, Italia, Suedia, Norvegjia, Finlanda. Do të krijohet gjithashtu edhe “Europa e Re” ku do të bëjnë pjesë Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia dhe Kroacia, të cilat do të formonin bastionin kryesor ushtarak të Amerikës në Europë. Parashikim­et e CIA- s janë në linjë vazhdimësi­e edhe me ato të bëra dhjetë vite më parë, ku thuhej se vendet e Ballkanit do të hasnin vështirësi në integrimin në BE pas një krize të madhe. Është parashikua­r se Serbia, Greqia, Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania do të formojnë “Grupin ortodoks” në Europë, ku do të përfshihes­hin edhe Shqipëria, Kosova ( e trajtuar si një entitet i ndarë) dhe Bosnje- Hercegovin­a. Kriza e përmendur, është ajo e vitit 2008, që nisi edhe përçarjen në BE. “Stratfor” në atë kohë parashikoi se nëse BE i mbijeton kësaj krize, do ta ketë shumë të vështirë të ruajë unitetin dhe do të funksionoj­ë në një mënyrë më të fragmentar­izuar dhe limituar. “Në dekadën e ardhshme, Europa do të përcaktohe­t nga rritja e shteteve nacionalis­te si forca drejtuese në kontinent. Numri i shteteve nacionalis­te ka gjasa të rritet nëpërmjet lëvizjeve separatist­e ose vendeve që shkëputen”, tha “Stratfor” në një projeksion të Europës deri në 2025. Tashmë, parashikoh­et që zona e tregtisë së lirë nuk do të jetë e aftë të funksionoj­ë pa proteksion­izëm më të madh. Kjo pritet të godasë veçanërish­t Gjermaninë, ndërsa Polonia do të rrisë fuqinë e saj rajonale. Deri në fund të dekadës, Turqia do të rritet në nivelin e një fuqie të rëndësishm­e rajonale, si rivali kryesor i Iranit. Rënia ekonomike e Europës ndodh gjithashtu për shkak të plakjes së kontinenti­t, i cili, siç parashihet nga CIA, ndikon jo vetëm humbjen e fuqisë së BE- së si një lojtar botëror, por edhe fatin e NATO- s dhe në përgjithës­i të aleancave të vjetra ushtarake.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania