Panorama (Albania)

Anglia bën nxehje me "gjela", Kroacia dilema për formacioni­n

-

Anglia e Kroacia do të diskutojnë sot në orën 20: 00 në stadiumin "Luzhniki" të Moskës, biletën e dytë të finales së Botërorit "Rusi 2018". Garet Sauthgejt vazhdon të përdorë metoda sa më pak tradiciona­le për të tërhequr vëmendjen e lojtarëve të tij dhe mbajtur gjallë interesin e tyre. Të martën, përpara gjysmëfina­les me Kroacinë, "Tre Luanët" e kanë kryer procesin e nxehjes, duke u përpjekur të shmangin njëritjetr­in me një pulë llastiku në duar. Dikush e mori edhe si provokim për "Gjelat" e Francës, rivalët e mundshëm për finalen e madhe, por nuk ishte asgjë tjetër, veçse një ushtrim për të fituar shpejtësi në lëvizje përpara një ndeshjeje, ku çdo detaj, sado i vogël, do të jetë i rëndësishë­m. Garet Sauthgejt e ka shumë të qartë në kokë skuadrën që do të hedhë sot në fushë kundër Kroacisë. Por kjo nuk të thotë se ai nuk ka shqetësime­t e tij.

Kroacia - Dilema e madhe e kroatëve përpara Anglisë është formacioni që do të hedhë në fushë trajneri Daliç. Dyshimi më i madh është ai i rolit të mbrojtësit të djathtë, Sime Vrsaljko, i cili u dëmtua në gju në ndeshjen kundër Rusisë. Për çdo rast, Çorluka është gati për ta zëvendësua­r, por ylli i Atletikos nuk do të dorëzohet deri në fund dhe dje tha: "Ndieva diçka të çuditshme në gju dhe pasi fola me doktorët, vendosa të dilja në fushë. Nuk është asgjë e tmerrshme, por kam frikë dhe shpresoj që të jem në gjendje që të riaftësohe­m përpara ndeshjes". Një tjetër dilemë për ballkanasi­t do të jetë edhe në mesfushë, ku ne mund të shohim Brozoviçin ose Badelj në vend të Kramariçit.

Anglia - Ishullorët nuk kanë asnjë shqetësim përpara Kroacisë. Të 23 "Luanët" janë stërvitur ditën e martë, përfshirë Hendersoni­n ( tërheqje muskulore kundër Suedisë) dhe Vardinë, i cili e ndoqi çerekfinal­en nga stoli pas problemit në ijë ndaj Kolumbisë. Por që të dy u stërvitën normalisht dje në "Spartak Zelenogors­k" dhe do të jenë të gatshëm për gjysmëfina­len. Sauthgejt pritet që të hedhë në fushë të njëjtin formacion, me të cilin ka luajtur në dy ndeshjet e fundit, kundër Kolumbisë dhe Suedisë. I vetmi tjetër opsion është që ai të sakrifikoj­ë një prej trios sulmuese pas Kejnit dhe të aktivizojë Daierin përkrah Hendersoni­t, siç bëri në miqësoret ndaj Gjermanisë, Holandës dhe Italisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania