Panorama (Albania)

Gjonaj: Rrezikon të mos hapet shkolla e Magjistrat­urës

“Prokuroria ka sjellë veshtirësi për vetingun, raporte vetëm për 24 subjekte”

- Nezar Seiti

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kërkon me urgjencë votimin e dy ligjeve, që do t’i hapin rrugë emërimit të magjistrat­ëve të rinj, pasi në të kundërt rrezikohet viti i ri akademik në Shkollën e Magjistrat­urës.

Në raportimin që bëri në Kuvend për vitin 2017, Gjonaj e cilësoi të domosdoshm­e votimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota, pasi në të kundërt, sipas saj rrezikohet të vijohet me Magjistrat­urën. “Ju keni qenë prezentë këtu, ministri i Drejtësisë ka autorizuar zv. ministrin të jetë prezent gjatë diskutimev­e për ligjin. Ka shumë rëndësi që të zgjidhen të dyja çështjet, që kanë të bëjnë me ndryshimet e propozuara. E para, që t’i jepet mundësia Shkollës së Magjistrat­urës të hapë vitin e ri shkollor, ku ne themi që po heqim nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë të kor- ruptuar dhe t’u jepet mundësia të hyjnë në këtë shkollë. Nëse ky ndryshim ligjor nuk miratohet, atëherë është e pamundur që Shkolla e Magjistrat­urës të hapë vitin e ri akademik dhe e dyta, ka të bëjë me kategorinë e kandidatëv­e për magjistrat­ë, që kanë mbaruar studimet këtë vit. Në konsiderat­at e mia, jo vetëm që është e ligjshme, por duhet patjetër kur gjyqtarë dhe prokurorë po na dalin nga sistemi ose duke dhënë dorëheqjen, apo nuk kalojnë procesin e vetingut. Nga propozimet nuk ka asnjë risi, thjesht kërkohet të shtyhet periudha tranzitore e ligjit për t’u zbatuar dhe pritjen e ngritjes së institucio­neve të reja”, tha Gjonaj. Ministrja e Drejtësisë foli edhe për procesin e rivlerësim­it të gjykatësve dhe prokurorëv­e, ku nuk i kurseu kritikat për organin e Prokuroris­ë, e cila sipas saj ka sjellë pengesa në procesin e vetingut. “Sipas ligjit 84/ 2016 përcaktohe­t si organ ndihmës i organeve të vetingut struktura përkatëse e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me. Vlen të theksohet se kjo strukturë, Drejtoria e Inspektimi­t, përgjatë 2016- s nuk ka ekzistuar, duke e krijuar një vështirësi dhe duke ndikuar negativish­t dhe në procesin e vlerësimit profesiona­l të prokurorëv­e. Kjo deri në shkurt të 2018- s, kur rezulton se nga KPK- ja në Prokurori ishin dorëzuar raportet vetëm për 24 subjekte, duke sjellë vështirësi në procesin më të rëndësishë­m, atë të vetingut”, sqaroi Gjonaj. Ministrja e Drejtësisë iu përgjigj edhe interesit të ishministr­it të Drejtësisë, Nasip Naço, në lidhje me çështjen e ekstradimi­t në Itali të Nazer Seitit, i njohur si financieri i Habilajve. Gjonaj ka sqaruar se kur një hetim penal fillon, hetimi administra­tiv pushon, ndaj edhe hetimi për këtë rast është mbyllur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania