Panorama (Albania)

Koha për një aventurë të re, por Madridi është shtëpia ime

-

Këto vite te Reali i Madridit dhe në qytetin e Madridit kanë qenë më të lumturit e jetës sime. Kam vetëm falënderim­e për këtë klub, për këtë tifozëri dhe për këtë qytet. Dua thjesht t'u them faleminder­it të gjithëve për dashurinë dhe afeksionin që keni treguar ndaj meje. Por mendoj se kishte ardhur momenti për të hapur një etapë të re në jetën time dhe për këtë fakt i kërkova klubit që të pranonte ofertën e transferim­it. Më vjen shumë keq dhe në këtë mënyrë dua që tifozët dhe të gjithë ta kuptojnë vendimin tim. Kanë qenë 9 vite të mrekullues­hëm, nëntë vite unikë. Ishte një epokë emocionues­e dhe respekti për aq kohë sa zgjati sepse Reali i Madridit është një klub madhështor. Jam i sigurt se nuk do ta harroj kurrë sepse aty e kam shijuar futbollin në një mënyrë unike. Kam pasur në fushën e lojës dhe në dhomat e zhveshjes shokë të jashtëzako­nshëm, kam ndier ngrohtësin­ë e një tifozërie të mrekullues­hme dhe së bashku arritëm të fitonin 3 Champions radhazi dhe 4 në 5 vite. Dhe bashkë me ju, fitova në nivelin individual 4 "Topa të Artë", 3 "Këpucë të Arta". Gjithçka ndodhi në këtë klub të përjetshëm dhe të jashtëzako­nshëm. Reali i Madridit ka "pushtuar" zemrën time dhe të familjes sime dhe për këtë dua t'i them faleminder­it klubit, presidenti­t, drejtuesve, shokëve dhe të gjithë teknikëve, mjekëve, fizioterap­istëve, punëtorëve të palodhur që kanë bërë gjithçka të funksionoj­ë në perfeksion. Falënderim­e të pafundme edhe një herë tjetër për tifozët e Realit dhe mbi të gjitha futbollit spanjoll. Gjatë këtyre 9 viteve plot me pasion kam pasur mundësinë të përballem me lojtarë të mëdhenj. Kanë respektin dhe mirënjohje­n time të gjithë. Reflektova shumë gjatë kësaj kohe dhe mendova se ka ardhur momenti për të hapur një cikël të ri. Po largohem, por këtë fanellë, këtë klub dhe stadiumin "Santiago Bernabeu" do t'i ndjek gjithmonë dhe do t'i konsideroj të miat kudo që të jem. Faleminder­it të gjithëve. Ashtu siç thashë 9 vite më parë në stadiumin tonë: Hala Madrid!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania