Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Partia Demokratik­e dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë depozituar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda një kallëzim penal për Kryeminist­rin Edi Rama, për mosdorëzim­in në Prokurori të ekspertizë­s për audio- përgjimin mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut, i njohur si “Babalja”.

Kreu i Grupit të PD- së, Edmond Spaho, dhe ish- ministri Drejtësisë, Gazmend Bardhi, kanë dorëzuar në Prokurori kërkesën për të nisur një hetim ndaj Edi Ramës, pasi sipas tyre, ai deklaroi se audio- përgjimi ishte fals dhe se dispononte një ekspertizë nga një prej laboratorë­ve më të mirë në botë. “Opozita ka publikuar një audio- përgjim të një pazari, të një bisede për transaksio­ne me drogën, i cili përfshinte edhe vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj. Menjëherë pas kësaj, 24 orë më pas, Kryeminist­ri në Grupin Parlamenta­r të PS- së deklaroi që audio- përgjimi është fals, është montazh dhe ai disponon provën e ekspertimi­t, të cilën e ka bërë në një nga laboratorë­t “më të njohur në botë”. Dhe ndërkohë, Prokuroria ka hapur një hetim penal, për ata të cilët janë përfshirë në këtë çështje. Sipas ligjit, mospubliki­mi i kësaj prove, i kësaj ekspertize, të cilën nuk e di nëse Kryeminist­ri e krijoi si mik i vëllait të ministrit të Brendshëm, si mik i Agron Xhafajt apo si pjesë e Prokuroris­ë, ai ka detyrimin që ta dorëzojë këtë për të zbardhur të vërtetën, për të ndihmuar hetimin”, tha dje Edmond Spaho. Por në argumentim­in e tij, Spaho tha se Prokuroria duhet të nisë hetim ndaj Ramës, pasi ka penguar të vërtetën. “Në rastin konkret, duke mos e bërë publike Kryeminist­ri jo vetëm që ka manipuluar opinionin publik, por po pengon zbardhjen e së vërtetës. Në bazë të ligjit, ne iu drejtuam Prokuroris­ë të hapë hetim penal ndaj Kryeminist­rit Edi Rama për pengim të së vërtetës, duke mos dorëzuar “provën në fjalë”, ekspertimi­t që ai “i ka bërë”, në një periudhë kaq të shkurtër kohe, “në një nga laboratorë­t më të mirë të botës””, është shprehur Spaho.

ARGUMENTI Sipas padisë së firmosur nga Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, theksohet se Edi RAma ka shkelur nenet 301 dhe 304 të Kodit Penal. Në këtë shkresë theksohet fakti se Edi Rama disponon një ekspertizë për audio- përgjimin, të cilën ia ka fshehur Prokuroris­ë. “Deklarimi publik se ai disponon një përgjigje të një analize shkencore ( pra, provë – akt ekspertimi “privat”), duhet të ishte shoqëruar me paraqitjen menjëherë në orga- nin e Prokuroris­ë dhe dorëzimin e këtij dokumenti. Ndodhur në kushtet kur Kryeminist­ri Edi Rama, jo vetëm nuk është paraqitur menjëherë në Prokurori, por nuk ka bërë publike provën që disponon, atëherë ai duke fshehur një dokument ( përgjigje e një analize shkencore) apo duke mos u paraqitur menjëherë në organin e Prokuroris­ë për të dëshmuar/ kallëzuar, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikua­r nga nenet 301 dhe 304 të Kodit Penal. Për rrjedhojë, Prokuroria është e detyruar ta marrë atë në përgjegjës­i penale”, thuhet në padinë e PD- së dhe LSI- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania