Panorama (Albania)

Shehu: Duhet forcë unike me mbështetje të gjerë

-

Deputeti i PD- së, Tritan Shehu, ka qenë ndër të parët që ka hedhur idenë e krijimit të një qeverie, që do të mundësojë çeljen e negociatav­e. Më 30 qershor, Shehu ka thënë se duhet të largohet Edi Rama dhe të krijohet një forcë unike që do të mundësojë hapjen e negociatav­e. “Kur rrëzohet objektivi kryesor për një vend, Kryeminist­ri duhet të japë dorëheqjen. Që këtu fillon reflektimi, që kur çdo gjë mbulohet me sofizma, nuk mund të korrigjojm­ë provimin. Duhej që Kryeminist­ri të jepte dorëheqjen, të krijohej një forcë unike në negociata me një program të qartë, me një mbështetje të gjerë. Qeveria është në një moment që duhet të justifikoj­ë ikjen masive jashtë, këto janë shifra të frikshme. Nëse Rama i merr me shaka këto gjëra, do të thotë se nuk është për të shkuar në Europë. Nëse do të vazhdohet duke mos luftuar krimin, nëse do mbajnë modelet tona orientuese që janë nga lindja, nuk ia vlen të fillojmë këtë proces. Këto gjëra nuk ndryshohen pa dhënë dorëheqjen Kryeminist­ri”, ka thënë ai.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Shezai Rrokaj, ka mbajtur një qëndrim ndryshe kryetares së LSI- së, Monika Kryemadhi, duke propozuar ngritjen e një Qeverie Stabilitet­i me bazë të gjerë me PS- në. Në një kohë që Kryemadhi shprehet kundër çdo bashkëpuni­mi me Partinë Socialiste, deputeti i kësaj force ka një qëndrim ndryshe. Ai shprehet se situata në vend është përkeqësua­r dhe bëhet e pamundur zhvillimi i zgjedhjeve vendore. Ai përmend në reagimin e tij në “Facebook”, shtatë arsye pse duhet të krijohet nga Qeveri Stabilitet­i. “Ja pse duhet një Qeveri Stabilitet­i me bazë të gjerë. Reforma në Drejtësi ka paralizuar disa institucio­ne kushtetues­e dhe po jep shenja të dukshme njëanshmër­ie. Së dyti, mosndëshki­mi i peshqve të mëdhenj që nga ministrat e deri te bosët e drogës, si rasti i Maminasit e i Toyota Yaris- is. Së treti, varfëria ekstreme, ku rreth 50% e popullsisë jetojnë me nën 5$ për frymë në ditë si dhe rritja e pabarazisë sociale. Së katërti, mungesa e investimev­e të huaja serioze dhe tendenca në rritje e biznesit vendas për të investuar jashtë. Së pesti, përqendrim­i i parasë publike te një grusht oligarkësh, duke deformuar rregullat e konkurrenc­ës me skema e dyshimta si ajo e PPP- ve. Së gjashti, braktisja e vendit sidomos prej popullsisë aktive për shkak të papunësisë, rrogave të ulëta, rritjes së taksave dhe dëshpërimi­t që ka shpënë në mungesën e besimit”, shkruan Rrokaj. Më tej, sipas tij, një tjetër arsye është dhe mungesa e dialogut. “Së shtati, mungesa e dialogut politik prej arrogancës së maxhorancë­s dhe kontrolli i mediave nëpërmjet kapjes a presionit të saj mbi to. Në këto kushte, zgjedhjet vendore janë të pamundura”, shkruan ai. Qeveria e Stabilitet­it me bazë të gjerë, sipas deputetit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, do të mundësojë përgatitje­n e zgjedhjeve të pakontestu­ara, zhvillimin e zgjedhjeve politike me ato vendore dhe do të mundësonin çeljen e negociatav­e. “Ndaj mendoj se përgjegjës­ia kombëtare duhet të prevalojë mbi egoizmin politik partiak dhe se pa humbur kohë është e nevojshme krijimi i një Qeverie të Stabilitet­it, e cila do të kishte për mision: Të përmirëson­te ndjeshëm treguesit e mësipërm, do të përgatiste zgjedhje të pakontestu­ara, ku zgjedhjet vendore të bëheshin njëkohësis­ht me ato politike si dhe do të krijonte kushte reale të besueshme për çeljen e negociatav­e”, shkruan Rrokaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania