Panorama (Albania)

Prokurori Adriatik Cama “ngel” në të tria kriteret

-

Seanca e djeshme dëgjimore për prokurorin Adriatik Cama nuk ishte aspak pozitive. Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka gjetur një sërë shkeljesh të prokurorit në të tria kriteret e vlerësimit. Kështu, prokurori Cama kishte probleme me pasurinë, integritet­in e figurës dhe me aftësitë profesiona­le. Trupa gjyqësore drejtohej në këtë proces nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirko dhe anëtare Suela Zhegu. Prokurori Cama, i pranishëm dhe i pashoqërua­r nga ndonjë avokat i cilësoi të padrejta rezultatet e hetimit administra­tive kundër tij. Sipas KPK- së, Cama ka probleme me një apartament 76 metra katrorë të blerë në vitin 2003 dhe të deklaruar me vlera të ndryshme. Relatorja e çështjes tha se kontrata e blerjes së apartament­it nuk përputhej me asnjërin prej deklarimev­e dhe kishte si vlerë rreth 34 900 dollarë, kontradikt­a që, sipas saj, “cenojnë rëndë figurën e prokurorit”. Komisioni vërejti probleme edhe në integritet­in e figurës, ku prokurori u përfol si person me kontakte me persona të papërshtat­shëm dhe i dyshuar për korrupsion.

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ka vendosur ditën e djeshme që të shkarkojë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj, pasi nuk kaloi testin e pasurisë. Lazaj u shpreh i pakënaqur me vendimin e KPK- së dhe paralajmër­oi se do ta ankimojë atë. “Unë kam vetëm një shtëpi, edhe këtë shtëpi ende nuk e kam timen, e vetmja gjë që kam është një truall shkëmbor”, ka thënë Lazaj. Vendimi është marrë në unanimitet nga trupa gjykuese e KPK- së. Sipas këtij komisioni, Lazaj ka burime të pamjaftues­hme financiare për blerjen e një apartament­i 120 metra katrorë në Tiranë, në vitin 2004. Gjithashtu, Lazaj ka bërë deklarata kontradikt­ore dhe transaksio­ne jashtë sistemit bankar për blerjen e një tjetër apartament­i 128 metra katrorë në Tiranë në vitin 2011. Të njëjtat parregulls­i janë vënë re edhe në blerjen e një toke prej 1 mijë metrash katrorë në Porto Palermo. Pjesë e hetimit për gjyqtarin Lazaj ka qenë edhe një shtëpi e përfituar nga privatizim­i në Vlorë, ku Lazaj ka deklaruar se zotëron vetëm gjysmën e saj. Mirëpo, gjyqtari Lazaj i ka hedhur poshtë të gjitha gjetjet e Komisionit, duke debatuar me anëtarët e saj. Ai ka thënë se nuk janë marrë parasysh provat që ai ka sjellë dhe se Komisioni ka bërë një punë të dobët. “Unë s’kam bërë kurrë deklarim të rremë. Po e përsëris, kurrë! Kam deklaruar pasurinë time të pastër të punës sime 25- vjeçare,” ka thënë Lazaj, i cili deklaroi se edhe raportet e dorëzuara nga ILDKPKI kishin kontradikt­a. “Kam dhënë dënime të përjetshme dhe disa prej tyre nuk janë arrestuar ende nga Policia e Shtetit. Më kanë kërcënuar me jetë, shikoni shkrimet”, ka thënë Lazaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania