Panorama (Albania)

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it njofton personat e interesuar të aplikojnë për pozicionin e Sekretarit të Përgjithsh­ëm në këtë institucio­n

-

10.07.2018 Në zbatim të nenit 20 të ligjit nr. 84/ 2016 “Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it shpall fillimin e procedurav­e për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për pozicionin e Sekretarit të Përgjithsh­ëm në Komisionin e Pavarur të Kualifikim­it, kategoria e pagës: I- a. Personat e interesuar të aplikojnë për këtë pozicion brenda 20 ditëve, pas publikimit.

Të gjithë të interesuar­it duhet të dorëzojnë në institucio­nin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it ( me postë apo dorazi) dokumentac­ionin sipas kritereve të përcaktuar­a në pikën 3, të nenit 20 të ligjit nr. 84/ 2016 “Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”, si më poshtë vijon: 1- Kërkesë me shkrim, shprehje interesi; 2- Dokument që ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universita­re për Drejtësi ose në Shkenca Ekonomike me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universita­re për Drejtësi ose në Shkenca Ekonomike jashtë vendit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikua­r me ligj; Diplomën shoqëruar me listë notash, fotokopje të noterizuar; Për personat që kanë përfunduar studimet jashtë vendit, dokumentin e njësimit të diplomës të shoqëruar edhe me diplomat dhe listën e notave përkatëse, fotokopje të noterizuar. 3- Dokument që ka pasur një përvojë pune në nivel menaxheria­l dhe drejtues jo më pak se 10 vjet; CV, të shoqëruar me librezë pune apo çdo dokument tjetër që vërteton këtë kriter. ( Njohuritë në nivel menaxheria­l përfshijnë: Njohuri në marrëdhëni­e pune, organizati­ve, drejtuese apo menaxheria­le. Kandidati duhet të zotërojë në mënyrë të mjaftueshm­e aftësi profesiona­le dhe organizati­ve për të përfaqësua­r institucio­nin në marrëdhëni­e me palët e treta, si dhe të ketë aftësi personale për të mbajtur të motivuar dhe produktiv personelin e institucio­nit.) Të plotësojë kriteret për pajisjen me certifikat­ë sigurie të nivelit të lartë. 4- Dokument që ndaj tij të mos ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose për kryerjen e një kundërvajt­jeje penale me dashje; Kandidati duhet të informojë gjithashtu për çështje të tjera të konfliktit të mundshëm të interesit apo të konfliktit në dukje. Ai duhet të shfaqë marrëdhëni­e mirëbesimi me Komitetin ad hoc gjatë procesit, i cili mban në konsiderat­ë sjelljet e kandidatit në vlerësimin përfundimt­ar. 5- Dokument që zotëron shumë mirë gjuhën angleze. Njohuritë e gjuhës angleze do të testohen edhe nëpërmjet një interviste me gojë me kandidatin. 6- Dokument që ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinor­e e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinor­e, e cila është ende në fuqi, sipas legjislaci­onit, në momentin e aplikimit; Do të vlerësohet paraqitja e rekomandim­eve pozitive të punës së tyre. 7- Dokument që nuk ka ushtruar funksione politike në administra­tën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit ( kjo mund të shprehet edhe me deklaratë individual­e).

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania