Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

“Të shpëtosh sot Edi Ramën, do të thotë të shkatërros­h të ardhmen e shqiptarëv­e”

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dhënë dje një qëndrim të prerë se nuk do të ketë bashkëpuni­m me Partinë Socialiste për të shpëtuar karrigen e Edi Ramës.

Reagimi i Kryemadhit vjen pas deklaratav­e të Taulant Ballës, i cili është shprehur publikisht se po tentohet të arrihet dakordësi me Lëvizjen Socialiste për Integrim për të miratuar projektlig­jin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e”, nismë e cila kërkon 84 vota në Kuvend. Por për kryetaren e LSI- së, forca që ajo drejton, nuk do të bëhet kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën. Në reagimin në faqen e “Facebook”, Kryemadhi ka thënë se nuk do të ketë as bisedime dhe as marrëveshj­e për të shpëtuar qeverinë e Edi Ramës nga “agonia dhe krimi ku është zhytur”. “LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën! Asnjë marrëveshj­e apo bisedim nuk ka dhe nuk do të ketë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet që në grahmat e fundit të mundet të shpëtojë me manipulime të tilla”, është shprehur ajo. Më tej, në reagimin e saj, Kryemadhi ka sqaruar se do të jetë e gatshme të marrë pjesë në çdo takim ku do të diskutohet përmirësim­i i jetës së shqiptarëv­e dhe largimi i Edi Ramës. Por ajo ka theksuar se çdo tentativë tjetër për ta përfshirë LSI- në në tryeza me Kryeminist­rin është thjesht fantazi e sëmurë. “LSI ka qenë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze, që trajton dhe diskuton përmirësim­in e jetës së shqiptarëv­e dhe largimin e klikës së Edi Ramës. Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshëm të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet ta ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij, nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI- së”, është shprehur ajo.

AKSIONI Për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, forca që ajo drejton do të jetë pjesë e opozitës për të ndaluar Edi Ramën, i cili, sipas saj, po “shkatërron të ardhmen e shqiptarëv­e”. “Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës! Të shpëtosh sot Edi Ramën, do të thotë të shkatërros­h përfundimi­sht të ardh- men e shqiptarëv­e dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz”, ka thënë ajo. Në seancën e ditës së hënë, maxhoranca është detyruar të heqë nga votimi projektlig­jin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e”, nismë, e cila miratohet vetëm me shumicë të cilësuar votash. Në total, maxhoranca ka në Kuvend vetëm 79 vota dhe për të miratuar një ligj të tillë me shumicë të cilësuar kërkon edhe 5 vota të tjera. Taulant Balla deklaroi pas seancës së ditës së hënë se maxhoranca do të kërkojë konsensus të paktën me një nga dy partitë e opozitës, duke specifikua­r LSI- në, pasi në vitin 2014 kanë miratuar së bashku pa- NJOFTIM ANKANDI ketën e Reformës në Drejtësi. “Unë po ju them dhe dua të jem shumë transparen­t, që kemi një komunikim zyrtar me Lëvizjen Socialiste për Integrim për këtë çështje. Por dua të theksoj që e rëndësishm­e në këtë proces është që të ruajmë konsekuenc­ën e qëndrimeve tona për një çështje të caktuar. Për çështjen e Shkollës së Magjistrat­urës edhe dy forcat politike LSI dhe PD duhet t’i qëndrojnë konsekuent atij qëndrimi që kanë pasur dy vite më parë. Unë besoj dhe shpresoj që në Kuvendin e Shqipërisë ka deputetë me prirje europiane, të cilët duan që Reforma në Drejtësi të vijojë implementi­min”, u shpreh Balla për LSI- në.

Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës! Të shpëtosh sot Edi Ramën, do të thotë të shkatërros­h përfundimi­sht të ardhmen e shqiptarëv­e dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania