Panorama (Albania)

“Vrasjet, 1500 persona hetohen në mungesë”

Kryeprokur­orja: Gjykime në mungesë për vrasje janë 81

- Nasip Naço

raport se e keni të shkëlqyer raportin me Policinë. Dua të di sa persona janë në kërkim për vrasje? E keni një listë të tyre? Emrat? Adresat? Sot që ne flasim janë në dijeninë time rreth 1500 persona në kërkim për vrasje.

Ulsi Manja: Zonja kryeprokur­ore, përgjigjun­i me aq sa e lejon sekreti hetimor. Se këto adresat e të kërkuarve për vrasje po t’i dinim, shkonim i kapnim, po nuk i dinim.

Klevis Balliu: Shtëpinë e Balilit e dinit, por kur shkuat atje nuk e gjetët, se shkuat pas 6 muajsh.

Arta Marku: Gjykime në mungesë për çështjet e vrasjeve janë 81. Janë pezulluar 99 vendime.

Nasip Naço: Sa kallëzime janë bërë nga Ministria e Brendshme apo Policia e Shtetit për raste korrupsion­i?

Arta Marku: E kemi një informacio­n të tillë? Ja, sa ta gjejmë, se, sigurisht, që unë nuk mund ta them në moment.

Ulsi Manja: 148 çështje kanë qenë për veprën penale të korrupsion­it. Por mund të përgjigjen edhe drejtorët kur bëhet fjalë për shifra.

Arta Marku: punë. Silva Caka: Foli prokurori… Ulsi Manja: E kemi lexuar raportin, z. Naço, mos hajdeni pa përgatitur.

Nasip Naço: Përpara jush ishte ministrja e Drejtësisë. A është paraqitur zonja ministre e Drejtësisë për çështjen e Nezar Seitit? Xhemal Qefalia: Këto s’janë pjesë e raportit. Nasip Naço: Po mos ndërhy. Ju sikur e doni më shumë se ne, mos e mbroni sikur është në hall. Lëreni, se është e zonja e vetes.

Arta Marku: Në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me nuk zhvillohen hetime. Pra, nuk ka si të thirret Ministria e Drejtësisë për një çështje hetimore të japë shpjegime në Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Nëse është thirrur në ndonjë Prokurori tjetër, unë nuk mund ta them. Për çështjen e ekstradimi­t e di se ka një çështje që ndiqet nga Prokuroria e Durrësit. Nga problemati­kat që shfaqi ai ekstradim, unë vetë kam kërkuar informacio­n nga Prokuroria e Durrësit për të ditur nëse ka elementë të veprës penale. Dhe kam marrë përgjigje që çështja është regjistrua­r. Detaje të çështjes unë nuk di.

Flamur Noka: Unë e shoh që jeni lodhur, por Prokuroria ka Zonja të mos vijë të na tregojë përralla këtu. Prokurorët e emëruar nuk kishte të drejtë t’i lëvizte. Ka shkelur ligjin. Për gjërat që i ka detyrë institucio­nale na thotë, nuk e di. Duhet të na kthejë përgjigje për pyetjet që i bëjmë. A njeh Kushtetuta zgjedhje me 69 vota? Fakti që është zgjedhur me 69 vota, që edhe një ministër që është tërësisht politik nuk mund të zgjidhet, tregon se është prokurore private politike, pra PPP.

Myslim Murrizi: Zonja t’i japë përgjigje gjërave që di. Mua po më duket sikur po gjykojmë Adil Çarçanin për punën që kishte bërë Mehmet Shehu. Kjo ka ardhur të raportojë për 2017n, ndërkohë që vetë është zgjedhur në dhjetor. Ne vetëm në 2018- n na kanë ndodhur ngjarje që s’na kanë ndodhur asnjëherë. Pyetja ime është, sa ka në Prokurori prokurorë nga organet e ish- Sigurimit të Shtetit? Sa punojnë ende sot? Dëgjova se keni goditur 17 banda. Këto banda janë pjesë e ansamblit prej 40 bandash që lançon Xhafaj në çdo studio, apo janë të tjera? A duhet të merret deklarimi i Xhafajt?

Arta Marku: Në momentin që një prokuror promovohet, pra, ngrihet në detyrë, e ka detyrim të bëjë një deklarim për pastërtinë e figurës. Për të gjithë kandidatët për KLP i kemi shpërndarë formularët dhe presim përgjigje.

Myslim Murrizi: Nuk dua të bëj replikë, por keni ende rreth 60 sigurimsa, që i kanë hequr thonjtë njerëzve në diktaturë dhe që sot janë ende te ndërmarrja jote.

Arta Marku: S’mund ta them këtë. Sa për bandat, ministri në dijeninë time flet për banda që janë evidentuar në 2018- n si banda aktive. Por ky është mendimi im si person.

Klevis Balliu: Mendimi yt si person nuk na duhet fare ne. Duam të dimë si prokurore. Myslim Murrizi: A janë 40 banda? Arta Marku: Nuk kam informacio­n. Klevis Balliu: Ne prisnim Prokuroren e Përgjithsh­me të Përkohshme, këtu na erdhi zonja “nuk e di”. Kjo nuk di asgjë! Gjithsesi, ke marrë përsipër të vish në vend të Edi Ramës, ju e dini. Prokuroria e Durrësit, s’ka ndodhur asnjëherë të vidhet godina e Prokuroris­ë. Prokurorja që ishte atje, shoqja juaj, në vend të merrej në hetim, ju e promovuat në Tiranë. Ju keni ardhur me argumente për punët që s’i keni bërë. Ti them unë punët që ke bërë. Nxore Saimir Tahirin nga burgu. Kjo është historia juaj si prokurore. Morët Mark Frrokun dhe e nxorët. Morët 12 kuksianë dhe i grabitët nga shtëpitë dhe u futën në burg se protestuan kundër qeverisë. Ku e keni Petrit Fushën, që i pushoi çështjen Erionit të Griseldës? Kjo s’ka faj që nuk di asgjë, sepse nëse doni Prokurorin­ë, duhet të vijë Edi Rama këtu sepse ai është kryeprokur­or. Ajo zonja, me të vërtetë nuk di asgjë. Kjo erdhi dhe rezultoi zonja “Nuk e di”. Këtu na vjen një zëdhënëse e malavitës. Kjo ndodh në një vend, që drejtohet nga një i çmendur.

Ulsi Manja: Z. Balliu, ju tërheq vëmendjen për respekt të kodit të etikës. Klevis Balliu: Unë ju tërheq vëmendjen për shkelje të ligjit. Ulsi Manja: Në këto kushte, unë e mbyll mbledhjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania