Panorama (Albania)

Samiti më i vështirë i NATO- s

- BERND RIEGERT*

Spektakli i Trump- it vjen në Europë. Titujt kryesorë i ka siguruar që tani presidenti për javën e ardhshme. Ai mund t'i trembë Kanadanë dhe partnerët europianë në Bruksel. Ai mund të shkelë rregullat në çajin me mbretëresh­ën. Ai mund të lidhë miqësi burrash në Finlandë pas një loje golfi me Presidenti­n Putin.

Ka pasiguri në Bruksel për turneun europian të Presidenti­t "America First", që gjendet në fushatë zgjedhore. Trump nuk do të ketë drojë të hapë gojën për faturat absurde për mbrojtjen. Vërtet që europianët shpenzojnë më shumë për ushtrinë, por kjo nuk i mjafton Trump- it. Për të kuptuar si mendon Donald Trump, mjafton të dëgjosh fjalimin e tij të fushatës zgjedhore në Indiana javën e fundit: Ai përmendi direkt Kancelaren Merkel, duke pyetur, se çfarë parash po merr nga gjermanët? Gjermanët bëjnë pazare energjetik­e me rusët dhe ne amerikanët jemi budallenjt­ë që paguajmë çdo gjë. Këtë do ta ndryshojë Trump sigurisht dhe kërcënon me tërheqje të mundshme trupash nga Gjermania.

MBROJTJE KUNDREJT PARAVE?

Në fantazitë më të këqija të diplomatëv­e në Bruksel shihet edhe një lloj vendosjeje tarifash për trupat amerikane në Europë. Mbrojtje kundrejt parave. Para për të mbrojtur? Nuk u mendua në kategori të tilla për aleancën, që bazohej në vlera politike. Donald Trump mendon kështu. Ai kërkon avantazhin e tij, e për këtë, ai negocion fort pa marrë parasysh partnerët. Këtë ai e ushtroi njëherë në samitin e G7- s në Kanada. Do të ishte një çudi, nëse ai nuk e përdor këtë metodë të suksesshme edhe te NATO. Europianët duhet të përgatiten. Trump i përzien konfliktet tregtare dhe politikën e sigurisë. "Doni mbrojtje atomare nga rusët, atëherë lejoni produktet amerikane pa dogana në Europë". Ky ësh- të ekuacioni i thjeshtë i Donald Trump.

Burri i shtetit në Shtëpinë e Bardhë shkon më mirë me diktatorët dhe autokratët se me aleatët, që ai i mban për parazitë. NATO do të përpiqet të bindë Trump- in, se gjithnjë e më shumë shtete po lëvizin drejt objektivit të 2% shpenzime për mbrojtjen. Gjermania është shumë e ngadalshme në këtë drejtim, gjendja e Bundeswehr­it është dëshpërues­e. Edhe af- tësia vepruese e trupave europiane lë për të dëshiruar. Me këto probleme do të duhet të dalë para Trump- it Angela Merkel në Bruksel. Dhe Presidenti amerikan do ta shfrytëzoj­ë momentin. Ai ndodhet në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e kongresit amerikan në nëntor.

Të ardhmen e marrëdhëni­eve brenda NATO- s e ka skicuar Ministria e Mbrojtjes e Polonisë. Polakët kanë ofruar dy miliardë në vit për stacionimi­n e trupave amerikane. Ky model mund t'i pëlqejë Trumpit. Shtetet e NATO- s vetëm mund të shpresojnë që, Presidenti i fuqisë më të rëndësishm­e ushtarake të njohë detyrimin për ndihmë brenda aleancës. Në rastin më ekstrem, ai mund të kërcënojë me shfuqizimi­n e kësaj për të realizuar kërkesat e tij. Kjo nuk përjashtoh­et, para dy vjetësh ai e quajti NATO- n të vjetruar. Ndërkohë që ngritja e një bashkëpuni­mi ushtarak të fuqishëm brenda BE- së do të kërkojë vite.

DO TA NDIKOJË TRUMP- I PUTIN- IN?

Zemërdridh­ur, europianët presin samitin e kreut të Kremlinit, Vladimir Putin. Shumë vende europiane e shohin Rusinë si rrezikun kryesor. Në këtë takim do të flitet për një listë të gjatë problemesh: nga konflikti në Ukrainë deri te lufta kibernetik­e. Samiti i NATO- s do të përpilojë rekomandim­et. Nëse Donald Trump- it do t'i kujtohen këto rekomandim­e, kjo mbetet të shihet. Ai është i përgatitur për gjithçka në takimin me Putin- in, tha Trump. Nëse gjërat shkojnë mirë, sipas këndvështr­imit të NATO- s, Trump- i do të duhet ta ndikojë Putin- in. Nëse gjërat shkojnë keq, frontet do të ashpërsohe­n.

E sigurt është: spektakli i Trump- it është i suksesshëm, gjithmonë sipas mënyrës së tij. Vetëlëvdat­at e tij të tingëllojn­ë që tani në vesh: NATO, Mbretëresh­a, Putin? Do të jetë fantastike. It's gonna be great!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania