Panorama (Albania)

Franca bëhet me “fletë”, Umtiti i çon në finale

Belgjika e mbyll me nder, talentet stopojnë në gjysmëfina­le

-

Magjitë taktike të profesor Martinezit, më pas Umtiti. Falë mbrojtësit të Barcelonës, që zhbllokoi një ndeshje të komplikuar, Franca arrin të sigurojë finalen e Botërorit, pasi eliminoi Belgjikën dhe tashmë shumë pranë asaj ëndrre që mungon prej vitit 1998.

Këtë herë nuk mjaftuan magjitë taktike të trajnerit spanjoll, për të ndaluar armatën e Deshampit, e cila deri tani ndoshta nuk ka shkëlqyer, por është e vetëdijshm­e çdo ndeshje e më shumë se mund ta bëjë të vetin trofeun, duke parë se asnjë prej favoriteve të mëdha nuk ka mbetur ende në lojë. Me Mbapenë disi në kaos dhe Grizmanin jo në një nga netët e tij magjike, ishte mbrojtësi me origjinë kamerunase ai që zhbllokoi ndeshjen. Pikërisht ai i kësaj trupe multietnik­e, pikërisht ai që nuk ka pasur kurrë dyshime mbi cilën fanellë të përfaqëson­te në kombëtare. Dhe Umtiti ishte aq i bindur se mund të ishte i rëndësishë­m për Francën, sa nuk u tundua edhe përpara një ikone si Roxher Milla, i cili e takoi sy më sy për ta bindur për të zgjedhur Kamerunin.

Klas - Umtiti dhe mbi të gjitha Felaini, që paraprihet nga mbrojtësi francez në goditjen e këndit të goditur nga Grizman dhe më pas dëshpërohe­t. Ishte minuta e gjashtë e pjesë së dytë, kur Franca zhbllokoi ndeshjen. Belgjika e zjarrtë i mbajti "shah mat" blutë për të gjithë pjesën e parë me një skemë të frikshme ofensive 3- 2- 4- 1 dhe me Dembelenë në vend të Karraskosë, për t'i dhënë më shumë ekuilibër mesfushës dhe për të detyruar Francën që të qëndrojë në bllok. Por ëndrra e Belgjikës zgjati vetëm një pjesë loje, me Hazardin shumë të frymëzuar, De Brujnen tepër praktik dhe me një Lukaku fatkeqësis­ht pak të kthjellët. Rastet për gol nuk munguan, me Hazard, Alderveire­ld dhe sërish me Hazardin. Franca duket vetëm me Grizmanin në sekondat e fundit të fraksionit të parë, por ishte Pavard ai që kishte rastin ideal për të tundur rrjetën, por Kurtua bën një pritje magjike me këmbë, përpara se arbitri uruguaian Kunja të dërgojë të gjithë në dhomat e zhveshjes.

Prakticite­t - Në pjesën e dytë, ndërrimi i hapit të lojës, fryti i talentit dhe i zakonit për të luajtur në "lagjet" e rëndësishm­e të Botërorit dhe të Europianit bëri diferencën. Pikër- isht kështu, sepse, në kompleks, Franca ka më shumë eksperienc­ë sesa belgët. Kjo bën që ata të goditen ndoshta nga "personazhi" më i papritur i ndeshjes, por skuadra e Martinezit nuk dorëzohet, por reagon. Trajneri i belgëve hedh në fushë Mertensin në vend të Dembelesë për të barazuar llogaritë, por Franca di të mbyllet mirë dhe kur duhet të lëshohet në sulm, i shkon fare pranë golit që do të "varroste" ndeshjen, por Kurtuan bën mrekullira dhe ndal çdo tentativë. Hazard mundohet të bëjë gjithçka vetë, por Lukaku në asnjë prej frymëzimev­e të tij nuk është në vendin e duhur dhe mes humbjes së sekondave nga disa faulle të shtuara, Franca fiton biletën e finales. Destinacio­ni është Moska, 15 korrik, një ndeshje e cila duhet të vlejë për të shuar zhgënjimin e dy viteve më parë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania