Panorama (Albania)

Kristiano Ronaldo te Juve, blerja e shekullit

Për portugezin 31 mln në sezon për 4 vite, vizitat të hënën

-

E martë, 10 korrik 2018: Një datë që do mbetet në historinë e futbollit italian e, mbi të gjitha, s'do harrohet lehtë nga tifozët juventinë.

Kristiano Ronaldo, nga dje, është një lojtar i Juventusit. Marrëveshj­a për lojtarin më të fortë në botë, pasi u përfol e stërfol për një kohë të gjatë ( siç normalisht pritet, kur bëhet fjalë për dikë që ka fituar 5 herë "Topin e Artë"), është perfeksion­uar pasditen e djeshme.

KOMUNIKATA E REALIT

- E ka bërë me dije në orën 17: 32 ( të ditës së djeshme) Reali i Madridit me një komunikatë në faqen zyrtare, duke përcaktuar se ishte vetë lojtari ai që shfaqi dëshirën për t'u transferua­r në Torino. Perez i kishte kërkuar të dilte hapur, CR7 publikoi gjithmonë dje një letër falënderim­i drejtuar "Galaktikëv­e". Pasi u bind numri një madrilen, nisi procedura për të shndërruar Ronaldon bardhezi.

Juventusi dorëzoi në duart e Zhorzh Mendesh, menaxherit të luzitanit, një ofertë prej 112 milionë eurosh ( 100 do u shkojnë madrilenëv­e në dy këste, 12 të parashikua­r nga FIFA, që më pas ua shpërndan, sipas rregullore­s, klubeve që e kanë rritur nga ana profesiona­le lojtarin) Realit. Dhe të hënën pritet në Torino për vizitat mjekësore. Shifra e diskutuar gjatë ditëve të kaluara ishte ajo e sakta dhe presidenti Perez më në fund ka thënë "ok". Akordi mes Juves e Kristianos nuk ka qenë asnjëherë problem: ai dhe "Zonja e Vjetër" kishin shtrënguar duart për një kontratë katërvjeça­re ( deri në qershor 2022) për 31 milionë neto në sezon. Tifozëve, në këtë pikë, u lind pyetja se kur do zbarkojë në Itali, në Torino. E sigurt është se Kristiano do qëndrojë momentalis­ht në pushime sot dhe me shumë mundësi përgjatë gjithë javës.

AKSIONI -

- Dita e djeshme ka qenë e mbushur me lajme e sinjale. Më i rëndësishm­i: udhëtimi i Andrea Anjelit, presidenti­t të Juventusit, drejt Kallamatës për t'u takuar me Kristiano Ronaldon, i cili po kalon pushimet në Navarino, pak më tej. Anjeli u nis mëngjesin e djeshëm me një udhëtim privat, nga aeroporti i Pizës. Një moment që do kujtohet nga gjithë juventinët. Së bashku me të

E MARTË E ÇMENDUR

ndodhej partnerja Deniz Akalin, e fotografua­r së bashku me presidenti­n nga një punonjës i aeroportit toskan. Lajmi i dytë ishte strategjik: prania në "mbledhje" e Zhorzh Mendesh, personit që prej ditësh po menaxhon bisedimet me Florentino Perezin, presidenti­n e Realit të Madridit. Mendesh, në qetësinë e përgjithsh­me, fluturoi në Greqi: takimi "tresh" la të kuptohej se marrëveshj­a ishte në fazat finale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania